10 simptomat e anemisë... Mos i nënvlerëso!

Intervista - - SHENDET -

Vuan nga anemia? Simptomat e këtij problemi që haset shpesh mund të ndryshojnë sipas shkaqeve dhe gjendjes

seshëndetësore të cilit prej nesh, por disa sinjale parala

dukjmëruese janë të

e shme dhe njohja

të tyre bën të mundur ndërhyhet sa më shpejt për të zgjidhur

ekproblemin. Sipas spertëve, është mirë t’i kushtoni kujdes mungesës së hekurit, acidit folik dhe vitaminës B12. Ja, disa simptoma të anemisë që nuk duhet t’i nënvlerësoni...

1. Ndjesi lodhjeje

Ndjesia e lodhjes, humbja e papritur dhe e pamotivuar e energjive është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë. Disa persona mund të kenë edhe përgjumje, megjithëse flenë aq orë sa duhet. Kjo simptomë mund të jetë në bazë të shqetësimeve të tjera të anemisë. Nëse keni dyshime, më mirë konsultohuni me mjekun.

2. Takikardi

Një simptomë tjetër e anemisë, që konsiderohet si e shpeshtë, është takikardia, sidomos gjatë shtimit të ritmit të zemrës kur bën një ushtrim fizik. Në disa situata, për shembull, pas një vrapi të gjatë, ky fenomen mund të jetë normal, por nëse rrahjet e zemrës shtohen edhe pas një sforcimi minimal, këshillohet të shkoni te një doktor.

3. Djegie të gjuhës

Ndër simptomat e anemisë, e shkaktuar nga mungesa e hekurit, gjejmë edhe djegiet e gjuhës, të shkaktuara nga myku që vesh atë. Mund të paraqitet një enjtje e gjuhës, që merr emrin glosit. Mos harroni, pra, të verifikoni gjendjen e gjuhës suaj, që është një pasqyrë e vërtetë e shëndetit.

4. Thonj dhe flokë të

brishtë

Mungesa e hekurit mund të sjellë brishtësinë e thonjve dhe flokëve. Bëni sidomos kujdes nëse thonjtë dhe flokët këputen lehtësisht. Në këtë rast, ushqimit tuaj mund t’i mungojë hekuri, ose organizmi juaj e ka të vështirë ta thithë atë. Përsa u përket thonjve, anemia nga mungesa e hekurit mund të shkaktojë atë që quhet kilonikia, ku forma e thonjve është e sheshtë, bile edhe e lugët.

5. Zverdhje

Anemia dhe mungesa e hekurit mund të kenë në simptomat e tyre një zverdhje të përhapur të fytyrës dhe lëkurës. Është e nevojshme t’i kushtoni vëmendje, si shfaqjes së papritur të kësaj zverdhjeje, ashtu edhe gjendjeve kur ajo zgjat shumë. Në disa raste, kjo mund të jetë normale, në të tjera mund të jetë shenjë e anemisë, sëmundjeve të mëlçisë, apo e problemeve të qarkullimit të gjakut. Është mirë të mbani nën kontroll edhe fëmijët.

6. Ngërçe

Mos nënvlerësoni edhe shfaqjen e papritur të ngërçeve, jo vetëm gjatë stërvitjes apo ushtrimeve fizike, por edhe gjatë natës, apo kur zhvilloni aktivitetet normale të përditshme. Në disa raste, kjo mund të jetë shenjë e anemisë, ose mund të tregojë mungesën e kripërave minerale, si natriumi dhe magnezi.

7. Tharje e gojës

Ndër simptomat e anemisë gjejmë edhe tharjen e gojës, sidomos kur problemi shkaktohet nga mungesa e hekurit. Është mirë t’u kushtoni vëmendje çarjeve në anët e buzëve. Në rastin e mungesës së hekurit, mjeku mund të modifikojë ushqimin tuaj, ose t’ju këshillojë ta merrni hekurin me tableta nga goja.

8. Probleme në gjymtyrë

Nëse ndjeni mizëri në duar dhe këmbë, humbje të ndjesive në prekje, vështirësi në ecje, apo ngurtësi në gjymtyrë, këto mund të shkaktohen nga anemia që vjen si pasojë e mungesës së vitaminës B12. Mjeku mund të vendojë t’ju japë tableta apo injeksione me këtë vitaminë. Kur trupi të ketë në dispozicion sasinë e duhur të vitaminës B2, simptomat zhduken mjaft shpejt.

9. Dhimbje barku

Anemia e shkaktuar nga një shkatërrim i papritur i rruazave të kuqe (hemolizë), mund të ketë ndër simptomat e saj edhe dhimbjet e barkut. Përveç kësaj, sytë dhe lëkura mund të marrin një tonalitet të verdhë, urina mund të ngjyroset me të kuqe apo kafe dhe mund të shfaqen probleme në veshka dhe konvulsione.

10. Vështirësi në

frymëmarrje

Vështirësitë e frymëmarrjes mund të paraqiten si simptomë e anemisë për shkak të mungesës së madhe të hekurit, te fëmijët. Mungesa e hekurit është e lidhur edhe me probleme në të mësuar dhe në sjellje. Anemia te fëmijët mund të mos ketë fare simptoma. Vështirësitë në frymëmarrje, zverdhja dhe lodhja, duhen konsideruar si sinjale alarmi. Sipas ekspertëve, 3% e fëmijëve nën 2 vjeç, vuajnë nga mungesa e hekurit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.