Nëse ndjehesh më i ri se ç’je, shton jetëgjatësinë

Intervista - - SHENDET -

Kjo është ajo që ka dalë nga një studim anglez, i publikuar në revistën JAMA Internal Medicine, këtë javë. Studiuesit e University College London kanë marrë në studim plakjen e afro 6500 personave me moshë mesatare 66 vjeç. Ata kanë marrë në pyetje pjesëmarrësit mbi perceptimin që kishin për moshën e tyre dhe kanë krahasuar përgjigjet e tyre, me të dhënat që kishin mbi vdekjen. Kështu, tek ata që ndjeheshin më të rinj se mosha e tyre (69,6% që mendonin se ishin 3-4 vjet më të rinj), shkencëtarët vrojtuan se niveli i vdekshmërisë ishte më i ulët (14,3%), sesa tek ata që kishin përshtypjen se kishin moshën e tyre (18,5%), apo ata që ndjeheshin më pleq (24,6%). Ata që ndjeheshin më të rinj, kishin pak shanse të vdisnin gjatë afro 8 vjetëve (në raport me momentin kur iu bë pyetja).

Si mund të shpjegohen këto rezultate?

Sipas Isla Rajpon dhe Endrju Stepto, dy autorët e studimit, ekziston një lidhje e fuqishme ndërmjet mënyrës si e percepton moshën tënde dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithatë, ata nuk kanë marrë parasysh marrëdhënien me vdekshmërinë e shkaktuar nga kanceri. Ata kanë shpjeguar gjithashtu se ata që ndjeheshin më të rinj, mund të kenë mbase “një dëshirë më të madhe për të jetuar, një ndjenjë se e zotëronin kohën dhe më shumë aftësi për të përballuar vështirësitë”, por ata mendojnë se studimet duhen çuar edhe më tej, për të analizuar më thellë “mekanizmat e këtyre lidhjeve” (ata nuk morën parasysh gjendjen shëndetësore apo zgjedhjet që kanë bërë pjesëmarrësit në jetë).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.