Rovena dhe udhëtimet

Intervista - - MODE -

- Valixhja jote e udhëtimeve është e vogël, mesatare apo e madhe? - Mesatare. - Çfarë nxiton të fusësh sa më parë në valixhe kur po bëhesh gati për një udhëtim?

- Rrobat e zgjedhura dhe të preferuara, fiks për udhëtime.

- … dhe çfarë harron gjithmonë ta marrësh? - Asgjë nuk harroj. (Qesh) - Destinacionet më të shpeshta...

- Tiranë-Romë, te tezja ime e dashur, të cilën e përshëndes.

- Gjatë udhëtimit, lexon apo dëgjon muzikë?

- Fle gjumë. (Qesh) Nuk lexoj dhe as dëgjoj muzikë.

- Situata më e veçantë që ka ndodhur në aeroport...

- Asnjë situatë e veçantë, përkundrazi, kanë qenë udhëtime më se normale.

- Hera e fundit që ke humbur avionin apo valixhen? - S’ka ndodhur asnjëherë. - Ku ke menduar ta bësh udhëtimin e radhës?

- Në Gjermani, pa dyshim, tani në dimër.

- Pushimet më të bukurat që mban mend?

- Në Gjermaninë time të bukur.

- Vendi ku ke ëndërr të shkosh për pushime?

- Kuba, Ibiza dhe Sardenja, por sidomos kjo e fundit. (Buzëqesh)

- Kur je me pushime, u përgjigjesh të gjitha telefonatave apo personave të caktuar?

- Përderisa je me pushime, nuk ke pse u përgjigjesh telefonatave të askujt. (Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.