Si do të reagoje nëse...

Intervista - - MODE -

...pasi del nga uji, vë re që të kanë rënë rrobabanjot?

- Uau! (Qesh) As nuk dua ta mendoj reagimin tim; nuk ia lejoj kurrë vetes këtë.

...të humb diçka me vlerë?

- Për momentin, do ta kërkoja për ta gjetur. Nëse humbi, humbi, s’ke çfarë bën.

...ndërsa je në shezlong, një djalë që sapo del nga deti, kalon pranë teje dhe të bën qull?

- Do ta mbysja në shuplaka! (Qesh)

...do të të zhysnin në ujë pa mendje?

- Do dilja nga uji me forcën time më të madhe. (Qesh)

...kamerieri, bashkë me porosinë, të sjell një pusullë nga dikush që do të të takojë?

- E refuzoj direkt, me sigurinë më të madhe.

...dikush të mbyll telefonin?

- Unë nuk ia hap më kurrë. (Qesh)

...djali përballë flirton me ty?

- Le ta bëjë, nga unë vetëm refuzim do ketë. ...dikush të zhgënjen? - Të garantoj që e zhgënjej dyfish. (Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.