Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Përjetë i yti

Nuk u ktheva të t’shikoja Por u kthyen sytë e mi Në të kundërt, edhe pse shkoja Zemrën kisha lënë te ti! Me gjithçka që kishte brenda Ndjenjash, gjaku orendi Në tokë tjetër shkelte këmba Zemër-shpirt aty te ti... Në botë tjetër përfundova Unë dhe trupi im i shkretë. Për së largu e kuptova Ç’kisha humbur, në t’vërtetë... Pa ty, humba në kujtime Do të thotë ‘’ty s’mund të humb’’. Kur në dorë ke zemrën time Asnjëherë nuk bëhesh fund... Ndaj s’u ktheva të t’shikoja Sepse sytë u kthyen vetë Në të kundërt, ndoshta shkova Por te ti mbeta përjetë!

Gazetat dikur

Bledi Ylli Për t’i blerë gazetat, dikur pritej rend, t’i mbanim nën sqetull na ishte bërë trend, e shkrimet në to kishin vërtetësi, lexoheshin me ëndje dhe sillnin kënaqësi, ishin të pakëta, porse kishin vlerë, me bindje besohej se aty shkruhej prerë, nga çasti në çast, lajmet nuk ndryshonin, por nga disa herë të njëjtat i lexonim, më pastaj në oda kur i komentonim, vetëm njëri fliste, të tjerët e dëgjonin. E sot mjaft gazeta në ditë shohin dritën, plot me informata, por më pak lexohen, lajmet në brendi nuk sjellin shumë risi, ngase vjetërsohen, para se të botohen!

Feriz Ukshini Koha m’i dhuron të dyja bashkë Dhe shpirti im jetohet aty!

‘’Udha me mijëra trëndafila’’

Më thuaj ‘’të dua’’ e mbamë në zemër Dhuromë përditë, çaste të tilla. Dashuris’ sonë i kam vënë emër ‘’Udha me mijëra trëndafila’’... Udha me mijëra trëndafila E me kurora orkidesh Ti dhuromë çaste të tilla Nga unë, pafund do t’i kesh! E nëpër parqe të lulëzuar. Mund të gjesh veç bukuri. Njerëz që ecin me buzëbashkuar E midis tyre edhe unë e ti. Nga dashuria të pushtuar Të dhënë krejt’sisht në dashuri! Ti më dhe ajrin të bësh dashuri Do t’i japësh atij një formë patjetër. Disa njerëz lindin me dhunti E bëjnë puthjen, kryevepër… Më thuaj ‘’të dua’’ dhe fli e qetë E kur të zgjohesh, më thuaj të dua Unë të të mbaj në gji përjetë E ti, shtrëngomë, në krahët e tua!

Shpirt inert

Fleta Satka

Bledi Ylli Unë, dikur, vajza e hekurt strehim kërkoj në shpirtin tënd. Unë, tani, femra e tretur nga gabimet e mia nuk zë mend. S’e di përse me dashuri njerëzit vras, S’e di as përsenë e kapitjes që m’ka pushtuar. Por di që zemra më ndizet gaz kur faljen e tij kam merituar. Nuk dua kurrkujt t’i tregoj se sa e pamasë është ndjenja ime, dua një zemër tjetër të kuptojë se vetëm para tij, kapitullon kryeneçësia ime. I gjithë ky është një përjetim kompakt që me ngazëllim dua ta ndaj me shpirtin tim binjak. Por shpesh, shpirtrat humbasin në rrugëtime pa fund dhe mbetet vetëm shpresa që me imagjinatë të të çojë gjithkund. Dëgjoj shpirtin tim që nga thellësia po më thërret... Sa keq gjuhën dot s’po ia kuptoj dhe ai mbeti thjesht një shpirt inert.

Bruni Hyka Të shkund mendimet që më përgjumin pluhur imazhesh nga vetja ime Të kem një gomë edhe të fshij atje ku për dreq kam bërë gabime. Mbase edhe veten do kritikoj të gërmoj thellë ku kam gabuar Por sërish me vete belbëzoj unë veç për mirë, kam menduar. Asgjë s’kërkoj nga asnjeri as nga momentet që unë gabova Dhe kurrsesi nuk do pendohem për kë kam dashur, për çka jetova.

Përse?!

Përse nuk mundem më t’i flas? Kam kaq frikë ta përshëndes! Përse heshtjen dot s’e vras? Nuk mundem më, t’i buzëqesh! Po përse kërkoj t’ia dëgjoj zërin? Kur vetë i thashë të më largohet! Përse duart dridhen, para portretit? Sa herë në ekran më pikturohet! Përse kjo ndjenjë është kaq e rrall’? Të tillë kurrë s’kisha provuar! Përse duhet të ndjej mall? Kur unë... “Nuk jam e dashuruar”!

Kam frikë

Si i zënë në faj me rri, Dhe shikohemi sy me sy. Buzëqeshja të merr udhë. Si malli im për ty! Para meje, më prehesh si fëmijë, Portën e zemrës e hape butësisht. Heshtja të flet për dashuri. Si engjëll të dua në krah’t e mi. Vallë më trego ç’të mundon, Se për ty, zemra më pyeti. E unë çuditshëm të dua, Ti je mrekullia, parajsa, mbreti...

Fatmira Loci Me fol, më fto në dashuri. Dhe fli mbështetur ti te mua Zhytu thellë në gjoksin tim. Edhe pse kam frikë të them të dua.

Luljeta Pashollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.