Ç’kuptimkaëndrraime?

Shoku im

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Në ëndërr kam parë sikur isha lidhur me një shokun tim që unë e kam si vëlla dhe e kisha sjellë në shtëpi që ta prezantoja me të gjithë të afërmit e mi. Nuk mbaj mend më asgjë. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr, ju lutem? Faleminderit. - Shoku që e çoni në shtëpi, përfaqëson disa aspekte tuajat në jetë, të cilat tregojnë nëse jeni e gatshme t’i pranoni dhe të përfshiheni në një marrëdhënie, duke e bërë të hapur edhe me njerëzit që ju rrethojnë. Kjo është një ëndërr pozitive, që do të thotë se: Çfarëdo t’ju sjellë jeta, tani është pozitive dhe ju nuk do të keni frikë apo komplekse ta bëni të ditur edhe në familjen tuaj këtë gjë. Gjithë të mirat!

- Kam parë në ëndërr sikur isha në banjo dhe pashë dy meshkuj që putheshin me njëri-tjetrin. Më pas, kur dola, e pashë veten në plazh, me rroba banjoje, e padepiluar me të dashurin. Ju lutem, më ndihmoni. Çfarë do të thotë kjo? -

Një ëndërr e tillë tregon një lloj sikleti që nuk e shprehni me të dashurin. Dy meshkujt që puthen nuk kanë lidhje me homoseksualitetin, por me sikletin tuaj. Keni një frikë të brendshme ndaj intimitetit, gjë që nuk e pranoni. Edhe qimet që keni parë, tregojnë sikletin tuaj. Ëndrra ju këshillon që përpara vetes tuaj të mos vini njeri. Nëse ka diçka që nuk shkon apo ju bën të vuani dhe shkaktar është i dashuri, duhet t’ia thoni. Jepini përparësi vetes suaj. Gjithë të mirat!

- Mbrëmë pashë në

ëndërr ish- të dashurin tim. E takova në një klab dhe bëra sikur s’e pashë. Para më priste i dashuri. E putha dhe u ktheva të merrja çantën se do iknim. Çanta ishte si në një dhomë të veçuar ku ne ishim një grup shoqëror që po qëndronim. E kapa përdore të dashurin dhe do iknim, kur pamë dy miq ( një çift) të tij në një tavolinë dhe u ulëm edhe ne me ata. Filloi një shfaqje shumë e bukur me ngjyra dhe unë po i thoja të dashurit tim: “Ua, sa e bukur!”, por dëgjova ish- të dashurin tim: “Po, zemër, shumë bukur”. Aty u preva fare dhe nuk guxoja ta ktheja kokën pas. Ai tha: “Ti s’ke parë akoma pjesën më të bukur, zemra ime” dhe kapi nga beli vajzën që ishte në tavolinë me ne. I dashuri im e qëlloi me grusht në fytyrë, por ky kishte dorën e vrarë dhe s’i gjuajti shumë. Ish-i dashuri im iku, ndërsa shoku i të dashurit na solli dy shishe alkool. Aty u zgjova. Pres një përgjigje. Faleminderit.

- Një ëndërr shumë e komplikuar, që tregon se edhe jeta juaj realisht është pak a shumë e tillë, ose jeni ju vetë që i ngatërroni gjërat, duke përzier të kaluarën me të tashmen. Ndoshta mendoni se i keni mbyllur hesapet me të kaluaren, por ëndrra tregon të kundërtën. Do të ndesheni sërish me të kaluarën, sepse diçka ka ngelur pezull. Veç të tjerash, duhet të keni kujdes nga i dashuri aktual, sepse është tip xheloz, sado që nuk e shpreh dhe mund të rrezikoni ta humbisni nëse nuk tregoheni e kujdesshme, ose nëse e keni akoma mendjen tek e kaluara. Muzika, shfaqja e bukur, tregon melankoli dhe një lloj nostalgjie për të kaluarën, ndaj ju themi të bëni kujdes. Duhet ta ndani mendjen me veten tuaj: Ose të vazhdoni përpara, ose do të ngeleni pas në kohë dhe mund ta komplikoni jetën tuaj akoma më shumë. Gjithçka është në dorën tuaj.

- Në ëndërr kam parë një mikun tim me të cilin kam dy vjet që nuk flas. Kur iu afrova, thjesht do ta përshëndesja, por ai reagoi menjëherë, më kapi nga krahët dhe më puthi në faqe. Tregoi shumë respekt ndaj meje, si më përpara, sikur i kishte harruar ato muhabete. U habita nga sjellja e tij. A më ndihmoni, ç’do të thotë kjo?

- Ëndrra juaj tregon një brerje ndërgjegjeje ndaj mikut tuaj. Ndiheni pak në faj për gjithë çfarë ka ndodhur mes jush dhe do të donit të pajtoheshit. Ajo çfarë keni parë tregon edhe se mjafton një sinjal pajtimi nga ana juaj dhe ai do të jetë dakord. Pra, ëndrra juaj është shumë pozitive. Nëse ai sillet ftohtë me ju, thellë- thellë ka respekt për ju, ashtu si edhe në ëndërr.

- Çfarë do të thotë ta shikosh veten sikur po shkon diku, në një vend të botës, që nuk ia mban mend emrin? Di që isha në aeroport dhe po shikoja i mahnitur se si fluturonin aeroplanët. Hipa në avion dhe dikush më tha: “Sa erë të mirë që mban!”. Unë qesha i kënaqur. Çfarë kuptimi ka, ju lutem, të shikosh aeroplan në ëndërr?

- Aeroplanët, në shumicën e ëndrrave, ose janë lajme që ju vijnë, ose mundësi për të ndryshuar. Në rastin tuaj, duke qenë se keni hipur në avion, do të thotë që do të bëni një ndry- shim në jetën tuaj, do të lini mbrapa të kaluarën dhe do të shijoni çdo gjë që ju jep e ardhmja. Do të kapërceni gjithë pengesat që keni patur deri më sot dhe do të shijoni qoftë edhe gjërat më të vogla. Këtë e lidh me aromën tuaj, për të cilën keni marrë kompliment. Aroma mund të ketë lidhje edhe me një nostalgji të së kaluarës, por besoj se ka më shumë lidhje me të ardhmen tuaj, sepse ju keni hipur në avion. Pra, do të shijoni kënaqësitë që do t’ju sjellë jeta. - Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr sikur e lyen shtëpinë të gjithën me ngjyrë portokalli? Më pëlqente shumë dhe e shijoja më shumë ngjyrën që kishte dalë sesa vetë shtëpinë. Pres një parashikim. - Ngjyra portokalli në ëndërr përfaqëson një burim të lumturisë së brendshme. Tregon natyrën tuaj shumë sociale dhe që keni prirje të krijoni miqësi të përjetshme. Por ëndrra ka edhe shpjegime të tjera. Ngjyra portokalli tregon edhe një lloj ambicieje për pushtet dhe për të pasur një person të fuqishëm në krah, si dhe dëshirën për të pasur intimitet me personin e zemrës. Pra, në përgjithësi, ëndrra juaj është pozitive. Duke qenë se është edhe shtëpia në mes, atëhere ka mundësi që të ndiheni sikur ju janë realizuar gjithë ëndrrat këtë periudhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.