A kanë efekte anësore lentet?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një pyetje për okulisten tuaj. Dua të vë lente, sepse dua të bëj një korrigjim të shikimit. Ajo çfarë dua të di nga ju është: A kanë efekte anësore lentet?

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - Kemi shkruar edhe më parë për lentet që përdoren për korrigjimin e numrit të syzeve, gjë që tashmë është një temë shumë bashkëkohore. Sot, lentet përdoren gjerësisht nga personat që nuk dëshi- rojnë të mbajnë syze. Mjafton që personat të respektojnë rregullat bazë që bëjnë pjesë në protokollin e kujdesit mbi lentet dhe nuk do të kenë shqetësime apo efekte anësore nga mbajtja e tyre. Jo gjithmonë numri i syzeve përkon me numrin e lenteve me kontakt, prandaj, para blerjes së tyre, duhet t’i nënshtroheni një vizite të detajuar që është shumë më e hollësishme sesa vizita për syze. Ekzistojnë edhe lente kontakti me ngjyrë dhe me numër për personat që dëshirojnë të ndryshojnë edhe ngjyrën e syve, përveçse të zgjidhin defektin e shikimit të lidhur me numrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.