Yetje - ërgjigje ër seksin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje Dr. Evi! A e sh- ton dashurinë mes një çifti kënaqësia seksuale, pra, nëse dikush përjeton shumë kënaqësi gjatë aktit seksual? A ndikon kjo për të forcuar marrëdhënien në çift ose kur ndodh e kundërta, a zbehet dashuria mes partnerëve?

- Sigurisht që marrëdhëniet seksuale e forcojnë më shumë një lidhje, por mund të ndodhë edhe e kundërta, të mos ketë ndjenjë mes çiftit, vetëm thjesht tërheqje fizike. Pra, ka një ndryshim të vockël, ka lidhje rastësore ose për shkak të një tërheqjeje thjesht fizike, që mund të bëjnë seks dhe të shkojë gjithësecili në punën e vet. Ka lidhje dashurie, ku seksi e bën akoma më të fortë lidhjen mes çiftit. Kënaqësia seksuale që arrin gjithsecili nga partnerët, sigurisht që ndikon pozitivisht, aq më tepër nëse mes çiftit ekziston edhe ndjenja e dashurisë përveç tërheqjes fizike, siç thamë më sipër. E kundërta do të ndodhte nëse mes çiftit nuk ka ndjenja, por vetëm tërheqje fizike, sepse kur një çift duhen vërtet, i japin kohë njëri-tjetrit derisa të arrijnë tek akti seksual dhe e gjejnë mënyrën se si ta arrijnë kënaqësinë.

- Më ka ndodhur diçka e çudit-

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog

shme, po rrija me partnerin tim në krevat dhe pashë që atij i ishte forcuar organi. Në ato momente, doja të bëja seks me të, por pashë që ai nuk kishte dëshirë. A ka mundësi që të ketë një mashkull ereksion, por të mos ketë dëshirë për seks? Si ka mundësi?

- Janë disa gjëra që femrat nuk arrijnë t’i kuptojnë, ose më saktë, nuk i dinë, sado që mendojnë se i dinë të gjitha. Nuk është e thënë që kur një mashkull ka ereksion, ka dëshirë për të bërë seks dhe është gati për këtë gjë. Ereksioni ndodh edhe pa patur dëshirën për seks, për shkak të disa fenomeneve fiziologjike që i ndodhin mashkullit në trup. Ereksioni ndodh për shkak të shkuarjes së gjakut në penis. Shumica e meshkujve, kur zgjohen në mëngjes, kanë ereksion, por kjo s’do të thotë që duan të bëjnë seks. Ky fenomen mund të vijë edhe nga nevo- ja për të urinuar dhe për pasojë të presionit në organ. Mund të ketë ereksion edhe kur po kalon një periudhë stresi, sepse siç ju thamë, gjaku vërshon te penisi dhe kjo çon në ereksion edhe pa dëshirën e mashkullit. Kur jemi nën stres, enët e gjakut ngushtohen shumë, kështu që për pasojë, presioni i gjakut rritet dhe mund të ndodhë që edhe penisi të ketë ereksion. Në rastin tuaj konkret, partneri mund të ketë qenë i mërzitur, ka qenë duke menduar ndonjë problem, ose i ka ndodhur ndonjë proces fiziologjik në trup. Mendoj se do kishte qenë mirë ta pyesnit partnerin jo duke e fajësuar, por për kuriozitet, duke qenë e ngrohtë me të.

- Jam një djalë 17 vjeç dhe doja të dija: Sa duhet të jetë madhësia normale e penisit në ereksion?

- Mesatarja e penisit është nga 12-14 cm në ereksion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.