UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime:

- Pavarësisht urimeve për arsye të veçantë, të gjithë “personazheve” të sotëm të “urimeve” u uroj Gëzuar Vitin e Ri 2015...

- Jo rastësisht po të vë në krye, e nderuara zonja Gega, gruaja e Paulinit. Një shkodrane, ose më saktë, një grua, me një performancë të tillë, rrallë, ose hiç më kanë zënë sytë. Gjithsesi, fisnikëria duket që atje tej. Të uroj gjithë të mirat, në 2015-n.

- Para pak ditësh, kishte ditëlindjen një vogëlushe në shkollën time, mbushte 10 vjeçe. Quhet Jona. Mua më mbeti në mendje mobilizimi i shoqeve të saj, po aq të vogla, Ajliti, Alekses, Inës, Erisës, për të blerë dhuratën më të bukur për datëlindjen. Gati u përlota, se m’u kujtua fëmijëria ime, që më binin (ose u çoja) për datëlindje një ingranazh dhe një hallvë! Ku dje, ku sot! Gjithsesi, u bëfsh edhe 100, Jona!

- Nuk të njoh nga afër, i nderuari Engjëll Hazrekaj, administrator i fabrikës moderne të përpunimit të gështenjave aty, në Lezhë! Të pashë me Kryeministrin, por më shumë pashë investimin dhe punësimin. Të uroj si gazetar: Përpara, njeri i veprimit dhe gëzuar 2015-n!

- Dyshoj se do takohemi më. e dashur inxhiniere Silvana Baltadori. Diçka brenda “fushës manjetike” të shpirtit, ma thotë këtë. Po, për aq sa ndenja, u kënaqa. Ishe më e bukur jashtë ekranit. Të puth fort!

- Për nder, i dashur Petro Kokushta, nuk ta kam thënë ndonjëherë, po mua më pëlqen fort niveli në të cilin interferojmë me barcaletat dhe humoret tona. Të përqafoj fort, miku im piktor dhe gëzuar familjarisht 2015- n!

- Edhe pse veglat e fizkulturës aty te Kodrat e Liqenit të Tiranës po prishen një e nga një, askush nuk kuj- tohet t’i rregullojë. Nuk e di a e njeh konceptin “mirëmbajtje”, ndërmarrja dhe seksioni përkatës i bashkisë. Uroj me zemër t’i kthejnë sytë edhe aty. Janë me qindra njerëz amatorë aty që duan të ruajnë shëndetin dhe janë qytetarë të këtij qyteti. Gjithsesi, të shpresojmë dhe urime!

- Ju pashë bashkë, ty, i dashur Haxhi Isufi, Koço Devolen dhe Filip Çakulin. Të treve ju kam miq, ju, senatorët aktualë të humorit. Por, mungon edhe një... më duket. Gjithsesi, ju uroj të treve 2015-n! Punë të mbarë!

- Vitet kalojnë dhe në miqësinë tonë nuk ka asnjë krisje, aq më pak të çarë, i dashur Agron Duka. Janë shtuar vetëm ca rrudha, që na e kanë bërë më të shtrenjtë respektin për vlerat njerëzore. Të uroj të mbetesh përherë kështu, miku im deputet!

- Jo aq për rutinë, po nga një respekt që buron vite e vite më parë, diçka më del nga zemra për ty, i dashur Gani Hoxha: Më del urimi njerëzor: Gëzuar famljarisht 2015-n!

- Në miqësinë tonë ka patur edhe ndonjë baticë-zbaticë, i dashur Edmond Leka. Se, këtë nënvlerësimin social (ca ashtu e ca kështu) unë nuk e duroj. Po, në themel, unë e njoh humanizmin tënd, të tipit “bio” dhe kjo më ul në tavolinë dhe të shkruaj: “Gëzuar Vitin e Ri 2015”, i dashur Edmond Leka!

- Atje, te puna, je i dashur Arben Nuriu, me thjeshtësinë dhe buzëqeshjen tënde. Oh, sa vite kanë kaluar, kur takoheshim në Turqi! Po ikën edhe një nga jeta jonë. Por, po vjen 2015-a, në të cilin të uroj vetëm gëzime. Në familje, në radhë të parë.

- Miqtë e mi të stërvitjes së mëngjesit! Sa shumë jemi! Sa të nderuar! Gra, plaka, pleq! Ish- profesore, inxhinierë, oficerë, laborante njëra. Ja edhe Rina që nuk mungon kurrë. Ja dhe ish-pedagogu që vjen nga Porcelani te kodrat e Liqenit. Ja, edhe këta djemtë basketbollistë të shkollës “Dora d’Istra”. Ja, edhe Sadiku nga Kruja, aq i përkushtuar për mirëmbajtjen e veglave, ja dhe ja, dhe ja... Ju uroj të gjithëve, Gëzuar Vitin e ri 2015!

- Po kaloja pranë 15 katëshit, kur dëgjoj një bori makine, që... këmbëngulte, të kaloja unë rrugën i pari. Ishte miku im i vjetër Agron Morava, që më kujtoi se patjetër duhet të shkruaja edhe për atë një urim. Në mos për tjetër, për buzëqeshjen fisnike. Urime Goni dhe gëzuar familjarisht 2015- n!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.