Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Tatuazhi

Një burrë, i dashuruar marrëzisht pas të dashurës, bën tatuazh emrin e saj në penisin e tij në ereksion: Merita. Natyrisht, në kushte qetësie, lexohen vetëm shkronja e parë dhe e fundit e emrit: M dhe A. Në verë, ai shkon me pushime në Kenia, në një plazh nudistësh, ku vë re një djalosh me ngjyrë, në penisin e të cilit, gjithashtu, lexohet M dhe A. Atëhere, ai, i mahnitur nga kjo rastësi, i drejtohet djaloshit:

- Edhe ti, Merita ke shkruar?

- Jo, jo... Unë kam shkruar: Mirë se erdhët dhe qëndrim të këndshëm në Kenia!

Shumëzimi

Oficeri, i drejtohet rekrutit: - Sa bëjnë 2 herë 8? - Gjashtëmbëdhjetë, zoti kapiten!

- Të lumtë! Po të jap 16 ditë leje!

- O bo bo, ta kisha ditur, do të kisha thënë më shumë...

Dy miqtë

Dy miq takohen pas shumë kohësh dhe pasi bisedojnë për gjëra të ndryshme, njëri e pyet tjetrin: - Si e ke gruan? - Mirë, mirë, por kam frikë se më tradhton.

- Jooo, s’ma merr mendja! Po pse mendon kështu?

- Epo, për shkak të punës, ne jetojmë në qytete të ndryshme, për periudha të gjata kohe.

- E pastaj?

- Po ja, kemi jetuar dy vjet në Tiranë, tre në Sarandë, katër vjet në Shkodër, kurse tani kemi një vit që jetojmë në Përmet... - Edhe? - Po ja, në të gjitha qytetet, gjithçka ndryshon, përveç postierit! Ai është gjithmonë i njëjti!

Në çmendinë

I pari: - E shikon çfarë qeni të bukur kam?!

I dyti: - Po ç’qen more? Kjo është një dhi!

I pari: - Ta thashë njëherë se është qen!

I dyti: - Po a nuk e shikon që ka brirë?

I pari: - Po kjo është punë për të! Ç’më duhet mua çfarë vë në ballë qeni im?!

Bjondia

E dini historinë e asaj bjondes që u çmend? Jo?! Po ja, s’pati faj e shkreta, se punoi në një shtëpi publike dhe pas pesë vjetësh punë, zbuloi se vajzat e tjera paguheshin!

Te mjeku

Mjeku: - E shikoni që sot kolliteni pa u sforcuar fare?

Pacienti: - Po, sigurisht... kam gjithë natën që stërvitem!

Hidrauliku

Hidrauliku përfundon së vendosuri sifonin në shtëpinë e një avokati dhe i jep atij faturën:

- Treqind euro për gjyësm ore punë?! - habitet avokati - po kjo është qesharake! As unë që jam avokat nuk marr kaq shumë!

- E di, e di, - i përgjigjet hidrauliku - As unë nuk merrja kaq, kur isha avokat…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.