Selimi, në duel me Bejazidin

Intervista - - FAQE 1 -

Hyrremi e kupton nga vështrimi i Sulejmanit se ai tashmë e ka mësuar që ajo është sëmurë dhe zemërohet me Zymbylin. Sulejmani e përqafon dhe i premton se çfarëdoqoftë kjo sëmundje, me ndihmën e Zotit, do ta kapërcejnë. Hyrremi pohon dhe i lutet që të mos i tregojë askujt, por sidomos, fëmijëve.

Sulejmani e urdhëron Ferhatin të japë urdhër që të mblidhen mjekët më të mirë e të vizitojnë Hyrremin. Kjo e fundit, shkon te Zymbyli dhe i kërkon llogari që i tregoi Sulejmanit për sëmundjen e saj, pasi tani ai e shikon me mëshirë. Ajo e përzë Zymbylin nga pallati.

Sulejmani i kërkon mjekes që ka vizituar Hyrremin, që t’u tregojë mjekëve të tjerë për të gjitha hollësirat e kësaj sëmundjeje dhe zemërohet me të, kur shprehet se askush nga ata që e ka pasur këtë sëmundje më parë, nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Sulltani urdhëron të marrin mjekët më të mirë edhe nga fundi i botës, ama Sulltania duhet t’i shpëtojë vdekjes patjetër.

Lala e këshillon Selimin të shkruajnë një letër gjoja për Sulltanin dhe të bëjnë që kjo letër të bjerë më parë në dorën e Bejazidit. Në këtë mënyrë, duke bërë sikur do që t’i tregojë Sulltanit për ngjarjet e fundit, Selimi do t’i japë përshtyupjen Bejazidit sikur nuk po e mban fjalën që i dha Hyrremit dhe kjo do ta zemërojë aq shumë Bejazidin gjaknxehtë, sa do ta shtyjë në një gabim tjetër, edhe më të rëndë se i pari, nga i cili e shpëtoi e ëma.

Ndërkohë, Bejazidi është i sigurtë se Selimi nuk ka për ta mbajtur fjalën dhe për këtë diskuton me Atmacën.

Lala i thotë Selimit se me siguri, shumë i zemëruar nga kjo letër, Bejazidi do t’i shkruajë vetë Sulltanit për gabimin e tij, duke e zbehur imazhin e tij në sytë e të atit, ndërsa në këtë mënyrë Selimi del i larë sepse ka mbajtur edhe fjalën që i dha Hyrremit. Lala thotë se kështu, Bejazidi do të ketë fundin e Mustafait dhe rruga e Selimit dret fronit do të jetë e hapur.

Rustemi shikon mjekët që dalin nga dhoma e Sulejmanit dhe pastaj shkon në zyrën e tij ku habitet që shikon Hyrremin. Kjo e fundit i tregon se mjekët nuk kanë ardhur për Sulejmanin, por për të, ama këtë nuk duhet ta marrë vesh Mihrimaja.

Ndërkohë, Mihrimaja, e dëshpëruar, nuk pranon të hajë. Shërbëtorja i thotë se ka bërë gjënë më të mirë që i ka dhënë lirinë Pedros, por ajo thotë se do të kishte dashur t’i thoshte të paktën lamtumirë. Shërbëtorja premton ta ndihmojë, me kusht që ajo ta mbrojë nga zemërimi i Rustemit.

Më Kutahja, Aishja, vajza e Bejazidit, është shtrirë në shtrat e sëmurë dhe nuk pranon të hajë sepse kërkon Dafnen. Bejazidi pëpiqet ta bindë se Dafne ka bërë një gabim të madh dhe ai s’mund ta falë, por e bija i lutet... Nga ana tjetër, Dafne i thotë së motrës se pasi fëmija të lindë, ajo nuk do të jetë më, ndaj ia lë amanet asaj fëmijën e saj.

Mihrimaja shkon në treg për të takuar fshehtas Pedron. Ai i shpreh dashurinë dhe i lutet që të shkojë me të, por ajo ka frikë. Atëhere ai i thotë se do t a presë n ë anije derisa ajo të vijë...

Një korrier vjen nga Manisa dhe i thotë Atmacës se është dërguar nga Lala Mustafa, me një mesazh për Bejazidin. Në letrën e tij, Lala “njofton” Bejazidin se Selimi ka shkruar një letër për Sulltanin, ku ka përshkruar gjithë çfarë ka ndodhur mes atyre të dyve. Lala i shkruan se e ka sjellë letrën që ta lexojë ai, para se t’i shkojë Sulltanit dhe e këshillon Bejazidin që t’i dërgojë një letër Selimit për ta paralajmëruar për këto që po bën. Bejazidi hap letrën që gjoja do t’i dërgohej Sulltanit dhe zemërohet me çfarë lexon...

Sulejmani i kërkon Rustemit që t’i sjellë Pedron, pasi meqenëse ai gjeti një kurë për Mihrimanë, me siguri, do të mund të gjejë një kurë edhe për Hyrremin. Rustemi përpiqet t’ia heqë meritat Pedros dhe, kur Sulejmani këmbëngul, ai i tregon se Mihrimaja e liroi Pedron nga skllavëria, ndaj ai tashmë është rrugës për në atdheun e tij.

Rustemi pyet Zalin nëse Pedro u nis dhe ai i thotë se do të lajmërohet menjëherë sapo anija të niset. Mihrimaja nxjerr një kuti nga sënduku i saj dhe i thotë shërbëtores se para se Pedroja të ikë, ato duhet të shkojnë tek ai.

Rustemi pyet kryemjekun se çfarë ka Hyrremi, por ai ia bën të qartë se ka marrë urdhër nga Sulltani që të mos e marrë vesh askush të vërtetën e sëmundjes së saj.

Bejazidi i shkruan një letër Selimit. Pedro është duke pritur, ndërkohë që vjen Mihrimaja. Zali njoftohet Rustemin se Mihrimaja është tek anija me të cilën do të niset Pedroja. Ky i fundit mendon se Mihrimaja ka shkuar që të arratiset me të, por ajo i thotë se ka ardhur vetëm t’i thotë lamtumirë dhe i jep një kuti, në të cilën ka futur letrën e saj të lamtumirës dhe flokët e saj... Ndërsa ajo largohet, përballet me Rustemin dhe shikon pas se Zali e ka kapur Pedron dhe ia ka vënë thikën në fyt. Rustemi e pyet Mihrimanë se pse e shkeli me këmbë reputacionin e tij. Ajo i thotë se nuk ka ndodhur asgjë dhe i kërkon që ta lërë të lirë Pedron, pasi emri i tij nuk do të përmendet më kurrë. Mihrimaja kthehet në pallat, ndërkohë që Pedroja niset me anije drejt atdheut të tij...

Hyrremi u nënshtrohet trajtimeve, por kryemjeku e vë në dijeni Sulltanin se shpresat që kjo sëmundje do të kalojë, nuk ekzistojnë. Mjekët i thonë se ndoshta është mirë që të shkojnë në Bursa, pasi ndoshta klima atje do t’i bëjë mirë...

Rustemi pret në darkë zonjën Mendez. Gracia e pyet Rustemin ku është Mihrimaja pasi do që ta takojë. Ajo i sjell një dhuratë që Mihrimaja e shikon dhe thotë se kjo nuk është një dhuratë, por një rryshfet. Ajo futet brenda dhe takohet me Gracian. Rustemi i thotë Mihrimasë se duhet të largohet pasi ai dhe Gracia kanë çështje të rëndësishme për të diskutuar.

Selimin e ka marrë malli për Nurbanunë dhe kur Fahrija e pyet nëse mund të sjellë një vajzë për të atë natë, ai nuk pranon. Gracia mundohet të joshë Rustemin, duke i thënë fjalë të bukura dhe kur ndahen, i thotë se shpreson të takohen prapë së shpejti. Kur shërbëtorja i tregon se sa e dashur është treguar ajo me Rustemin, Mihrimaja e kupton se Rustemi po përpiqet ta bëjë xheloze...

Zymbyli nuk rri dot pa shkuar te Mihrimaja për t’i treguar se e ëma është shumë e sëmurë. Ai i tregon edhe se ajo është zemëruar aq shumë kur ai i ka treguar Sulltanit, sa e ka përzënë.

Bejazidi i dërgon Selimit një kuti ku ka futur një fustan gruaje dhe një letër. Ai i shkruan se në ditën e parë të muajit tjetër i lë takim për t’u ndeshur me të, nëse e ndjen veten burrë. Nëse jo, e ka gati fustanin për ta veshur. Lala e këshillon që t’ia çojnë këtë kuti Sulltanit pa humbur kohë, por Selimi thotë se nuk do ta çojë askund dhe se, këtë herë, do të ndeshet me Bejazidin.

Para se të largohet për në Bursa, Hyrremi i tregon Gylfemit se e ndjen që vdekjen e ka afër dhe i kërkon t’ia falë të gjitha gabimet, gjërat e këqija që kanë ndodhur dhe t’i japë hallallin e saj. Gylfemi, e prekur, e fal dhe Hyrremi e falënderon.

Mihrimaja shkon tek e ëma, që përpiqet ta qetësojë duke i thënë se nuk ka sëmundje të rëndë. Mihrimaja i kërkon llogari Rustemit se pse nuk i tregoi, por ai i thotë se ishte e zënë me gjëra të tjera dhe nuk kishte sy për të parë ç’po ndodhte përreth saj. Rustemi i thotë se nuk ka pse të sillet si Sulltaneshë para tij, pasi ai fuqinë dhe pushtetin nuk i ka marrë prej saj, por sepse është i zoti.

Duke parë gjendjen e së bijës, Bejazidi dorëzohet dhe kërkon që Defne të shkojë pranë saj. Kjo e fundit i thotë Bejazdidit se është në borxh me të që i ka sjellë motrën. Hyrremi me Sulejmanin po kalojnë një stinë të dytë dashurie dhe megjithëse e ndjen që vdekjen e ka afër, Hyrremi është e lumtur pranë tij.

Rustemi shkon në shtëpinë e Gracias i ftuar prej saj dhe i çon ca dokumente. Ajo i thotë se dokumentet ishin vetëm justifikim për ta parë, i shkon afër dhe ajo e Rustemi puthen.

Në Bursa, Sulltani shkon pranë varrit të Mehmetit dhe aty përballet me Mahidevranin. Ajo e pyet pse ka ardhur dhe ai i thotë pa arsye. Atëhere ajo i thotë se me siguri, është vdekja ajo që po e thërret... Ajo e pyet nëse ia vlejtën të gjitha ato që bëri dhe i thotë t’i kërkojë falje Zotit. Hyrremi shkon ta takojë Mahidevranin në shtëpinë e saj. Ato shkëmbejnë fjalë për të kaluarën e tyre dhe Hyrremi i thotë se ajo e ka falur për të gjitha dhimbjet që i ka shkaktuar dhe kërkon edhe faljen e saj. Mahidevrani i thotë se e ka falur dhe se tashmë duhet t’i kërkojë falje Zotit për mëkatet e saj. Hyrremi ikën dhe Fidani e pyet Mahidevranin se pse e fali. Ajo i thotë se nuk ka dënim më të madh sesa ta falësh armikun dhe ta lësh atë të vetëm përballë shpirtit të tij.

Ndërkohë, Selimi dhe Bejazidi, të veshur me armaturën e tyre nisin luftën. Bejazidi arrin ta vërë përfund Selimin dhe e pyet se kush do ta mbrojë tani. Selimi i thotë se ai nuk mund ta vrasë kurrsesi vëllain e tij, pasi ai është si Xhihangiri e si Mustafai dhe Bejazidi e ngul shpatën në tokë. Pastaj ikën, duke e paralajmëruar Selimin se kjo është hera e fundit që e fal.

Hyrremi i kërkon Sulejmanit t’u çojë fjalë fëmijëve të saj, pasi do që ta takojë vdekjen në krahët e tij dhe pranë njerëzve që do më shumë. Ajo i kërkon ta çojë në shtëpi, pasi tashmë është gati...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.