Ludmilla Babellëku:

Ne dhe grekët, shijojmë njësoj...

Intervista - - FAQE 1 -

Këngëtaren Lud milla Baballëku ose Ludi, siç e thërrasin shkurt, e takuam në lokalin Elio, pikërisht në lagjen e lashtë Monastiraqi në qendër të Athinës, ku këndonte për bashkatdhetarët e saj, ndërsa këngëtarë grekë të ulur në një tavolinë, habiteshin ndërsa e dëgjonin si këndonte në gjuhën greke. Biseduam me Ludmillën në këtë intervistë, për ta sjellë edhe një herë te ju, pas kaq vitesh që duket sikur i ka munguar skenës së muzikës, ndërkohë që ajo nuk i është larguar kurrsesi artit, që është pasioni i saj...

Aurora Gozhina: - Ludmilla, keni lënë me gojë hapur këngëtarët e këtij lokali të cilët e kanë vlerësuar kaq shumë zërin, por edhe mënyrën e të kënduarit të këngëve në gjuhën greke. A ndiheni e vlerësuar?

Ludmilla Baballëku: - Thonë se këtu ka racizëm, por unë nuk e kam ndjerë për asnjë moment, bile nga ajo që ndodhi me këngëtarët, u binda se midis dy popujve, në art dhe në argëtim, kemi po të njëjtat shije dhe vlera.

- Jeni shprehur disa herë në lidhje me eksperimentet që bëhen në artin e muzikës. Çfarë keni dashur të thoni me këtë?

- Dua të them se fatkeqësisht, eksperimentet që prishin identitetin e këngës dhe nga beratase e bëjnë këngë elbasanase, kanë qenë të theksuara dhe unë uroj të marrin fund sa më shpejt. Nuk mund të rri pa u ankuar për këtë, pasi e kam dobësi folklorin shqiptar, që mendoj se është një thesar i paçmuar.

- Publiku shqiptar ju ndoqi edhe në spektaklin “Kënga ime”, në TV Klan. Si u ndjetë aty?

- Në këtë spektakël u paraqi- ta me dy këngë, një tradicionale beratase dhe një këngë të re afër tradicionales. Nuk mund ta quaj ndonjë vlerë të madhe këtë spektakël, pasi nuk mund të quhet festival të marin pjesë 25 këngë dhe të jepen po 25 çmime. Nuk e di nëse do të marr pjesë sërish, por dua të them se vlerat e artit të muzikës, fatkeqësisht, janë kthyer në biznes dhe këtë e vuajnë më shumë profesionistët.

- Do të donit që djali juaj të aktivizohej me këngën?

- Do të isha e lumtur nëse djali im do të zgjidhte fushën e muzikës, por në të vërtetë, ai ka zgjedhur një rrugë tjetër.

- Çfarë ju mban kaq në formë, Ludi? Sa orë i kushtoni bukurisë?

- Falënderoj Zotin që më ka falur gjithë çfarë ju shikoni, por nuk mund të rri pa thënë këndvështrimin tim në këtë pikë, meqenëse ju e prekët. Bukuria për mua duhet të jetë në shpirt, në atë çfarë çdokush nga ne përcjell. Të tjerat janë një plus për gjithkënd qe i ka.

- Flokët vazhdoni t’i mbani të gjatë... Janë tuajt apo zgjatime?

- Flokët janë të mitë. Shumë vonë e kam mësuar këtë fjalën extention, që përdoret për flokët e vënë. ( Buzëqesh)

- Kështu ju mbajmë mend që nga fillimet tuaja. A ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend t’i shkurtoni?

- Unë kështu jam identifikuar dhe, deri tani, nuk më ka shkuar asnjëherë ndërmend t’i pres. Për më vonë, nuk e di. - Çfarë pëlqeni te vetja juaj? - Unë kam qenë gjithmonë modeste dhe dua të falënderoj Zotin për çfarë më ka dhuruar. Çfarë më pëlqen mua te vetja? Vështirë të thuhet... Ndihem mirë që jam kjo që jam, që fal dhe dhuroj nga Ludi pa kurrfarë interesi sepse të tillë u edukuam ne si brez dhe s’ka më bukur sesa me atë çfarë ti dhuron, t’i bësh të tjerët të ndihen mirë. - Ndiheni e dashuruar? - Jam e dashuruar me këngën, pasionin tim të hershëm dhe do të ndihem e tillë derisa të kem forca e jetë. - Me kë jetoni, aktualisht? - Jetoj me mamin dhe me djalin tim. - Si e kalon ditën Ludi? - Oh, dita ime! Punoj në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë, ndaj edhe dita ime më së shumti kalon me angazhimet që kam atje. Së fundi, punuam me një shfaqje të mbizotëruar nga tingujt e parodive të parodistëve të Vlorës dhe këngët e interpretuara nga këngëtarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.