Rovena dhe luku

Intervista - - MODE -

- Çfarë ke ndryshuar në lukun dhe në stilin tënd, vitet e fundit?

- Luku është pika ime e dobët. Përsa i përket ndryshimit, them që jam gjithnjë në përmirësim.

- Po atë që nuk e ndryshon kurrë?

- Nuk ndryshoj kurrë tiparet e fytyrës. (Qesh) I kam perfekte!

- Kush të shoqëron za- konisht për shopping? Ka ndodhur që ai që të ka shoqëruar, është lodhur aq shumë duke të pritur sa ka ikur dhe të ka lënë aty?

- Për shopping, më shoqëron gjithnjë mamaja ime, të cilën e adhuroj. Nuk kam bërë shopping deri më sot me askënd, përveçse me atë.

- Ne femrat, edhe pse i kemi dollapet të mbushura me rroba, përsëri themi: “S’kam ç’të vesh”...

- Ndodh gjithmonë kështu. Gjithnjë them që nuk kam asgjë, kur realisht, kam rroba pa fund.

- Ku ke bërë më shumë shopping?

- Te Coin! E adhuroj. - Veshja që e ke blerë, por nuk e ke veshur fare... - Janë shumë. - Veshjet që nuk i përdor më, i hedh, i fal, apo i lë aty? - Të treja bashkë. - Produkti i bukurisë që nuk mungon kurrë në produktet e tua kozmetike...

- Nuk mungojnë kurrë produktet kozmetike të Chanel dhe ato të lëkurës, Avene.

- Vajzat e ekranit duhet të kujdesen gjithmonë për lukun e tyre. Ti, je e fiksuar të ndjekësh trendet e fundit?

- Po, sigurisht që i ndjek trendet dhe modën e fundit, por gjithnjë brenda limiteve të mia.

- Për shembull, vazhdon t’i përdorësh edhe veshjet e sezoneve të kaluara?

- I përdor me kënaqësi madje. (Qesh)

- Çfarë ke menduar të blesh këtë herë?

- S’e di, shumë gjëra, por varet sa i arrij, jo të gjitha blihen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.