Besart Kallaku: S’ka zbukurime se tani e paguajnë energjinë

Intervista - - AKTUALITET -

Atij nuk i mungojnë bat utat, edhe kur është në trysninë e punës. Kur komunikova me Besin, ai po bëhej gati për xhirimet e Vitit të Ri, por e gjeti kohën për ta realizuar këtë intervistë, mes batutash. Besi, Gjini apo Skifteri; mund t’i drejtohesh si të duash e përsëri biseda bëhet shumë e këndshme sepse ai kështu është… nuk di të flasë pa batuta. Përjetoni disa grimca humori nga njëri prej aktorëve tuaj më të dashur të humorit, edhe në këtë intervistë të tij gjatë këtyre ditëve festive...

Mia Buci: - Besi, çfarë po të pëlqen më shumë këtë herë, nga atmosfera festive?

Bes Kallaku: - Më pëlqen zbukurimi i sheshit dhe Bulevardit të Tiranës, që ka 8 vjet njësoj. Hiqi këtë vit, se do t’i vëmë prapë vitin tjetër! ( Qesh) Nuk po ndihet shumë atmosfera në Shqipëri, as zbukurime me drita nuk ka shumë, pasi ndryshe nga vitet e tjera, tani e paguajmë energjinë. (Qesh)

- Pragu i festave të gjen shumë të zënë me xhirime. Edhe kur folëm bashkë, për në xhirime po bëheshe gati. Po nata e ndërrimit të viteve, ku do të të gjejë?

- Gjatë ndërrimit të viteve do të jem në Durrës, por e rëndësishme është që do të jem në Shqipni.

- Nga gatimet e Ijes, çfarë të shijon më shumë në tryezën e Vitit të Ri?

- Le të kem para gjithë ushqimet e botës, prapë, si buka e Ijes, nuk ka! Është me shije dashurie dhe zemre.

- Nëse ndodhesh në një dyqan ëmbëlsirash dhe të kap nepsi, për cilën ëmbëlsirë do të bëje Skifterin?

- Skifteri blen gjithë dyqanin po e kapi nepsi er ej, s’ka nevoj me bo gjo tjetër. Ça t’i boj, po qe naj dyqon me kasaforta... (Qesh)

- Situata më qesharake që do të kujtosh nga ky vit që po lëmë pas?

- Kam shumë të tilla, por ajo që më pëlqen më shumë është kur lashë makinën për ta larë dhe më tha lavazhieri: “Hajde se t’kam përplas makinën tu dal indietro. Mos e vrit menjen, në hekra shkoft!”. “Rrofsh”, i thashë.

- Shënon ora 00.00 e datës 1 janar... Çfarë dëshire shpreh?

- Nuk i mendoj gjërat, jam spontan. Më vjen për momentin dëshira, por mbase me datë 1 janar ndryshon nga ajo që kam në mendje tani.

- Ke rastin t’i thuash diçka atij që i ke bërë dhuratë, ndërsa ai ty, jo...

- Shyqyr që t’ka gjet shnosh, ene ma mir vitin tjetër, ishalla!

Nëse të them... çfarë të vjen ndërmend?

- - - Jo, Surprizë...Ftesë...er jo!

- - Sa Humor...lek do marrim? (Qesh)

- Gatitu!

- Skifter...

- Ça ore ke?

- Dhuratë...

- Po pse u harxhove?

- Lulzim Basha...

- Ku e blen xhelin?

- Sali Berisha...

- I miss Ilir Meta.

- Edi Rama...

- A burgu zi, a burgu zi! - Ilir Meta... - Qentë lehin, karvani ec përpara, Iliri n’qef t’vet!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.