Ja, çfarë i dhuron Adelina Tahiri mamit, për ditëlindje...

Intervista - - JAVA VIP -

Javën e kaluar, mamaja e këngëtares Adelina Tahiri kishte ditëlindjen dhe dhurata që Adelina i ka bërë surprizë, ka qenë një tufë me lule dhe një iPhone të cilët vetë ajo i ka postuar në faqen e saj.

Siç edhe dihet, Adelina së fundi është distancuar paksa nga muzika, ndoshta ngaqë po shijon lidhjen me të dashurin e saj. Historia e tyre e dashurisë bëri shumë zhurmë mediatike për shkak se djali me të cilin Adelina ka nisur një lidhje, ka qenë ish-i dashuri i koleges së saj, Anjeza Branka.

Kështu, në fillim, çifti u sulmua goxha edhe nga fansat e Anjezës të cilët e quajtën shumë të pamatur këtë veprim si nga ana e Adelinës, ashtu edhe nga i dashuri i saj aktual. Por pavarësisht të gjitha fjalëve që u thanë në drejtim të tyre, ata të dy duket se po i rezistojnë çdo vështirësie. Ndoshta mes tyre ka qenë “dashuri me shikim të parë”, e cila shpresojmë të zgjasë sepse është bukur kudo ku ka dashuri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.