Jeta Faqolli zgjedh Adidas të Rita Orës

Intervista - - JAVA VIP -

Siç edhe dihet, këngëtarja Rita Ora ka hedhur në treg linjën e saj të veshjeve Adidas, të dizenjuara nga ajo vetë. Të parat që i bënë reklamë kësaj linje ishin vetë Rita dhe motra e saj, Elena. Më pas, kjo linjë veshjesh u pëlqye edhe nga persona të tjerë VIP, të cilët preferuan të vishnin rrobat që mbanin firmën e Ritës.

Por ja që linja e saj e veshjeve ka ardhur edhe këtu në Shqipëri dhe një nga këngëtaret që ka pozuar pikërisht me këto veshje është edhe këngëtarja, Jeta Faqolli. Në fakt, u bë kohë e gjatë që Jeta është “zhdukur” nga ekranet duke mos sjellë projekte të reja, por ajo vetë është shprehur se e ka bërë qëllimisht këtë pushim sepse po mendon të rikthehet me një projekt të ri. Dhe, ndërko- hë, ajo na sjell disa foto të reja, ku u bën reklamë veshjeve të Ritës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.