Genc Prelvukaj bën aksident

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtari nga Kosova, Genc Prelvukaj, mësohet të ketë pësuar një aksident nga i cili ka shpëtuar për mrekulli, vetëm me një fashë të madhe pothuajse në të gjithë kokën. Vetë Genci e ka bërë të ditur këtë lajm, por nuk ka thënë arsyet e aksidentit. Ai thjesht ka falënderuar mjekët kujdestarë në QKUK. Duket se gjendja nuk ka qenë edhe aq serioze, pasi lideri i grupit Etno engjëjt, nuk ka vonuar t’u rikthehet mbrëmjeve muzikore pasi direkt të nesërmen ka vajtur në koncert në diskon “Rinora” dhe iu është drejtuar fansave me humor duke u thënë të mos e marrin për dikë tjetër, për shkak të maskimit. Këtë periudhë, Etno Engjëjt kanë një axhendë mjaft të ngjeshur, me koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.