Nëse babagjyshi do të ishte Edi Rama... çfarë do t’i kërkonit në vitin e ri 2015?

Intervista - - ANKETA -

Agron Mema

Në fakt, ai është Babagjysh se, i madh e i vogël tek ai i ka sytë dhe shpresën për të ardhmen, por pse jo, edhe për të jetuar të sotmen. Unë do t’i kërkoja si dhuratën më të bukur, atë që na ka munguar për një çerek shekulli: Shtetin! Për hir të së vërtetës, ai po mundohet ta rikthejë së bashku me një shpresë për ditë më të mira, se nuk bëhen për një ditë. Këtu, për një dhuratë, ne presim një vit! Duhet të na japë dhuratë shtetin e së drejtës së barabartë dhe jo shtetin e të fortëve, siç po ndodh në disa raste; atë shtet të pastër e të dashur si lodra e një fëmije dhe si shpirti i një fëmije, pasi ka shumë abuzime nga drejtuesit dhe inspektorët e institucioneve. Dhe, të mos na japë shumë premtime se janë të shtrenjta e nuk i blejmë dot.

Esmeralda Çota

Çfarë nuk do t’i kërkoja, në fakt… Megjithatë, në bazën e kërkesave të mia do të ishte një reformë në arsim, sidomos në universitete, duke na plotësuar kushtet për një edukim sa më frytdhënës, në mënyrë që të jesh i gatshëm të përballosh dhe t’i ofrosh tregut të punës çfarë i nevojitet, pasi të mbarosh studimet. Meqenëse përmenda tregun e punës, është diçka tjetër urgjente që duhet rregulluar në Shqipëri sepse shumë të rinj mbarojnë shkollat e larta, por shumica e tyre ngelen të papunë ose punojnë në çfarëdolloj pune tjetër, por jo në profesionet që kanë.

Pranvera Rroca

Do e shpreh njëherë, por e di që nuk do plotësohet... (Qesh) Kërkoj të na falë dritat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.