10 “kura” popullore për të pushuar lemzën...

Intervista - - SHENDET -

Hik! Papritur, të zë lemza. Çfarë të bësh që ajo të pushojë shpejt? Lemza shkaktohet nga një kontraktim i pavullnetshëm i diafragmës, që përsëritet me këmbëngulje. Kjo ndodh kur nervi që kontrollon diafragmën (nervi frenik) merr një stimul që i transmetohet muskulit. Lemza mund të të zërë, për shembull, kur ha dhe pi shpejt, ose kur zhvendosesh papritur nga i nxehti në të ftohtë. Janë të shumta kurat natyrale dhe popullore për lemzën, por ne kemi mbledhur ato më të njohurat. Sigurisht, nuk jemi të sigurtë se të gjitha kurat funksionojnë, por ka gjasa që, ndërsa i provoni, lemza të pushojë, sepse zakonisht, ajo zgjat vetëm pak minuta...

Kjo është një nga kurat më popullore të gjysheve tona. Kemi ende në sy imazhin e gjyshes me një lugë lëng limoni në dorë, gati për t’ia dhënë nipçes. Por, meqë limoni është i thartë dhe nuk u pëlqen fëmijëve, ai kthehet në një lugë me sheqer, në të cilin kemi hedhur disa pika limoni. Duhet ta provoni; thuhet se shija e ëmbël mund të “hutojë” mbaresat nervore.

Herën tjetër, kur të keni lemzë, provojeni me këtë mënyrë. Merrni frymë në një qese letre, që mund ta keni në shtëpi. Fryni fort në të dhe pastaj thitheni ajrin ku është grumbulluar dioksidi i karbonit, sepse thuhet se e pushon lemëzn.

Këshilla të tjera përfshijnë të zësh veshët me pëllëmbët e duarve, ose të kapësh lehtë bulëzën e veshit me dy gishtërinj, për të pushuar lemzën. Në këtë rast, thuhet se stimulohen mbaresat nervore të nervave që kanë lidhje me lemzën. Kujdes, mos i fusni gishtat në vrimat e veshëve!

Të pish ujë me gllënjka të vogla, ja, një tjetër kurë që përdoret shpesh për të ndaluar lemzën, edhe te fëm- ijët. Gëlltitja e ujit pak nga pak duhet të ndihmojë për të ndërprerë ciklin e lemzës dhe të qetësojë nervat. Edhe gargarat mund të kenë një efekt të ngjashëm.

Provoni të gudulisni pjesën e butë të qiellzës, duke e prekur me majën e gjuhës, ose me një furçë dhëmbësh të butë. Ne, personalisht, nuk e kemi eksperimentuar kurrë këtë lloj kure, që është e çuditshme dhe që thuhet se pengon kontraktimet e vazhdueshme dhe të papritura të diafragmës.

Mbyllni hundën për disa sekonda dhe mbajeni frymën, duke mos thithur ajër as me gojë, sikur të jeni duke bërë një zhytje në pishinë. Prisni një moment për të kuptuar nëse lemza ka kaluar dhe provojeni përsëri, nëse nuk funksionon që herën e parë.

Nëse jeni mësuar të hani shpejt, ka gjasa që nuk po e përtypni mirë ushqimin, gjë që thuhet se është një nga shkaqet e lemzës. Nëse duke ngrënë, gëlltisni ajër, kjo mund të ngacmojë nervin e lidhur me lemzën. Kështu, pra, kujtohuni të përtypni dhe hani ngadalë, edhe kur lemza të ketë pushuar.

Stërmbushja e stomakut me ushqim është një shkak tjetër i lemzës. Sipas disa ekspertëve, lemza është mënyra me të cilën trupi na kërkon të mos hamë më, që të lejojmë aparatin tretës të merret me ushqimin e pranishëm në stomak.

Disa erëza dhe ushqime pikante mund të irritojnë indet që veshin ezofagun dhe stomakun. Në të njëjtën kohë, mund të shkaktojnë një shtim të aciditetit, që ngjitet nga stomaku nëpër ezofag, gjë që konsiderohet një nga shkaqet e lemzës.

Kura popullore më me humor për të pushuar lemzën. Nuk të kushton gjë ta provosh dhe mund të jetë zbavitëse ta torturosh pak personin që e ka zënë lemza, me një shaka që më shumë e huton, sesa e tremb me të vërtetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.