Në një plazh të shkretë

Intervista - - INTIMITET -

Ja, një fantazi që do ta quajmë “fantazia Ursula Andres/Xhejms Bond kundër Dr No». Dashuri në plazh; sa gjë romantike! Lëkundja e valëve, dielli që perëndon duke përqafuar qiellin, ndërsa dëshira bën të njëjtën gjë me trupat tanë të nxirë. Seksi, me shijen e kripës në buzë dhe rërën e ngjitur pas kurrizit.

Kjo rërë e ngjitur pas... po vërtet, shumë rërë ka... dhe nuk më është ngjitur vetëm pas parapanicave... Ju e dini, organi seksual mashkullor duhet trajtu- ar me kujdes dhe jo të fërkohet me letër zmerile numër 12, sepse kjo është ajo që po ndodh në këtë moment. Rezultati i ekuacionit «rërë+fërkim» është shpesh «dhimbje e madhe», bashkangjitur me «mungesë marrëdhëniesh seksuale për dy javë». Me një fjalë, plani nuk është edhe kaq i mirë. Kujdes, sa më e hollë të jetë rëra, aq më i madh rreziku, sepse është më e vështirë për ta gjetur, pra, për ta pastruar. Sigurisht, plazhi me guriçka duhet evituar nëse do t’i kesh gjithë kockat në rregull. Mbe- tet problemi i izolimit të këtij plazhi të famshëm. Është për të ardhur keq, por në ditët tona, vështirë të gjesh një plazh të shkretë. Edhe në një ishull të humbur të Paqësorit do të shohësh të zbarkojnë një grup nudistësh gjermanë, ose një ekip xhirimi të Koh-Lantës (realitet shou, ku pjesëmarrësit jetojnë në kushte ekstreme). Është një zhgënjim më vete, civilizimi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.