Në kinema

Intervista - - INTIMITET -

Një sallë e errët, një atmosferë e ngrohtë dhe e rehatshme, njerëz që nuk dyshojnë fare se çfarë mund të bëni ju pas kurrizit të tyre. Skenari është ky: Gruaja ka dëshirë të bëni dashuri aty dhe mashkulli i përfshirë në këtë çështje është dakord...

Sigurisht, duhet të jeni vetëm në radhën e fundit dhe të shpresoni se nuk ka ndonjë nga ata që vijnë me vonesë dhe që, duke kërkuar një vend ku të ulen, të ndriçojnë trupat tuaja me celular. Edhe zgjedhja e filmit ka rëndësi; është e pamundur të bësh dashuri para një komedie, sepse e qeshura e madhe është joproduktive për arritjen e orgazmës. Po kështu, edhe disa filma ku personazhet ëndërrojnë me orë të tëra para dritares, të cilat nuk mbulojnë me zërin e tyre rënkimet tuaja në fund, për më tepër që spektatorët fillojnë të mërziten. Zgjidhni filma lufte plot me shpërthime, apo filma horror, ku njerëzit bërtasin, me kusht që të mos tundoheni për t’i parë pse bërtasin. Jo për gjë, po të shohësh një lumë gjaku që del nga goja e një viktime të gjorë nuk të ndihmon, besomëni. Pastaj, si të veprosh, çfarë pozicioni të marrësh? Duhet të shtrihesh përtokë, aty ku është mbushur me kokoshka, apo të bësh si akrobat me kolltukët me jastëkë shumë të butë dhe me mbështetese duarsh shumë të fortë. Jo shumë e lehtë gjithë kjo... Prit, një ide, po sikur të shihnim filmin më mirë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.