Në një fushë

Intervista - - INTIMITET -

Ah, fushat me grurë, lëndinat, kullotat, aq të bukura dhe mikpritëse kur kalon pranë tyre me shpejtësi, në autostradë... Fantazia e disa grave nga qyteti është pikërisht të bëjnë dashuri pikërisht aty, një lloj rikthimi afër tokës, një forcim lidhjesh me natyrën nëpërmjet ekstazës seksuale, ku edhe humusi i tokës mban erë të mirë. Me flegrat e zgjeruara dhe me shqisat gati, pjesa kafshërore e burrit përgjigjet « këtu » , në këtë apel.

Problemi është se natyra është shumë-shumë e pranishme... në të gjitha format e saj. Kemi këtu një rresht të gjatë insektesh thithëse dhe shpuese që sulmojnë çdo copëz të lëkurës suaj lakuriqe, folenë e milingonave mbi të cilën keni vënë gabimisht kokën, gjethet e hithrës që ju prekin pjesët intime, etj. Edhe ai guri me majë në kurrizin tuaj, është pjesë e natyrës. Edhe kakërdhitë e deleve që nuk i kishit parë deri tani, janë natyrë. Në këtë moment, pyet veten nëse natyra është dakord që ju të bëni gili-vili në gjirin e saj. Stop, mjaft i bëtë pyetje vetes, përgjigjja është «jo». Jo më kot, qëkur kuptoi këtë gjë, qenia njerëzore shpiku shtëpitë me kate, dyshekun me susta dhe dritaret që mbyllen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.