Në ashensor

Intervista - - INTIMITET -

Ajo ndjehet kaq mirë në ashensor, sa të bëni dashuri aty, është fantazia e saj, të cilën do ta vërë në jetë këtë mbrëmje, kur të ktheheni të dy nga një festë. Portat e ashensorit mbyllen dhe pak pasi keni kaluar gjysmën e rrugës, ajo shtyp butonin «stop».

Partneri, duke nxituar të hapë zinxhirin e pantallonave (koha është e numëruar), shpreson që ndonjë fqinji, të mos i ketë lindur dëshira të shëtisë bulldogun e tij në mes të natës. Në ethe, ai mundohet gjithashtu të largojë nga vetja mendimet klaustrofobike që e pushtojnë... Vëllimi i paktë i ajrit në këtë kuti metalike... Nxehja e mjedisit që fillon të shfaqet. «Uh, bën vapë, apo jo? Nuk e ke të vështirë të marrësh frymë? » , pyet ai duke i rrjedhur djersa mbi fytyrë... « Jo, jo, unë e kam mendjen te kjo që po bëjmë», e qetëson më pas veten. Papritur, ai ngrin: «Po sikur të mos niset prapë ashensori, çfarë do të bëjmë? » . Në këtë moment, ajo gati sheh lot në sytë e partnerit të frikësuar, që ka vetëm një dëshirë: Të ngrejë shpejt pantallonat dhe të hapë me forcë dyert që e ndajnë nga oksigjeni i tij...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.