IP

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Miq, kjo është hera e fundit që komunikoj me ju për këtë vit. Ju uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri dhe kam një pyetje për ju: Ku do t’i kaloni festat e fundvitit? Ardi bosi.

- Unë do t’i kaloj festat në vilën time në Dardhë, në Pyllin e Kaprollit, afër strofulles së Ariut, ngjitur me vrimën e Lepurushkes. Durim Sosuri.

- A ju ka ngelur ndonjë peng nga viti i kaluar? Lozonarja.

- Pengu më i madh është që nuk bëra aq lek sa më duheshin për të mbyllur një projekt. Pengje të tjera më të vogla ka mjaft, nga këto mbeten çdo vit. Durim Sosuri.

- A i falni personat që ju lëndojnë, apo hakmerreni ndaj tyre? Elsa.

- Si njeri human në fazat fillestare i fal njerëzit që më lëndojnë por nëse vazhdojnë dhe e teprojnë, të mjerët ata, nuk duroj dot, nuk kam dy jetë të jetoj. Durim Sosuri.

- Po luftojmë korrupsionin thotë ky i yni, besoj e kuptoni se kush, po këtë gjë po e bën me varfanjakët e shkretë, popullin. Po me shtetin vetë, kur do merret? Po me spitalet, ku po vdesin njerëzit, po nuk pagove? Pse nuk merret me këto, por i bie në qafë popullit të shkretë? Agimi.

- Duhet të dish një gjë, i dashur Agim, se kushdo që ka në dorë fuqinë e shtetit shikon si e si të mbushë xhepat e tij me para. Pastaj mos thuaj se vetëm ai e ka fajin, por vetë populli, që voton injorantë dhe hajdutë. Sonila

- Pse pothuajse 70 % e femrave kërkojnë djem me biznes për t’u lidhur? Mendoni që pasuria është gjithçka në një lidhje?

- Nuk janë vetëm femrat tashmë që kërkojnë një lidhje të tillë, por duhet të mësojnë të gjithë që paraja mund të ndihmojë të bësh disa veprime, por lumturinë kurrën e kurrës nuk ta sjell. Bashkimi.

- Kush janë më të besueshëm në një lidhje, ata që pyesin orë e sekondë “ku je?”, apo ata që të lënë të lirë, jo në kuptimin e keq, por që respektojnë hapësirën tuaj? Zamira.

- Për mendimin tim, më të bësueshmit janë ata që të lënë të lirë. Pastaj, po e pati tjetri në gjak të tradhtojë, herët apo vonë do t’i dalë sekreti dhe do prishë thjesht jetën e tij. Ai që ka besim dhe ushqen veten e tij me besim, nuk është se i ka sytë mbyllur, por jeta e tjetrit duhet respektuar, që të të respektojnë edhe ty. Elle.

- A do t’i tregonit vëllait tuaj nëse shikoni nusen e tij që po e tradhton? Si do të vepronit? X vajzë Fier.

- Aiiii, kjo është shumë e vështirë t’ia gjesh zgjidhjen... Unë do kisha bërë sikur s’e kam parë. Burrat janë budallenj; ti mendon se do të më besonte mua po t’i thoja se e tradhton e shoqja? “Kush bën katruven, i bën edhe vegjën”, i themi ne, domethënë se, nëse do të ishte aq e zonja sa ta tradhtonte, ajo do të ishte po aq e zonja ta mashtronte, madje edhe ta prishte me mua për gjithë jetën. Marsiania

- A do të ndiheshit të lumtur apo do t’ju vinte keq po të mbyllej Facebooku përgjithmonë? Ardi Bosi.

- Nuk do të më vinte keq aspak, përkundrazi, do të ndihesha e çliruar, se ndoshta do t’i jepej më shumë rëndësi jetës sociale reale. Facebooku vetëm sa po shkatërron shoqërinë e vërtetë. Anisa.

- Në ditët e sotme, me kaq shumë mënyra komunikimi, edhe po të mbyllej, nuk do më interesonte dhe aq. Po pse dikur ishim më të lidhur se tani? Sepse kishim lidhje njerëzore dhe jo nëpërmjet një ekrani. Flora.

- Po sigurisht më vjen keq, unë kam gjetur gjithë shoqërinë e vjetër të shkollës dhe jam shumë e gëzuar që komunikoj me ta se më kishte marrë malli. Është një rrjet social shumë i bukur dhe nuk do të doja të mbyllej kurrë. Ledina.

- Cilin spektakël humori pëlqeni më shumë, “Al Pazarin”, “Portokallinë” apo “Apartamentin 2 XL” dhe pse? Ardi Bosi.

- Epo, ç’të them o Ardi, se që të tria spektaklet kanë shumë humor, por ai që do rrija ta shikoja është “Apartamenti”. Më duket më real dhe bëhet live çdo gjë. Aldo.

- Nëse

i dashuri apo e

rushja.

- Do ta falnit partneren tuaj nëse ajo ju ka gënjyer për të kaluarën e saj? Më tha që nuk kishte pas asnjë lidhje, por në fakt kishte pasë dhe nuk ishte ashtu siç mendoja. Mondi.

- Ajo besoj e ka bërë këtë gjë për një arsye, ose ju ka parë juve shumë fanatik dhe ka pasur frikë, ose nuk ka dashur të flasë për të kaluarën e saj. Mendoj se do ta falja. Gëzimi.

- Nëse kuptoni që një pjesëtar i familjes tuaj ka bërë një krim, a do ta denonconit në polici? Si do vepronit? X Durrës.

- Sigurisht që do ta denoncoja. Vërtet në fillim do të më urrente, por besoj se me kalimin e viteve, do të kuptonte gabimin dhe kushedi, do të shmangia krime të tjera. Do t’i bëja nder, me pak fjalë. Suzana.

- A jeni pro ribashkimit të një çifti që është ndarë për sh-

Nisa.

- Shtyrë edhe nga pyetja e zonjës për gjobat e dritave, a duhet bërë një peticion që të na i falin gjobat, sepse ne s’kemi për të ngrënë e jo më të paguajmë gjobat milionëshe? Si thoni ju? Sokoli.

- Po kujt ia thua, more Sokol?! Ata bënë gjoja ulje, nëse paguan 80 % i merr mbrapsht në shkurt. Po kur ti marr unë 11 milion lekë t’i paguaj?! Vetëm të dal në shitje vetë ose të marr kre-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.