TÇJKJEA TRiN

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

dashura juaj do ju tradhtonte, ju, si do të reagonit? Dolce Baci.

- Uroj që tradhtia mos të të ketë ndodhur ty, Dolce Baci, se më dhimbsesh. Tradhtitë janë dy llojesh, nëse është fizike për kenaqësi do t’i rekomandoja te punonte në një shtëpi publike. Nëse ka rënë në dashuri me dikë tjetër, do të thotë që nuk mund të jetë më e imja, ndaj do ndahesha me kënaqësi. Të pëlqeu reagimi? Durim Sosuri.

- Si thoni ju, kjo qeveria që është tani, a i ka mbajtur premtimet që dha përpara se të merrte postin? Na thanë për legalizim të shtëpive falas, asgjë nuk është bërë gjer tani. Çfarë duhet të bëjmë, si të veprojmë? Bashkimi

- S’e shikon çfarë po bëhet? Po na e marrin shpirtin me këto gjobat e dritave dhe kur, tani në prag festash! Nuk shoh asnjë premtim, por shkatërrim. Mi-

kak të dhunës në familje, por që fëmija ia kërkon ribashkimin? Lindita.

- Absolutisht, jo, ai fëmijë nuk do të rritej kurrsesi i shëndetshëm në prani të dhunës. Në fillim, e ka të vështirë fëmija ta kuptojë, por kur të rritet do ti falenderojë që janë ndarë. Nati.

- Kam një pyetje për femrat: A jeni zënë ndonjëherë me një femër tjetër për një djalë? Dolçe Baci.

- Më ka ndodhur që janë zënë me mua dhe më erdhi turp për gjestin e saj. Unë nuk do të zihesha, por ajo m’u drejtua në një mënyrë shumë vulgare dhe ku, në publik. Unë nuk do të zihesha kurrë për asnjë mashkull në botë. Nëse do të ikë, e lë të ikë, s’ka ç’më duhet me zor pranë vetes. Adela.

- Nëse një person do t’ju ngacmonte të dashurën ose të dashurin, si do të vepronit? Ardi Bosi.

- Do t’i thoja: “Ma kalo pak motrën tënde t’i bëj një Chekup”. Hahaha Garipi.

- Si thoni ju, bën më shumë motra për vëllain apo vëllai për motrën, në ditët e sotme? Ada.

- Motra ka bërë dhe bën më shumë për vëllain. Vëllezërit janë shumë interesaxhinj sidomos kur martohen dhe kur krijojnë familjen e tyre, motrën e shohin vetëm për interes, ka mbaruar dashuria e gjakut, kaq di të them. di. Dhe nuk e kuptoj se si më ka ardhur një faturë e tillë. Shtet i poshtër, nuk bëjnë pastrime mes politikanëve që janë të krimbur në para, por i bien popullit të shkretë. Jam dakord për presionin që u bë, por të paktën të na i hiqnin këto gjobat e tmerrshme. Marta.

- Çfarë mendoni kur shikoni një ceremoni martesore? Dolce Baci.

- Më vjen të qaj, sepse dikur e idealizoja shumë martesën, ndërsa tani e shoh si diçka të frikshme. Grifsha.

Forumi i pyetjepërgjigjeve dhe

historive...

- Forumit: Gëzuar festat, shëndet, para! Gëzuar Dolce Baci, këtë vit do më premtosh se do të shkruash tek Agon Channel në emisionin për gazetarët e rinj. Je bukuroshe me kulturë. Kishe edhe gjimnaz. Mos më thuaj jo se t’i “këputa veshët”. Hahaha. Arturi i Kafazit.

- “A T’IA MARR HAKUN BABAIT?” - Blerta, nuk është hakmarrja gjithçka, e dashur. Dhimbja jote është shumë e madhe, por kjo nuk do të thotë që ti duhet me e vra patjetër atë njeri, se as atëherë nuk do të jesh e qetë. Në fakt, është një aksident, nuk është se ai donte të vriste babain tënd. Ti duhet të vësh drejtësi mbi shpirtin e babait tënd. Hakmarrja jote është që ky njeri të kapet dhe të dënohet. Në qoftë se drejtësia nuk do ta bëjë punën e saj, ndiq instiktet e tua, se edhe ky person, me dashje pa dashje mori një jetë njeriu të pafajshëm dhe shkatërroi një familje. Duhet të paguajë për këtë që ka bërë. - “PSE MË TRADHTOI PAS SHUMË VITESH

MARTESË…” - Sapo lexova shkrimin tënd që kishe postuar, desha te te pyes nje gjë: E ke pyetur ndonjëherë veten pse yt shoq te tradhtoi ose çfare i ofroi ajo më shumë se ti? Pastaj, te ndahesh është nje gje e lehte. Pse nuk gjen rrugen te fitosh burrin ose te fitoni njeri-tjetrin dhe t’jua kenë zilinë te gjithë?!

- Normale që është e dhimbshme. Unë personalisht nuk e kam falur tradhtinë, por per ju shkon per shtat shprehja se “kurrë mos premto kur je i lumtur dhe kurrë mos merr vendime, kur je i mërzitur”. Mendoj se duhesh të tregosh se ke nje zemer te madhe per dashurinë. Jepi kohe burrit tënd te kuptojë se sa i pështirë është përpara dashurisë tënde.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.