Dua të dobësohem, por nuk po ia arrij dot

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një vajzë 19 vjeçe që kam nevojë për një këshillë në lidhje me ushqimin. Tundohem shumë prej tij dhe kam filluar të shëndoshem, prandaj dua një regjim ushqimor dhe disa ushtrime, që të dobësohem. Si duhet të veproj, sepse sado që vendos një ekuilibër, përsëri nuk jam e kënaqur? Më këshilloni një regjim ushqimor që nuk më mërzit dhe ushtrime që të mund të më ndihmojnë. Kam edhe shumë bark. Pres përgjigje nga ju. Faleminderit.

Mario instruktor: - E nderuar 19 vjeçare! Ju, edhe dëshironi të dobësoheni, edhe tundoheni nga ushqimi dhe kërkoni regjim ushqimor që nuk ju mërzit!? Nëse vullneti juaj për t’u dobësuar është më i fortë sesa nepsi që keni, atëhere duhet të ndiqni pa bërë naze regjimin ushqimor që ju dobëson. Ju jeni në një moshë që mund t’i humbisni kilet shumë shpejt dhe të keni trup të rregullt. Metabolizmi te moshat tuaja është shumë më i shpejtë sesa te moshat mbi 30 vjeç e sipër. Një regjim ushqimor që ju ndihmon të hiqni kilet e tepërta më shpejt është ngrënia e të njëjtit ushqim një javë rresht. Domethënë, hani 3-4 vakte njësoj çdo ditë. Kuptohet, duhet të kenë brenda tyre perime dhe mishin e bardhë të pulës. Në mëngjes, për shembull, një javë rresht, hani tërshërë me kos, në drekë, fileto peshku ose fileto pule me perime të ndryshme, mbasdite ndonjë gotë qumësht me një fetë bukë të thekur, në darkë supë me perime të ndryshme dhe fileto peshku. Ndërkohë, regjistrohuni në një palestër që ka instruktor profesional dhe t’ju japë si fillim programe të posaçme për dobësim javë pas jave, duke i kombinuar me veglat edhe për tonifikim dhe gjithë pjesët e tjera të fizikut. Si fillim, ama, ju duhet vullneti që të ndiqni këto që ju thashë, ndryshe nuk do të arrini rezultatet që dëshironi. Regjimin ushqimor duhet ta mbani gjithmonë, të hani pak nga të gjitha, sepse kot s’i ka falur natyra, që të konsumohen. Vetëm javen e parë konsumoni ato që ju thashë më sipër. Më pas duhet të hani rregullisht të gjitha ushqimet, kuptohet, në sasi normale dhe jo me shumë yndyrna apo sheqerna dhe brumëra. Duhet të hiqni dorë nga pijet me gaz dhe alkooli.

Djali që pëlqej - Në ëndërr kam parë një djalë që më pëlqen shumë. Diku më afrohej, diku përpiqej të më ngacmonte, më vinte nga pas, më largohej përsëri, zhdukej dhe shfaqej, por me fytyrë tjetër. Pra, herë e kam shumë afër, herë më zhduket ose sillet indiferent me mua. A ka ndonjë kuptim kjo ëndërr?

- Më duket se na keni shkruar edhe herë të tjera, sepse më ngjan me ëndrrat e një vajze që ëndërron gjithmonë djalin që dashuron. Gjithsesi, ëndrra juaj tregon ndjenjat që ushqeni për këtë djalë. Ju e konsideroni shumë të rëndësishëm dhe po vuani për të. Zhdukja, afrimi i tij, ndryshimi i fytyre etj. tregojnë mungesat tuaja në jetën e përditshme. Ju keni nevojë për të, ndaj edhe ia ndjeni shumë mungesën në jetën reale dhe ai ju shfaqet edhe në ëndrra. Siç e shikoni, ëndrra shpreh dëshirat tuaja, por jo se do të ndodhë ndonjë gjë mes jush. Të paktën, gjer këtu tregon ëndrra. Ju urojmë fat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.