Vërtet është më i mirë seksi i mëngjesit?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje doktor Jashari. E di që pyetja ime i përshtatet më shumë një mjeku seksolog, por unë po ju drejtohem juave, me shpresën se do të ma shpjegoni këtë fenomin edhe nga ana psikologjike. Kam dëgjuar se seksi i mëngjesit është më i mirë se ai në çdo orë tjetër të ditës dhe të natës, ndërkohë që unë deri më sot, kam menduar të kundërtën. Nëse është e vërtetë, pse qenka më i mirë në mëngjes? Faleminderit. Vali.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: - Po, është vërtetuar shkencërisht se seksi i mëngjesit është më i dobishëm sesa ai i darkës. Shëndeti seksual është pjesë përbërëse e shëndetit në tërësi, ndaj edhe studiohet nga terapistët. Tingulli i alarmit në mëngjes, me siguri, është tingulli më i papëlqyer, por nëse e përjetoni si ftesë për seks mëngjesi, do të ishte një tingull me dobi. Në mëngjes, organizmi është i çlodhur dhe truri ende i pazgjuar mirë, nuk përjeton mendime negative katastrofizuese si gjatë ditës apo në darkë. Edhe pse mungesa e kohës mund të jetë problem në rutinën tuaj të mëngjesit, disa minuta që do t’i rezervoni për seks në mëngjes, mund t’ju rinojnë, t’ju përmirësojnë shëndetin dhe gjendjen shpirtërore. Është një seks i këndshëm dhe si në rolin e fizkulturës së mëngjesit. Dihet se më shumë se 58 % e çifteve të dashuruara, merren me lojërat apo aktivitetet seksuale rreth orës 11 të mbrëmjes dhe nga ora një e mëngjesit, por se ata që bëjnë dashuri në mëngjes, kanë më shumë përfitim, shkruan “Medical Daily”. Sipas të dhënave të Institutit Kinsey, çiftet 18-29 vjeç, bëjnë seks mesatarisht 112 herë në vit, ata 30-39 vjeç, 86 herë, derisa në vitet pas të dyzetave, numri reduktohet në 69 herë gjatë vitit. Dhe, mbi 79% e marrëdhënieve seksuale bëhen në kohën e paragjumit, pasi mendohet se një seks i “rëndë” sjell një gjumë të lehtë e të qetë. Mirëpo, studimet e fundit flasin ndryshe... Pavarësisht a ka të bëjë seksi i natës vonë me shprehi, instikt apo komoditet, seksi në mëngjes është zgjidhje shumë më e mirë se në mbrëmje, pohon seksologu afrikano-jugor, Glen Rouan. “Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës dhe atëhere ka më pak pengesa”, thotë Dr. Fran Uollfish. Është fjala për pengesat psikologjike, ku më kryesori janë ankthi apo stresi në mbrëmje, si vazhdimësi e ditës. Por, cilat janë konkretisht disa nga dobitë e seksit të mëngjesit?!

1. Seksi i mëngjesit pëmirëson cilësinë e spermës, por edhe rrit pjellorinë te femrat. Këtë e ka treguar hulumtimi i klinikës për fertilizim artificial në Sindej të Australisë. Sipas saj, me ejakulim të rregullt në mëngjes, cilësia e spermës përmirësohet me 12 për qind, çka rrit shanset për një fekondim të suksesshëm. Edhe këtu, pranohet se trupi punon më bukur dhe pa u “kursyer” kur nuk sforcohet nga truri, pra, nga mendimet, ankthi, depresioni.

2. Pastron lëkurën dhe forcon eshtrat. Orgazma gjatë seksit të mëngjesit nxit çlirimin e disa kimikateve që rrisin nivelin e estrogjenit në trup. Për këtë arsye, vjen edhe përmirësimi i qarkullimit dhe reduktimi i nivelit të testosteronit, çka reflektohet në gjendjen e lëkurës dhe të flokëve. Kështu, seksi i mëngjesit me të vërtetë u jep shkëlqim të veçantë njerëzve. Këtë e kanë vërtetuar me studimet e tyre edhe shkencëtarët nga Uni- versiteti në Uiskonsin.

3. Redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Seksi në orët e mëngjesit disa herë në javë mbron shëndetin e zemrës, në veçantë te meshkujt. Këtë fakt e ka treguar studimi 10 vjeçar i Universitetit në Belfast te më shumë se 1000 njerëz. Përveçse shërben si ushtrim i mirë, seksi i mëngjesit redukton nivelin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili rrit rrezikun nga infarkti dhe nga ngushtimi i enëve të gjakut.

4. Forcon imunitetin. Prodhimi i imunoglobinës A është më i madh gjatë seksit të mëngjesit sesa seksi në cilëndo pjesë tjetër të ditës. I dhe A ( IgA) janë antitrupa që shërbejnë për mbrojtjen e organizmit nga infeksionet, ndërsa njerëzit që bëjnë seks rregullisht në mëngjes kanë edhe deri në 30 për qind nivel më të madh të IgA në gjak.

5. Heq frikërat për “impotencë hipokondriake”. Këtu kemi parasysh të gjithë ata meshkuj që vuajnë nga frika e të qenit impotent dhe femrave që kanë frikë se mos janë inorgazmike. E thënë ndryshe, ndikon pozitivisht tek ata që e kanë si të “shtypur” e nuk e stakojnë dot një si “buton alarmi” i cili me kalimin e kohës mund t’u kthehet në shqetësim kronik. Të gjitha këto çifte, ne psikologët, i këshillojmë që të flenë gjumë pa e “vrarë” mendjen se si do t’ia bëjnë dhe t’i lënë organet që të veprojnë paksa si “hajdutçe”, kur truri ende nuk është zgjuar plotësisht. Në kushte të këtilla, si gjysëm përgjumësh pas një gjumi të qetë, edhe trupi bëhet më i çtendosur, më i butë e më “i pranuar”, prandaj ereksioni është më i fortë, pasi penisi i cili e ka pak qejf që të veprojë “si me kokë të vet”, e merr veten, erektohet dhe nuk “dorëzohet” aq lehtë.

Edhe vagina hapet më lehtë si përgjumësh, pasi femrat shumë vigjilente, mund të vuajnë sadopak nga njëfarë “vaginizmi” që do të thotë, pamundësi depërtimi për shkak të kontraktimit të muskujve të vaginës. Madje kur te ndonjë femër vaginizmi është i fortë, penetrimi nuk mund të bëhet veçse në gjumë të fortë, si nën “narkozë”, pasi vagina e saj mund të mblidhet si një “nyje” e fortë që nuk hapet. Në këto raste, sidomos për herët e para, ne e këshillojmë mashkullin që të ndjekë shembullin e dhelprës e cila për ta “pushtuar” prenë, iriqin tërë gjemba, i cili mblidhet kruspull, e rrokullis atë në ujë dhe pret sa ai të nxjerrë kokën për të marrë ajër që ta kapë. Me kaq, besoj se mjafton.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.