UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Uroj mjekun dhe shkrimtarin e mirënjohur Çerçiz N. Myftari që për rreth 50 vjet, ka punuar dhe banon në Memaliaj, me rastin e 75 vjetorit të ditëlindjes (27.12.2014): Shëndet, jetëgjatësi e penë të mprehtë. Me këtë urim, bashkohet edhe kolegu i tij, Izet. S. Culli, i cili i ka kushtuar kohët e fundit librin fabulistik “Me tru dhe me mend”. Flamur Bërdëllima.

Uroj vogëlushin Henri Ilir Sharka (Tiranë) i cili me 27 dhjetor mbush 2 vjeç. Mos i shteroftë kurrë gëzimi dhe buzëqeshja! Flamur Bërdëllima.

Me rastin e festave, uroj gjithë stafin e “Intervistës”, Gëzuar 2015. Ky vit që kaloi, ishte historik për ju dhe për ne, si lexues. Sepse doli www.intervista.al. Pas 22 vitesh është e sigurë se jo 22 vite, por edhe 50 vite do të zgjasë interesimi ynë për të. Arturi i Kafazit.

Do të doja t’ju dhuroja për Krishtlindje nje yll qe shkëlqen brenda nje pakoje, diçka që mund ta mbani në xhepin e xhinseve, apo ta bëni si nje pjersë tuajën. Diçka qe do ta nxirrni kur erresirë të jete, diçka që nuk do të digjet apo shkëlqimin ta humbasë. Diçka që të mund ta mbani në dorë, diçka se çfarë është Krishtlindja, t’ju kujtojë: “Ardhja e Dritës së Perëndisë në errësirën e kësaj bote’’. Por yjet mund t’i japë vetem Perëndia dhe unë duhet të kenaqem duke te dhëne urime, dhurata pa yje brenda. Urimi im eshte qe jeta juaj të shkelqejë si yll qe lajmeroi ardhjen e foshnjes Krisht. Dhe barinjte poshte poshte drites i mbush me nderim e frikë. Une mund të përcjell te ju dashurinë qe me eshte dhene, dashuri e ndezur me mijëra here prej te tjerëve te gjunjezuar ndaj drites së Bethlehemit. Nëse i kerkon, Perëndia do t’ju jape nje yll. Gezuar KRISHTARDHJEN. Shpëtime Qendro

- Vendimet dhe apelet e tua të kahershme, për t’u kthyer opozita në Parlament, janë një pjekuri politike dhe vizion, i dashur Dashamir Shehi. Ti asnjëherë nuk ke qenë autokratik, aventurier, i ashpër, dominues, i aftë për të përdorur vetëm forcën, po logjikë dhe prapë logjikë. Të uroj gjithë të mirat, miku im, oh, sa i vjetër dhe gëzuar Vitin e Ri. Dash Shehi.

- Dhe vjen momenti kur pena “ulet” për ty, i dashur Ilir Mataj, aty te “Analtiri”, gjithnjë i ngrohtë, emocional, i vendosur, në harmoni të plotë me jetën. Gëzuar 2015-n, i dashur mik i vjetër.

- Nuk të njoh nga afër, i dashur Nexhat Hysenaj. Ke një fabrikë moderne në Maminas, për përpunimin e sherbeles, por nga ajo që i the Kryeministrit, kuptova se je trim, i drejtpërdrejtë, i ndershëm. Kështu qofsh përherë edhe gëzuar Vitin e Ri 2015.

- Ky Vit i ri që po vjen, e gjen Lezhën me shumë ndryshime, në shumë fusha, madje edhe sheshi para bashkisë po merr një nur të ri, europian. Ndërkohë, ti mbetesh gjithnjë i përqëndruar te detyra, i dashur Viktor Tusha. Me dashurinë e pafundme për qytetin, me shpirt skuadre, me vizione. Kështu mbetsh përherë, miku im, aq human!

- Ti drejton një sektor shumë delikat, siç janë sigurimet, e nderuara Fitnete Sula. Kjo duket një punë për burrat, që “vijnë nga Marsi”, por ti edhe pse “vjen nga Venusi” dhe ke më tepër ndjeshmëri, je më e sjellshme dhe më pak ngacmuese, përsëri ia ke dalë aty te Intersigu. Të uroj gjithë të mirat në 2015-n, e dashur Fitnete, me zemrën flori!

- Vjen si një kod i programuar urimi për ty, i dashur Shyqyri Ballgjini. Shumë gjëra kanë ndërruar në jetën tënde: Mosha, statusi shoqëror dhe ai familjar etj., por ka mbetur si një kostante e bukur humanizmi, dashuri për njerëzit. Kështu mbetsh përherë, shoku im i klasës, në fakultet, Shyqyri Ballgjini. Gëzuar familjarisht Vitin e Ri 2015.

- Momentalisht, është gjëja më e ngrohtë që kam në shpirt. Me sa duket, edhe në kët ëmoshë, unë mund ta privoj veten nga shumë gjëra, po jo nga mendimi për një femër! Dhe kur kjo femër, është një natyrë kaq e butë, që e gjen gjuhen e përbashkët me këdo, e edukuar me bindje humaniste dhe e mëkuar me shpirtin e tolerancës e të mirëkuptimit, nuk mund të jetë tjetër, veçse një balerinë me pseudonimin “Balushka”, që realisht i ka dhënë një duf të ri romantik penës sime. Të uroj ta kalosh gëzuar 2015-n, Balushka dhe... ishallah, me një beb të vogël!

- Fjala “mall” ka emrin tënd këtë radhë, i dashur fqinji im, Genci Uruçi. Fëmijët i pyes sa herë i takoj, por ti je larg, në Veri dhe jo në 1, po në 6 rrethe si drejtor i Fondacionit të Zhvillimit Rural. Mirëpo, ja erdhe. Ndenjëm fare pak minuta, por unë prapë u kënaqa. Të uroj familjarisht: “Gëzuar Vitin e Ri 2015”.

- Nuk mund të mos them dy fjalë zemre edhe për ty, miku im, Cezar Braha, në këtë prag të Vitit të Ri. Një njeri që më mahnit me përzemërsinë dhe dashamirësinë proverbale. Ky ish-drejtor, gjirokastrit me “genet” me të mira të këtij qyteti, e meriton nga zemra: Urime! Gëzuar si familje dhe kolektiv i vogël që jeni, Vitin e Ri 2015.

- I dashur Kujtim Qefalia, kryetar i Komunës Dajt! Viti i ri është një rast i denjë dhe i plotë për të uruar: Gëzuar Vitin e Ri 2015, o Kujtim, një nga miqtë e mi më besnikë!

- Nuk të njoh nga afër, ty, i dashur Alban Haxhillari, po viti 2015 e gjen lagjen tonë edhe me praninë e asaj ndërtese dyshe prej xhami, në kryqëzimin e rrugëve “Vaso Pasha” dhe “Pjetër Bogdani”. Një mrekulli e arkitekturës! Urime, vërtet nga zemra dhe gëzuar 2015-n!

- Një urim të veçantë e kam për Dorinën dhe Riston, që me punën e tyre më kanë bërë të ndihem i nderuar. Nga zemra: Gëzuar Vitin e Ri 2015!

- Së fundimi, uroj shoqet e mia tek “Intervista” dhe Bekon e palodhur, që më mban lidhjet me to. Gëzuar 2015-n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.