Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Për Krishtlindje Për Krishtlindje, duhet të tregohemi të butë dhe të duruar. Për shembull, nëse të zënë vendin e parkimit dhe ti nis të inatosesh, kujtohu që është Krishtlindje... Kështu, kur të kesh çelësin në dorë, mos ia gërvisht pjesën anësore, vetëm shkruaji sipër: Gëzuar festat! Te psikanalisti - Doktor, jetoj një makth të vërtetë. Flas me vete gjithë ditën, pa ndaluar një sekondë, nuk arrij dot të ndalem, sado që përpiqem…

- Më falni, po, pse ju duket makth?! Shumë njerëz flasin me vete dhe kjo nuk është ndonjë gjë për t’u shqetësuar.

- Doktor, të më falni, po nuk po më kuptoni… Problemi nuk është se flas me vete, por se muhabeti që bëj është shumë i mërzitshëm… Polici Një polic, lexon në gazetë: “Në të gjithë botën, një në pesë fëmijë të lindur, është kinez...”. Atëhere, i lumtur, ai i drejtohet së shoqes:

- Marta, e kupton sa me fat që jemi? Kemi tetë fëmijë dhe asnjëri prej tyre nuk na ka lindur kinez! Prostitutat Po vjen Viti i Ri dhe njëra prostitutë, pyet tjetrën:

- E ke menduar çfarë do t’i kërkosh Babagjyshit këtë herë?

- Sigurisht që 200 euro. S’kam ndërmend të bëj lëshime për askënd... Piloti Avioni ka një avari dhe nis të bjerë. Të gjithë pasagjerët janë të terrorizuar, kur dëgjojnë në megafon, zërin e komandantit:

- Mos u shqetësoni, por ndiqni udhëzimet e mia: Merreni pasaportën, futeni mes dhëmbëve dhe shtrëngojeni fort...

Stjuardesa, e habitur me këtë këshillë, e pyet:

- Më falni, komandant, po a ka ndonjë kuptim e gjitha kjo?

- Sigurisht që ka... E imagjnon dot sa e vështirë do të jetë të njihen kufomat pas rënies? Bjondia Një bjonde i afrohet policit dhe i thotë se i ka humbur qeni. Polici e këshillon:

- Mendoj se do të jetë mirë të vini një njoftim në gazetë.

- E kam menduar edhe këtë, zoti polic, por problemi është se qeni im nuk di të lexojë... Letër dashurie “E dashura ime! Të dua më shumë sesa mund të ta përshkruaj me të gjitha fjalët e botës. Për ty, do të ngjitesha në malet më të larta, do të kapërceja shkretëtirat më të mëdha dhe do të shkoja deri në Polin e Veriut. Të dua!”

P.S. Shihemi të dielën, po nuk ra shi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.