Lotaria Kombëtare njofton: Më 28 Dhjetor, shpërndahen 18 milionë lekë (të reja) në Loto

Intervista - - LOTARIA -

Lotaria Kombëtare, kompania më e dashur e lojërave të fatit në Shqipëri, sjell më datë 28 Dhjetor, surprizën më të madhe të festave të fundvitit: Një Super Short në Loto “6 nga 39”. Në këtë short do të shpërndahen te lojtarët plot 18 milionë Lekë (të reja), shumë kjo e cila do të shpërndahet patjetër, e garantuar.

Pra, edhe në rast se nuk do të ketë fitues të kategor- isë së parë (me 6 numra të saktë), e gjithë kjo shumë do të shpërndahet te fituesit e kategorisë pasardhëse.

Festat e fundvitit janë një periudhë shumë e veçantë, e mbushur me dhurata e surpriza pa fund dhe me sa duket, Lotaria Kombëtare ka vendosur të shtojë emocionet dhe të shpërblejë lojtarët e saj me këtë mundësi të mrekullueshme, plot 18 milion lekë (të reja). Kështu, në mbrëmjen e 28 Dhjetorit, do të ketë edhe një ose disa shqiptarë milionerë nga ky Super Short në Loto.

Shpërndarja e çmimeve

Shpërndarja e çmimeve është një procedurë që është kryer edhe më parë nga Lotaria Kombëtare. Kështu, sipas rregullave të lojës së Loto “6 nga 39”, nëse në shortin e kësaj jave (datë 28 Dhjetor), nuk do të ketë fitues me 6 numra të saktë, vlera prej 18 milion lekësh do të shpërndahet te fituesit me 5 numra. Në rast se do të ketë më shumë se një fitues me 5 numra, atëhere shuma do të ndahet në mënyrë të barabartë mes tyre.

Super Shorti

Të gjithë kanë mundësi të larta për fituar. Super Shorti i datës 28 Dhjetor 2014, do të jetë tepër i veçantë. Për të rritur edhe më shumë mundësitë e lojtarëve për të fituar, Lotaria Kombëtare ka vendosur që gjatë kësaj jave, të zhvillohet vetëm një short. Pra, në Super Shortin e 28 Dhjetorit do të marrin pjesë të gjitha biletat e Loto, të vlefshme gjatë kësaj jave (pra, nga data 22, deri më 28 Dhjetor 2014).

Shorti Loto në 2015

Shorti i parë në Loto për vitin 2015 do të zhvillohet ditën e diel, më datë 4 Janar, me një vendtakim të ri dhe me çmimin e parë që vazhdon të jetë shumë i lartë, më shumë se 10 milion lekë (të reja). Lotaria Kombëtare do ta informojë në vazhdimësi publikun dhe lojtarët e saj për të gjitha të rejat që ajo pritet të sjellë gjatë 2015, jo vetëm në Loto, por në të gjitha produktet e saj të ndryshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.