Bajazidi i del kundër Sulltanit

Intervista - - FAQE 1 -

Sulejmani mban zi për vde- kjen e gruas së tij. Nurbanuja i thotë Defnes se tashmë ka marrë fund era e Hyrremit dhe ka ardhur fundi për të e për Bejazidin, pasi e vetmja mbështetje për ta ishte Hyrremi dhe se tani ka filluar të fryjë era e saj.

Mihrimaja është shumë e dëshpëruar, por Gylfemi dhe Bejazidi përpiqen ta ngushëllojnë duke i thënë se duhet të bëhet e fortë për fëmijën që mban në bark. Edhe Selimi qan për të ëmën.

Zymbyli e pyet Fahrijen nëse Hyrremi është varrosur bashkë me unazën e saj, ashtu siç e kishte lënë amanet, por Fahrija i thotë se nuk ka parë asnjë unazë në gishtat e saj, kur e kanë larë. Zymbyli terrorizohet.

Në të vërtetë, unazën e Hyrremit e ka marrë Nurbanuja, e cila i thotë Xhanfedës se tashmë, pozicioni dhe unaza e Hyrremit janë të sajat. Xhanfeda i lutet që ta fshehë atë unazë, që ajo ia ka marrë Hyrremit nga dora... Zymbyli nis të hetojë bashkë me Fahrijen dhe mësojnë se në dhomë, përveç grave që e lanë, ka ardhur edhe Xhanfeda, duke thënë se do të këndonte Kuran për Sulltaneshën.

Zymbyli dhe Fahrija nisin të pyesin Xhanfedën në lidhje me vjedhjen e unazës, gjë që ajo e mohon kategorikisht, kur vjen Nurbanuja dhe u kërkon llogari se pse po merren me shërbyesen e saj. Zymbyli i thotë se ajo ka vjedhur unazën e Hyrremit dhe se me siguri, urdhërin e ka marrë nga Nurbanuja. Kjo e fundit kërcënon atë dhe Fahrijen, se tashmë nuk kanë askënd pas tyre, që t’i mbështesë, duke nënkuptuar kështu Hyrremin...

Mihrimaja i thotë Rustemit se është detyra e tyre ta mbështesin Bajazidin që ai të mos ndihet vetëm dhe Rustemi i thotë se do ta mbështesë jo sepse kjo është dëshira e saj, por sepse i ka premtuar Hyrremit.

Jesif Nesifi takohet me Gracian dhe e pyet se si po i shkojnë punët me Rustemin. Ajo i thotë se gjithçka po shkon shumë mirë, kur ai i kërkon të bëjë kujdes, pasi ata mbajnë anën e Selimit, kurse Rustemi mban anën e Bajazidit. Shumë shpejt do të ndodhë një stuhi dhe gjithçka do të kthehet në pluhur. Gracia nuk e kupton për çfarë e ka fjalën ai.

Hyrremi ka lënë nga një sënduk për secilin nga djemtë e saj. Brenda tyre, ata të dy gjejnë nga një parzmore dhe një letër, ku ajo u kërkon të mos luftojnë kurrë kundër njëri-tjetrit.

Sulejmani është mbyllur në dhomën e tij dhe nuk dëshiron të shikojë askënd. As fjalët e lutjet e Mihrimasë nuk e bëjnë të ndryshojë mendim. Ai jep urdhër që, që nga ai moment, askush të mos bëjë zhurmë, të mos dëgjohet asnjë tingull muzikor, të mos shihet as mëndafsh, as ar dhe as argjend dhe se të gjithë duhet të bëjnë një jetë të thjeshtë. Pastaj, ai shkon në dhmën e Hyrremit dhe nis të qajë mbi krevatin e saj.

Mihrimaja vendos të largohet nga pallati dhe nis debatin me Rustemin, ndërkohë që vjen Bajazidi. Bajazidi e pyet Mihrimanë se pse po largohet pikërisht tani që ka ardhur koha për të lindur dhe ajo thotë se dëshiron t’i qëndrojë pranë babait të saj. Bajazidi është i sigurtë se ka diçka tjetër që e ka mërzitur atë dhe i thotë se nëse shkaku është Rustemi, ajo nuk duhet të harrojë se ky është pallati i saj dhe se ai nuk do ta lejojë kurrë Rustemit të mërzisë motrën e tij.

Bajazidi i kërkon Atmacës që të vrojtojë sjelljen e Rustemit. Nurbanuja kërkon të flasë me fallxhoren e cila i tregoi Hyrremit për vdekjen e saj të shpejtë. Ajo e pyet gruan se çfarë i ka thënë Hyrremit dhe se çfarë shikon për të ardhmen. Gruaja i thotë se e ardhmja e dinastisë është në duart e luanit me krahë shqiponje, e cila tashmë e ka lindur trashëgimtarin. Nurbanuja thotë se luani me krahë shqiponje është emblema e vendit nga ajo ka ardhur...

Selimi takon Rustemin dhe i thotë se për sa kohë ai të mbështesë Bajazidin, është në krahun e të humburve. Ai i kërkon Rustemit që sa më shpejt të jetë e mundur, të kalojë në anën e tij. Në atë moment futet Bajazidi dhe e gjen Selimin aty. Kur ky i fundit ikën, Rustemi i tregn Bajazidit se ai kishte ardhur t’i kërkonte aleancë. Bajazidi i kërjkon Rustemit t’i qëndrojë pranë Mihrimasë.

Nurbanuja i tregon Xhanfedës e lumtur se çfarë i ka thënë fallxhorja, kur kujtohet se edhe Defne është nga Venecia. Mihrimaja i rrëfen Zymbylit se është e sigurtë që Rustemi e tradhton me Gracian.

Gracia i tregon Rustemit se Selimi ka një sënduk me disa fakte të cilat rëndojnë Bajazidin dhe nëse sulltani i shikon ato, e ardhmja e Bajazidit ka marrë fund. Rustemi i thotë Gracias se për ca kohë, ata nuk duhet të takohen.

Mihrimaja lind djalë dhe Rustemi nuk është aty. Zali shkon te Rustemi dhe i tregon për lindjen e djalit. Sulejmani shkon të urojë Mihrimanë.

Kur të gjithë ikin, Mihrimaja i bërtet Rustemit që nuk ishte i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij. Ajo ia bën të qartë se është në dijeni të lidhjes së tij me Gracian.

Bajazidi vjen dhe Rustemi i tregon se ka marrë vesh që Selimi ka një sënduk ku ka fakte me të cilat mund të akuzojë Bajazidi kur të vijë momenti. Rustemi thërret Lala Mustafanë. Ky i fundit vjen dhe thotë se nuk është në dijeni të atij sënduku, pasi Selimi nuk i beson më. Bajazidi është i bindur se edhe nëse Selimi do t’ia dorëzojë atë Sulejmanit, Lala do të dalë dëshmitar për të. Lala thotë se po.

Mihrimaja e pyet Zymbylin se çfarë do të kishte bërë Hyrremi po të kishte qenë në vendin e saj dhe Zymbyli i thotë se do të kishte folur me një gjuhë tjetër me Gracian. Kur zgjohet në mëngjes, Gracia e gjen shërbëtoren e saj të vrarë, në dhomën e saj. Zymbyli shkon te Mihrimaja dhe i thotë se Gracia e mori paralajmërimin...

Nipi i thotë Gracias se me siguri ky është një paralajmërim për të për shkak të lidhjes që ka me Rustemin. Gracia i thotë se tashmë nuk ndahet dot nga Rustemi dhe nipi i saj i thotë se duhet ta bëjë këtë nëse nuk do që të zërë vendin e shërbëtores së saj.

Selimi, i shtyrë nga Nurbanuja, shkon te Sulltani dhe i thotë se ka diçka për t’i treguar. Rustemi është i pranishëm, kur ai i tregon Sulltanit për sëndukun ku qëndron rroba që i ka sjellë Bajazidi, bashkë me letrën e tij.

Bajazidin e thërret Sulltani dhe ai i thotë Atmacës të thërrasin Lalën, pasi me siguri, Selimi ka nisur luftën e tij... Sulejmani nuk pranon që Bajazidi t’i puthë dorën dhe i kërkon atij t’i shpjegojë se çfarë është ajo letër që i ka nisur të vëllait. Bajazidi i shpjegon gjithçka dhe i thotë se dëshmitar ka Lalën. Ferhati thërret Lalën, i cili gënjen duke thënë se Bajazidi e ka detyruar të bëhet dëshmitar i rremë dhe se ai nuk ka ndërmend ta tradhtojë Sulltanin. Bajazidi shokohet dhe i bërtet Lalës, por Sulejmani zemërohet me të. Bajazidi thotë se Lalën e kanë blerë ose e kanë helmuar. I inatosur, Sulejmani u kërkon të largohen menjëherë, para se të bëjë ndonjë gjë me duart e veta...

Mihrimaja shkon të takojë Sulejmanin dhe i kërkon ta falë Bajazidin, pasi edhe Selimi është fajtor, por ai i kërkon të largohet dhe të kujdeset për fëmijët e saj. Zali i jep Rustemit një letër nga Gracia, e cila i kërkon të shkojë menjëherë tek ajo. Rustemi shkon në shtëpinë e saj, por atje gjen Selimin dhe Sokollun, të cilët e kërcënojnë se çfarë do të ndodhë me të nëse Sulltani mëson për lidhjen e tij të fshehtë. Selimi i kërkon që në këmbim të këtij sekreti, Rustemi të mbajë anën e tij.

Rustemi shkon te Sulejmani duke kujtuar premtimin që i ka bërë Hyrremit, se do të mbrojë djemtë e saj...

Sulejmani, i këshilluar nga Rustemi, e cakton Bajazidin në sanxhakun e Amasjas, ku më parë ishte Mustafai, që ai të zërë mend dhe të kuptojë se shumë shpejt mund të zërë vendin e Mustafait, ndërsa Selimin në Konia.

Mihrimaja i kërkon llogari Selimit për sjelljen e tij, por ai përpiqet ta kthejë edhe Mihrimanë nga vetja. Bajazidi i thotë Atmacës se nuk ka ndërmend t’i bindet të atit dhe se do të shkojë në Kutahja, megjithëse kjo do të jetë një tradhti e hapur nga ana e tij...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.