Ermal Mamaqi, sërish, artisti shqiptar më i mirë në Facebook!

Intervista - - JAVA VIP -

Batutat e tij janë një ilaç kundër stresit, për këdo që e ndjek dhe e pëlqen dhe emri i tij është i lidhur kaq ngushtë me humorin, sa edhe kur do të jetë serioz, vështirë ta marrë dikush seriozisht. Po flasim për Ermal Mamaqin, i cili edhe këtë vit, është renditur në vendin e parë si artisti shqiptar më i mirë në Facebook. Pas tij renditen: Genta Ismajli, Bleona, Alban Skënderaj, Elvana Gjata etj. Edhe njëherë tjetër, është Ermali që kryeson, gjë që tregon se humori i tij është i preferuari dhe se tashmë, ai i ka vjedhur zemrat e publikut që vazhdon ta mbështesë çdo ditë më shumë. Dhe, ç’është e vërteta, Ermali me “batutat e goditura” ka ditur të fitojë pëlqyeshmëri dhe dashamirësinë e së paku 1.660.000 fansave në Facebook. “Faleminderit që edhe ketë vit më keni lënë në vend të parë. Shpresoj t’jua shpërblej me të qeshura gjatë 2015-s”, ka thënë ai në shenjë falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur për të arritur deri këtu ku është sot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.