Kastro reagon për videon e skandalit seksual në QSUT

Intervista - - JAVA VIP -

Videoja skandaloze e ngjarjes që ndodhi në QSUT me të rinjtë që tentuan të abuzonin seksualisht me shoqen e tyre e cila ishte shtruar aty pas humbjes së ndjenjave nga konsumimi i lartë i alkoolit, shkaktoi një reagim publik të menjëhershëm. Ndër ata që reaguan ndaj kësaj ngjarjeje ishte edhe Klevis Bega, i njohur si Kastro. Reagimi i tij ka qenë surprizë për të gjithë sepse ndërkohë që të tjerët i dënonin dhe i fyenin rëndë djemtë protagonistë të videos, Kastro del në një këndvështrim tjetër të ngjarjes duke u shprehur se vajza do të ketë konsumuar shumë lëndë narkotike, hashash dhe është thjesht një minorene e cila mbase të nesërmen, pasi videoja ka qarkulluar në gjimnazin e saj, është ndjerë krenare. “Jemi pjella dhe produkte të një sistemi ku ende vuhet për seks. Gjithsesi, drejtësia le të japë vendimin e duhur”, ka përfunduar Kastro, i cili është dalluar gjithnjë për mendimet e tij kontraverse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.