Sali Berisha bëhet dragua!

Intervista - - JAVA VIP -

E mbani mend taksistin e famshëm në Tiranë?! Po tatuazhin e tij të veçantë, që bëri shumë bujë? Taksisti, atëhere u shndërrua në personin më të përfolur të momentit me llojin e tatuazhit që kishte bërë. Pas humbjes që pësuan demokratët në zgjedhje, ai zgjodhi ta bënte tatuazh në trup portretin e Sali Berishës dhe menjëherë pas këtij veprimi, u përball me vlerësime, por edhe me kritika të shumta. Dhe, duket se kanë qenë këto të fundit ose ndonjë zhgënjim i mundshëm nga politikani i tij i preferuar, arsyeja që e ka bindur djalin të marrë vendimin për ta korrigjuar tatuazhin, duke bërë një dragua në vend të tij. Për të realizuar këtë, atij i është dashur t’u nënshtrohet disa seancave, derisa dragoi ka marrë formën e tij të plotë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.