Tani, mund të luani me zogun e Tunës!

Intervista - - JAVA VIP -

Kështu si e ka nisur Tuna me zogun e saj që arriti ta bënte aq të famshëm, nuk do të çuditeshim edhe sikur ai të futej në librin Guiness. Kudo flitej për të, me humor apo ironi, madje disa nga koleget e saj, filluan ta imitonin, bile edhe të bënin këngë me këtë titull. Jemi të sigurtë se do të çuditeni po aq sa ne, kur të mësoni se fama e tij ka arritur deri në lojërat elektronike, pasi një djalë shqiptar ka krijuar lojën me emrin “Zogu i Tunës” dhe kushdo mund ta shkarkojë atë përmes aplikacioneve “Play Store”. E dimë që u bëtë kuriozë dhe keni nisur tashmë ta shkarkoni lojën në fjalë. Së paku, për djemtë, mund të vëmë bast.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.