Ermal Fejzullahun e kritikon i biri

Intervista - - JAVA VIP -

Ermal Fejzullahu është një këngëtar që ka një karrierë prej vitesh mbi supet e tij. Në daljet e tij të para, atëhere kur ishte djalë i ri adoleshent dhe me shumë zemra femrash të rrëmbyera, ishte në kulmin e tij. Por edhe pas kaq vitesh, kur Ermali ka krijuar familjen e tij dhe është babai i tre fëmijëve, nuk e ka braktisur muzikën. Karriera e tij vazhdon të jetë e ngjeshur me këngë të reja, bashkëpunime dhe koncerte të shumta, por kjo gjë duket se e shqetëson djalin e tij, Artin. Duke parë se i ati nuk është shumë i pranishëm në shtëpi, ai i ka thënë këtij të fundit: “Ba, ti nuk po vjen më në shtëpi, por veç po këndon”. Këngëtari ka mbetur mjaft i prekur nga këto fjalë të të birit, duke u shprehur se po punon edhe për atë.

Një këngëtar e ka të vështirë t’i kushtojë kujdesin e duhur edhe jetës personale e familjare, kur pjesën më të madhe të kohës ia merr muzika. Gjithsesi, Ermali ka krijuar një familje të lumtur dhe shumë shpejt, edhe Arti do ta kuptojë angazhimin e të atit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.