Maria qëllon Monserratin

Intervista - - TELENOVELA -

Alehandroja i tregon Rozarios se testi i ADN-së tregon që ai nuk është djali i Beniaminit. Rozario i betohet se ajo nuk ka qenë një femër e përdalë dhe se nuk ka fjetur me njeri tjetër përveçse me Beniaminin. Ajo e këshillon të shkojë e të pyesë At Anselmon, nëse nuk arrin dot t’u besojë fjalëve të saj. Alehando i beson. Policia është vënë në lëvizje për ta arrestuar atë për helmim të Beniaminit, ndaj ata janë të detyruar të braktisin fermën menjëherë. Alehandro është i vendosur të mos e lërë Pedron që ta çojë edhe një herë në burg...

Hoze Luisi vjen dhe i thotë Alehandros se Monserrati është në rrezik. Alehandro i tregon se ai po përpiqet t’u fshihet policëve dhe i lutet Hoze Luisit ta gjejë Monserratin dhe ta sjellë në vendin ku do të fshihen ata. Alehandro bën një video me telefon me të cilën Hoze Luisi do ta bindë Monserratin se ai po thotë të vërtetën.

Monserrati i premton Karlotës se do t’i gjejë fustanin e përkryer të nusërirë. Ato shpenzojnë të gjithë ditën dhe Karlota provon fustan pas fustani, derisa më në fund, e gjen atë që po kërkonte. Ajo është shumë e lumtur, ndërsa e shikon veten e saj në pasqyrë me fustan të bardhë dhe me unazën e fejesës në gisht...

Monserrati dhe Karlota përfundojnë shopingun dhe shkojnë në shtëpi. Atje i pret Graciela, e cila i tregon së bijës se rezultati i analizës së ADN-së tregon që Alehandro nuk është djali i Beniaminit.

Maria vendos edhe një herë parukën e saj bjonde dhe fshihet aty pranë. Ajo i drejton pistoletën Monserratit dhe e qëllon drejt e në zemër. Monserrati bie përtokë, ndërsa Graciela nis të thërrasë si e çmendur për ndihmë. Në atë moment, vjen Hoze Luisi, por është shumë vonë, sepse Maria ka arritur të largohet pa e parë askush.

Alehandro dhe Makario shkojnë në shtëpinë e At Anselmos dhe shohin se shtëpia është bosh. Ata nisin të pyesin veten se ku mund të jetë At Anselmo.

Maria kthehet në klabin e stripit dhe heq parukën. Ndërsa shikohet në pasqyrë, i kujtohet fëmijëria, dita kur ka mbajtur për herë të parë një pistoletë në dorë. Ka qenë atëhere kur ia ka dhënë xhaxhai i saj, i cili i ka thënë se, kur të qëllojë, duhet të qëllojë për vdekje! Xhaxhai i saj duhet të jetë shumë i lumtur ndërsa e sheh nga bota tjetër, pasi ajo është shndërruar në një vrasëse, tamam si ai.

Graciela shkon në spital dhe ndihet tmerrësisht keq edhe për faktin që ata nuk mund të lidhen me Alehandron sepse telefonin e këtij të fundit e ka Hoze Luisi. Ndërsa është nën operacion, Monserrati shikon të atin, Lauron, në Parajsë...

Policët janë rrugës, ndërsa Nadia dhe Viktori përpiqen ta shtyjnë Alehandron të arratisen menjëherë, para se të jetë shumë vonë, por Alehandro refuzon të largohet pa Monserratin dhe fëmijën e tij. Viktori i përgjigjet se edhe fëmija i tij i palindur është po aq i rëndësishëm, gjë që e nervozon Alehandron, i cili nis të grindet keq me Viktorin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.