Misteri i orgazmës femërore

Intervista - - INTIMITET -

Seks dhe vetëm seks? Sigurisht, jo, dëshirat e burrave janë shumë më të ndërlikuara se kaq! Ja, disa gjëra që burrat i duan, por nuk guxojnë t’i kërkojnë, ngaqë janë shumë të turpshëm, modestë, apo krenarë...

1. Ai dëshiron që partnerja të dijë se ai e do

Ai mund të sillet çuditshëm, apo t’i mungojnë fjalët, por i pëlqen të mendojë se ju e dini sa shumë ju do. Është e vërtetë, ju mund ta shihni në qëndrimin e tij, apo ta ndjeni në heshtjen e tij.

2. Ai do që ta merrni nganjëherë ju në dorë

drejtimin e situatës

Ai mund të jetë një udhëheqës i lindur, por kjo nuk do të thotë se do të drejtojë vetëm ai. Befasojeni... sidomos në shtrat. Ai do të bjerë pre e magjisë suaj.

3. Ai kërkon respekt

Ai është shumë i ndjeshëm dhe nuk i pëlqen kur tallen me të, edhe për shaka. Ai do respekt, jo tallje. Mund të duket plot besim në vetvete, por i pëlqen që ju ta respektoni për atë që është... përfshi këtu edhe defektet!

4. Ai do që ta admirojnë

Atij i pëlqejnë komplimentet dhe shumë, bile. Shiheni me admirim dhe ai do të ndjehet i lumtur. Ai do ta bëjë partneren të ndjehet e kënaqur, si në jetë, ashtu edhe në shtrat.

5. Ai do të rrijë me ju

Ai është i pavarur, por i pëlqen t’ju ketë pranë. Bile, ka raste kur atij i pëlqen (pa guxuar ta kërkojë), që ju të rrini pranë e pranë në kolltuk, duke parë ndjeshjen, ose të luani bashkë futboll (megjithëse ju nuk jeni e mirë në këtë lojë).

6. Ai do të ketë pranë një

grua të bukur

Kur është beqar, ai mund ta ketë këtë për mburrje, por në përgjithësi, një burri i pëlqen ta admirojë partneren e tij. Ai nuk do pranë vetes një modele kockë e lëkurë, apo një grua që lyhet e zhgërryhet gjithë kohën, por thjesht një grua që ta ndjejë veten mirë ashtu siç është. Gjëja më e keqe për të është të ketë pranë një grua të fiksuar pas peshores dhe vazhdimisht, në dietë.

7. Ai do që ta inkurajojnë

Ai nuk do ta pranojë kurrë këtë, sidomos me shokët, por partneri juaj ka dyshimet e veta. Nganjëherë, ai ngrihet nga gjumi në mes të natës, duke parë tavanin, me mendime të këqija në kokë. Në këto kohëra ankthi, ajo që e ndih- mon më shumë është mbështetja juaj. Ai ka nevojë që ju ta mbështesni në vendimet e tij.

8. Ai do të ndjehet i vlerësuar

Meqë ai nganjëherë ka dyshime, nuk e merr si të mirëqenë dashurinë tuaj, megjithëse mund të duket kështu. Ai ka nevojë për një “faleminderit nga ju”, fjalët tuaja të ëmbla dhe buzëqeshjen tuaj. Atij i pëlqen kur ju i shprehni mirënjohjen tuaj nëse ju ka ndihmuar për diçka.

9. Ai do t’ju bëjë të qeshni

Kur ai ia del mbanë t’ju bëjë të qeshni, është si një fitore e tij personale, që e bën të ndjehet krenar. Atij i pëlqen të qeshë me ju dhe sensi juaj i humorit.

10. Ai do një partnere

të pavarur

Nëse rrini gjithmonë në pritje që t’ju marrë ai në telefon, apo nuk keni jetë tjetër, përveçse asaj që jetoni me të, atij mund t’i dukeni e mërzitshme. Atij i pëlqen që partnerja të jetë projekte të vetat (bile është krenar për këtë!) dhe që ajo mund të kujdeset për veten. Sigurisht, i pëlqen edhe ta mbrojë partneren, por ai nuk do ta lërë pa krahë. Atij i pëlqen një vajzë e pavarur, jo një që nuk merr dot frymë kur ai nuk është me të.

11. Atij i pëlqen të hajë

Atij i pëlqen që ju të hani pa llogaritur çdo kalori dhe çdo gramë yndyrë. Atij vetë i pëlqen të hajë e të shijojë ushqimin dhe jo të numërojë kaloritë që gëlltit. Mbi të gjitha, ai do që të hajë i qetë, pa u ndjerë i gjykuar apo i komentuar nga ju, sikur të ishit një nutricioniste.

12. Atij i pëlqen të ndjehet i dëshiruar

Nga ju... dhe nganjëherë, edhe nga gratë e tjera, megjithëse këtë nuk do ta pranojë kurrë, sidomos para jush! Atij i pëlqen të shohë se është ende i aftë të tërheqë vëmendjen e grave të tjera dhe... mos harroni t’i hidhni nja dy shikime të zemëruara në këtë rast, sepse i pëlqejnë.

13. Ai do të tregojë se edhe ai ka ndjenja

Ai do të donte të qante pa u shqetësuar se ju mund të talleni me këtë shprehje ndjenjash dhe ta manipuloni. Nuk e ka të lehtë të tregojë anën e tij të ndjeshme dhe me siguri, nuk do ta marrin për njeri të dobët.

14. Ai do të relaksohet

Për të, fundjavat janë bërë për t’u relaksuar dhe relaks nuk do të thotë të shtroni dreka dhe darka, të shkoni në kinema, të pastroni shtëpinë, apo të dilni nga shtëpia çdo javë. Relaksi do të thotë... asgjë; planet nuk lejohen.

15. Ai do që të flasë

Partneri juaj nuk ka frikë nga diskutimet. Zgjidhni një subjekt që atij i pëlqen dhe do të shihni sa do të flasë. Thashethemet nuk i pëlqejnë dhe ai nuk do të flasë për orë të tëra për gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën. Gërmimi në të kaluarën dhe nxjerrja në shesh e mërive të vjetra, nuk i pëlqen. Mos hezitoni t’i thoni si e keni kaluar ditën, por anashkaloni detajet... atij nuk i intereson në çfarë ngjyre i ka lyer flokët kolegia juaj.

16. Ai do të rrijë

ashtu si është

Atij nuk i pëlqen të ndryshojë... përveçse nëse e vendos vetë. Nëse ju mundoheni ta shndërroni në dikë që nuk është, mos u çuditni nëse zemërohet.

17. Ai do të ndjejë se është i aftë t’ju mbrojë

Ai ndjehet mirë kur ju mbron. Megjithëse i pëlqen fakti që ju jeni një grua e pavarur, ai do të tregohet i aftë t’ju mbrojë dhe do të bëjë gjithçka që ta realizojë diçka të tillë. Ai do që ju të dini se mund të mbështeteni tek ai kur keni nevojë dhe që mund t’ju nxjerrë nga situatat e vështira, nëse nevojitet.

18. Atij i pëlqejnë sms-të e prapa

Atij i pëlqen kur ju i dërgoni sms seksi, duke theksuar planet që keni bërë për në mbrëmje. Ai nuk e pranon, por këto sms të shkurtra, ia sjellin mendjen vërdallë. Pika G, orgazma vaginale, klitoridiane... kënaqësia femërore ka ngjallur debate të shumta. Në studimet e fundit, flitet më shumë për “zonën G” sesa për “pikën G”. Çfarë thonë ato?

ORGAZMË KLITORIDIANE APO VAGINALE?

Klitorisi, kjo pjesë e trupit të femrës, megjithëse është zbuluar në vitin 1559 nga mjeku italian Mateo Realdo Kolombo, është injoruar për shumë shekuj. Duhej pritur viti 1998, që një përshkrim i saktë i anatomisë së tij të publikohej nga Helen O’Konell, urologe në Spitalin Mbretëror të Melburnit, Australi dhe viti 2005, që të bëhet skaneri i parë i organit në ereksion.

Duke filluar nga viti 2008, gjinekologia-obestetër, Odilë Byison dhe kolegu i saj, Pier Foldes, që «riparojnë» gratë që kanë pësuar eksizim (prerje të klitorisit), zhvillojnë kërkime në lidhje me mekanizmat e kënaqësisë femërore. Ja, si shprehen ata: “Nuk ekziston orgazma klitoridiane dhe vaginale, që të dyja janë të lidhura dhe klitorisi zë një vend qendror në kënaqësinë e gruas”.

Orgazma femërore, pika kulminante e eksitimit seksual, që vjen si pasojë e stimulimit të një apo shumë zonave erogjene, shfaqet me anë të kontraksioneve muskulare të zonës së poshtme të legenit, me kohëzgjatje dhe shpeshtësi të ndryshueshme. Ndërsa në tru ajo vepron në sistemin limbik (përgjegjës për nuhatjen, kujtesën dhe rregullimin e emocioneve) dhe sistemin e trurit të lidhur me kënaqësinë.

«Kënaqësia femërore është prezantuar gjithmonë më e pasur se ajo mashkullore». Ende tabu, kënaqësia klitoridiane përbën një burim bllokimi apo shqetësimi te disa gra. Leonora, 32 vjeçe, e martuar që prej 14 vjetësh, rrëfen: «E kam arritur gjithmonë orgazmën duke u masturbuar, por ndjeja gjithashtu edhe kënaqësi gjatë penetrimit. Një ditë diskutova me një shoqe, e cila më tha se isha klitoridiane. Kjo më shqetësoi, sepse më dukej e ndërlikuar të dalloje qartë këto dy tipe kënaqësish. Për disa kohë, mendova se isha gabuar dhe nuk e kisha provuar orgazmën e vërtetë».

Një gazetare televizive, specialiste në këtë fushë, thotë se «kënaqësia femërore është paraqitur si më e pasur se ajo mashkullore (orgazma të shumëfishta, gra-shatërvan), por e zbutur nga fakti që është e vështirë të arrihet. Disa thonë bile se gratë janë të ndërlikuara dhe kanë nevojë të jenë të dashuruara për të arritur orgazmën. Ideja e një pike G, që e bën kënaqësinë femërore po aq mekanike sa ajo mashkulore, u fut frikën këtyre të fundit».

MITI I PIKËS G

Termi i pikës G, që është përdorur për herë të parë në vitin 1981, nga kërkuesi amerikan, Frank Adiego, i referohet punës pioniere të shkencëtarit gjerman, Ernst Grafenberg në vitet ‘50 dhe përcakton një zonë të vaginës, e cila, nëse stimulohet, sjell orgazmën. Në vitin 2012, amerikani Adam Ostrencki, i Institutit të Gjinekologjisë Shën Petersburg, në Florida, zbuloi një kavitet të vogël afër hyrjes së uretrës. Pa dyshim, është pika e famshme G. Këshillat për gjetjen e saj mbushin kolonat e revistave për gra, si kur janë vetëm, ashtu edhe me partnerin, duke treguar edhe pozicionet e seksit që favorizojnë më shumë eksitimin e saj. Sipas disa specialistëve, ky kërkim i saj i shfenuar i bën gratë të ndjehen fajtore. Disa prej tyre lexojnë aq shumë artikuj mbi këtë subjekt, sa ndjehen të shqetësuara apo anormale që ende nuk e kanë gjetur të tyren.

ZONA APO PIKA G?

Verën e shkuar, studiues italianë të universitetit Tor Vergata në Romë, zbulojnë ekzistencën e një zone më të gjerë të quajtur «kompleksi CUV» (klitorisi, uretra, vagina) që është përgjegjëse për orgazmën. Edhe disa specialistë i janë bashkangjitur kësaj teze dhe shpjegojnë aftësitë erogjene të kësaj zone nga prania e mbeturinave prostatike. Kur formohet embrioni, themele anatomike të ngjashme zhvillohen si te vajza, ashtu edhe te djali. Pas stadit të diferencimit seksual, mbeturina të prostatës mund të mbeten mes pareteve vaginale dhe uretrës. Në moshë të rritur, kjo zonë e përbërë nga këto mbetje, mund të jetë më e ndjeshme te disa gra. Pra, misteri u zgjidh... të paktën deri në studimet e ardhshme mbi këtë subjekt...

19. Atij i pëlqen ta udhëheqin

Partnerit tuaj i pëlqen kur ju i thoni se çfarë dëshironi në shtrat. Atij i pëlqen kur ju e udhëhiqni, në mënyrë që t’ju çojë në qiellin e shtatë. Kjo i shton besimin në vetvete dhe e bën të ndjehet një “burrë i vërtetë”.

20. Atij i pëlqen butësia

Ai mund të veprojë si një maço i vërtetë dhe të bëjë pompa, por mos u gënjeni prej kësaj. Burrave u pëlqen t’i përqafojnë. Dora juaj në krahun e tij e bën të ndjehet i sigurtë dhe prekja e butë e buzëve tuaja në qafë, e eksiton. Kështu, pra, duajeni me ëmbëlsi dhe butësi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.