IP

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Më duket mua apo në Shqipëri festohen shumë festat, edhe pse shumica edhe bukën mezi e sigurojnë? E bëjmë sepse jemi qejflinj, apo për inat të njëri-tjetrit, si mendoni ju? Arturi.

- Po ça thua mo Artur, se festohen me gjatë apo hanë më shumë? Ne nuk kemi të hamë gjatë gjithë vitit, prandaj edhe biem në ushqim për festa. Pastaj, nuk zgjasin shumë festat te ne, kur njerzit edhe ditën e Krishtlindjeve punojnë. Arti.

- A nuk mendoni se është faji i ish-Kryeministrit, për gjendjen e mjeruar monetare në të cilën gjendemi tani me gjithë këto fatura dritash që po paguajmë? Bashkimi.

- Në çdo vend të botës paguhen dritat. Altin Spahiu.

- Po pse i lini pa paguar? A doni drita? Paguani që t’i keni. Kristi Kejsi.

- Për atë punë, faj ka pak edhe Skënderbeu. Alfred Misku.

- Mire e ke Bashkim, unë them se dhe Ahmet Zogu ka pak faj, gjithashtu. Ilir Sheri.

- Kjo qeveri erdhi me premtimin se do të korrigjonte gabimet e qeverisë së kaluar dhe jo të justifikohet me gabimet e qeverisë së kaluar. Kujtim Kaleshi.

- Po, më se normale. Groso.

- Të shkuara Bashkim, mos u mërzit. Rafael Tahiraj.

- O Bashkim, ti qenke? Sa pyetje me spec mer daje. Linda Anastasi.

- Po pra, faji i tij është. Ne të tjerët që kemi paguar deri tani,

Eros paskemi qenë budallenj. Ec ore injorant, paguaj atë që bleve. Dashke qyl zotrote. Izabela Bela.

- Ish- kryeministri e shihte gjendjen në të cilën ishte Shqipëria që nuk ishin në gjendje të paguanin. Ky rob koti, mirë që dritat duhen paguar, por ta ulë çmimin e energjisë e jo ta ngrejë. Më shumë se gjysma e Kukësit lek borxh po marrin me pagu dritat se këta morracakët policë rrinë në fund të pallatit si killera. Kjo është poshtërsi të paguash edhe vitet e mëparshme! Po ça është kjo, ç’i duhet këtij po do ta paguajnë dhe fëmijët e tyre siç po jua merr Zoti përditë. Të gjithë këto kriminelë që po tallen me familjet tona, me pleqtë pensionistë... Alketa Elezi

- Në qoftë se bashkëshorti do t’ju thoshte “nuk ke nevojë të punosh sepse unë jam biznesmen”, ju, si do të vepronit? Do ta pranonit këtë ofertë apo dëshironi të jeni të pavarura? Eda.

- Varet se si e thotë ai këtë gjë dhe në çfarë situate! Por, gjithsesi, puna duhet për të dy partnerët për të krijuar një ekonomi të ekuilibruar dhe për të shmangur konfliktet në çifte e shumë arsye të tjera. Aljna Lleshaj.

- Sigurisht, do të punoja. Xristina Shkëmbi Papadimitriou.

- Miq, kjo është hera e fundit që komunikoj me ju për këtë vit. Ju uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri dhe kam një pyetje për ju: Ku do t’i kaloni festat e fundvitit? Ardi bosi.

- Unë i kalova me njerëzit e mi në Shqipëri, edhe pse jetoj jashtë. Edhe pse do vija për vetëm pak ditë, erdha, sepse vetëm aty ia kaloj shumë mirë, se ngrohtës- inë që të jep familja, nuk ta jep askush në botë. Elle.

- A ju ka ngelur ndonjë peng nga viti i kaluar? Lozonarja.

- Aman, moj lozonjare, se më ngeli merak diçka që ka të bëjë me fatin. Pra, sa herë kam luajtur llotari, si nuk e kap një herë?! Aman mi goce ça fat m... është ky?! Grrrrrrrrrr. Nejse do mundohem se mos e kap këtë vit, e viti që kaloi iktë dhe mos u ktheftë! Ardi.

- A i falni personat që ju lëndojnë, apo hakmerreni ndaj tyre? Elsa.

- Duhet të dini që nuk është nevoja të bëni asgjë, sepse hakmarrja më e mirë ndaj tyre është të mos merresh kurrë me ta. Atëherë do zihen nga nervat që nuk bëmë asgjë për t’u hakmarrë dhe çmenden fare. Sa herë e kam bërë, më janë kthyer mbrapsht, duke m’u lutur për t’i falur, por ujku qimen e ndërron, por vesin s’e harron. Elle.

- Po luftojmë korrupsionin thotë ky i yni, besoj e kuptoni se kush, po këtë gjë po e bën me varfanjakët e shkretë, popullin. Po me shtetin vetë, kur do merret? Po me spitalet, ku po vdesin njerëzit, po nuk pagove? Pse nuk merret me këto, por i bie në qafë popullit të shkretë? Agimi.

- Aman, more Agim, sikur vetëm këtu ndodhin këto?! Kudo në botë kështu ndodh dhe të gjitha pasojat i paguan vetëm populli. Këtu, nxënësi i Krishtit e shiti për një dorë parash. Nuk i intereson tjetri, por vetëm si të bëhet më i pasur dhe të jetë sa më gjatë në pushtet. Bashkimi.

- Pse pothuajse 70 % e femrave kërkojnë djem me biznes për t’u lidhur? Mendoni që pasuria është gjithçka në një lidhje?

- Nuk po ndodh vetëm tani, por gjatë gjithë jetës. Mbase nuk shikonte vajza për pasuri, por prindi gjithmonë është munduar që ta japë vajzën në një familje të pasur, këtë e kemi marrë nga prindërit tanë që na sugjeronin të gjejmë një person të pasur, që të kemi një jetë më të sigurtë. Kjo nuk ndodh vetëm më ne gocat, por në ditët e sotme edhe çunat po shikojnë të martohen me goca të

pasura.

Elle.

- Kush janë më të besueshëm në një lidhje, ata që pyesin orë e sekondë “ku je?”, apo ata që të lënë të lirë, jo në kuptimin e keq, por që respektojnë hapësirën tuaj? Zamira.

- Për mendimin tim, më të bësueshmit janë ata që të lënë të lirë dhe e kuptojnë që je një pjesë e jetës se tjetrit dhe jo vetë jeta e tyre. Kur e lënë të lirë tjetrin dhe tjetri e respekton këtë gjë, është shumë më mirë për lidhjen e tyre se do të ketë jetë të gjatë. Flora.

- A do t’i tregonit vëllait tuaj nëse shikoni nusen e tij që po e tradhton? Si do të vepronit? X vajzë Fier.

- Do ndihesha në një pozitë shumë të vështirë, por nuk do kisha kurajon për t’i thënë asgjë. Ajo që do të bëja është që do ta kapja nusen dhe do ta sillja në rrugë të drejtë pa u marrë vesh më jashtë. Por vëllait nuk do t’i tregoja kurrën e kurrës. Elle.

- A do të ndiheshit të lumtur apo do t’ju vinte keq po të mbyllej Facebooku përgjithmonë? Ardi Bosi.

- Mua do më vinte shumë shumë keq vetëm për arsyen se me kushërinjtë që jetojnë jashtë kam komunikim dhe nuk do doja t’i humbisja, pasi ndodhen shumë shumë larg nga vendi ynë. Flora.

- Cilin spektakël humori pëlqeni më shumë, “Al Pazarin”, “Portokallinë” apo “Apartamentin 2 XL” dhe pse? Ardi Bosi.

- Të them të drejtën, që të tre spektalekt më pëlqejnë, secili ka shumë gallatë dhe në ditët e sotme kemi nevojë për të qeshur, pasi problemet na kanë mbytur. Pra, faleminderit që i kemi, se për pak shkojmë në momente magjike dhe harrojmë hallet. Klevi.

- Nëse i dashuri apo e dashura juaj do ju tradhtonte, ju, si do të reagonit? Dolce Baci.

- Po çfarë mund të bëjë një person i cili është i tradhtuar, veçse të ndahet dhe të vazhdojë jetën e tij apo të saj, në rast të kundërt?! Kur një person të tradhton, ka të bëjë jo vetëm me të, por edhe me bashkëjetuesin, kështu që fajin e kanë të dy. Unë

lidhur me dikë tjetër dhe më ka harru, por a duhet ta bëj unë një kërkim rreth saj, sepse më ngelet peng? Ju, si do të vepronit?

- Kërkoje se nuk i dihet, por merri parasysh të gjitha. Grifsha Durrës.

- Bëj një herë stërvitje në

pi

- Do ta falnit partneren tuaj nëse ajo ju ka gënjyer për të kaluarën e saj? Më tha që nuk kishte pas asnjë lidhje, por në fakt kishte pasë dhe nuk ishte ashtu siç mendoja. Mondi.

- Po aq më mirë, mo shoku, se nuk u lodhe fare; e di ti se për ku e kam fjalën. Hahahaha. Vagabondi.

- Nëse kuptoni që një pjesëtar i familjes tuaj ka bërë një krim, a do ta denonconit në polici? Si do vepronit? X Durrës.

- Sigurisht që do ta bëja, se krimi është krim dhe po e mbajta të fshehur, edhe pse është pjesëtar familjeje, prapë do vijë një ditë që do ta bëjë sërish. Kështu, do ta bëja, edhe pse më dhemb. Lolita.

- A jeni pro ribashkimit të një çifti që është ndarë për shkak të dhunës në familje, por që fëmija ia kërkon ribashkimin? Lindita.

- Jo, jo, jo, nuk do ta bëja kurrë në jetë këtë gjë. Në radhë të parë, më mirë se mund ta dijë nëna, nuk mund ta dijë askush. E dyta, një person i dhunshëm nuk ndryshon dhe prapë do ta bëjë, kështu që nuk do t’i futesha fare këtij muhabeti. Studentja.

- Kam një pyetje për femrat: A jeni zënë ndonjëherë me një

futboll, pastaj kërkoje. Messeli Jonni.

- U poqën fiqtë Gjino. Spiro Thanasi. - Histori prekëse. Jori Fier. - Kërkoje djalosh. Lidhesh apo nuk lidhesh me të, të paktën nuk do të të ngelë peng në zemër. Marsiania

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.