Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Shkela lulet - Para dy netësh pashë në ëndërr sikur po shkoja te dajat e mi. Shkova atje dhe vendi ishte i mbushur me lule. Unë nuk doja t’i shkelja, por ishte e pamundur, ndaj shkelja mbi to, por çuditërisht, nuk prisheshin, merrnin sërish formën që kishin më parë. Një zë më thoshte: “Duhet të rrini me to, ju u përkisni atyre”. Më zuri frika nga kjo ëndërr. Mos vallë do vdes?

- Mos kini frikë, nuk do të vdisni, kjo ëndërr s’ka lidhje fare me vdekjen. Lulet simbolizojnë dhembshurinë, ndjeshmërinë, butësinë, kënaqësinë, bukurinë, pra, në varësi të pjesës tjetër të ëndrrës, ka një mesazh të qartë në ëndrrat me lule. Fakti që keni shkelur lulet, tregon që shpeshherë, ju i ndrydhni ndjenjat tuaja sepse keni frikë të shfaqeni siç jeni. Megjithëse mendoni se nuk po e lëndoni veten, ju përsëri ndiheni e shtypur në shpirt. Lëreni veten të lirë, shprehni çfarë ndjeni dhe jeta juaj do të marrë kthesë më aktive dhe më të bukur, ashtu si vetë lulet.

Halla me vello - Përshëndetje! Jam një vajzë që kam parë në ëndër sikur po martohej halla ime. Ajo është e madhe në moshë dhe është akoma beqare. Ditën e dasmës, më kërkoi vetëm mua dhe motrës që të hynim në dhomën

e saj, askujt tjetër. Mbaj mend që kur u futëm brenda, ajo ishte veshur me vello dhe na afroi pranë vetes. Ju lutem, a mund të ma shpjegoni ç’do të thotë? - Një ëndërr e tillë tregon disa ndryshime në jetën tuaj, jo të hallës. Ju keni parë hallën, gjë që tregon se ajo vetë si person është shumë e pastër, e çlirët dhe shpesh, naive, gjë që ndikon jo mirë në jetën e saj sepse ia marrin për dobësi dhe mundohen ta lëndojnë. Ju vetë do të keni ndryshime të mëdha e pozitive në jetë.

Vëllai do vriste të

shoqen - Pashë sikur vëllai im më tha që do të vriste gruan se kishte bërë diçka. Unë e dëgjova dhe po shkoja që t’i thoja asaj, pastaj vëllai po më ndiqte. Shkova te burri dhe i thashë se do t’i thoja diçka. Më pyeti se çfarë dhe unë i thashë: “Mos bërtit!”. Aty pashë dorën e vëllait në derë me dorashka. Po më shikonte me shumë urrejtje. Pastaj e pashë veten që ai po më gjuante shumë fort. Unë kisha shumë dhimbje dhe kërkoja ndihmë. Aty ishte një dhomë me të rinj, që disa i njihja, disa jo dhe kërkoja ndihmë, por askush nuk u ngrit. Po shikoja këmbët e mia

që po më kullonin ujë e jo gjak dhe qaja aq shumë, saqë më zgjoi burri se po qaja me zë. - Vëllai juaj do të kalojë një siklet familjar (mund të jetë një keqkuptim, një grindje familjare etj.), ndërsa ju vetë do të kaloni një siklet shëndetësor, që mund të jetë grip ose dhimbje reumatizmale. Dhimbja tregon sikletin shëndetësor, ashtu si edhe këmbët tuaja, që i keni parë duke ju kulluar ujë. Megjithatë, e qara me zë në ëndërr tregon çlirim nga të gjitha sikletet që do përjetoni apo keni përjetuar tashmë në realitet.

Flija në varreza - Kam parë në ëndërr sikur po flija në varrezat e një fshati tjetër, por nuk e di me kë isha sepse nuk i mbaj mend. Pas pak u çova dhe u thashë se nuk po më merrte gjumi sepse kisha frikë. Pastaj vazhdova rrugën. Përpara më dukej se më dilnin përsëri varreza dhe i thoja vetes: “Unë nuk trembem sepse besoj në Zot dhe ai më ndihmon mua”. Ndonjëherë, sikur fluturoja për të kaluar pengesat. Çfarë kuptimi ka?

- Fjetja në varreza tregon njëfarë pasiviteti, brenga të së kaluarës që ju kanë ngelur të pazgjidhura dhe shumë frikë për të ardhmen. Nga ana tjetër, ëndrra paraqet edhe fundin e një sjelljeje që ju ësh- të bërë monotone, si edhe fundin e shqetësimeve. Do të keni një rilindje të brendshme, gjë që do të ndikojë në ndryshime pozitive në të ardhmen. Për momentin, mund të ndiheni i trishtuar, por me kalimin e kohës, gjithçka do të zgjidhet ashtu siç dëshironi ju.

Shoh ëndrra që

përsëriten - Çfarë kuptimi ka të shohësh në ëndërr të njëjtin person pothuajse çdo natë? Më duket sikur më përndjek dhe nuk më lë të fle. Është ëndërr përsëritëse, e shoh kaq shpesh saqë kam filluar të shqetësohem.

- Shpesh, ëndrrat që përsëriten, kanë një mesazh. Gjersa ju ta kuptoni, ajo ëndërr do t’ju përndjekë përsëri. Ju duhet t’i jepni rëndësi ëndrrës përsëritëse dhe të kuptoni mesazhin që përcjell. Në momentin që ju do të reagoni ndaj një situate apo diçkaje për të cilën ëndrra po ju paralajmëron, edhe ëndrra nuk do t’ju shfaqet më. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, vetëm mundohuni të mbani mend detajet e ëndrrës. Gjithë të mirat!

Merimanga - Jam Sabina. Motra ime shikon shpesh ëndrra me merimanga. Çfarë do të thotë të shikosh ëndrra të tilla?

- Merimanga në ëndërr ka shumë kuptime, ndaj unë po ju jap një shpjegim të përgjithshëm. Merimanga simbolizon ngatërresën, kontrollin, fuqinë dhe krijimtarinë. Në shumë raste, tregon se ju ndjeheni të huaj në disa situata, ose në të tilla raste, dëshironi të qëndroni larg dhe të krijoni prapaskena. Po kështu, merimanga simbolizon fu- qinë femërore dhe mund t’i referohet një force të madhe mbrojtëse, gjer në atë pikë sa është gati të shkelë çdokënd që ka përreth. Në qoftë se shikoni duke vrarë një merimangë, ëndrra parashikon vështirësi në jetë dhe në fat. Nëse shikoni merimangën duke thurur rrjetë, nënkupton se ju do të shpërbleheni në jetë apo në punën tuaj profesionale, sepse dini se si të thurni intriga, gjersa të arrini atë që dëshironi. Në qoftë se motra juaj është çift dhe ka parë një merimangë të ngjitur pas rrjetës së saj, tregon se ndodhet e bllokuar në marrëdhënien e saj, ka një problem, të cilit nuk po i jep dot drejtim. Ndërsa kur shikon në ëndërr që një merimangë kafshon, ëndrra tregon konflikt me një person shumë më të fortë në jetën reale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.