Kam probleme me ereksionin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje Dr. Evi! Kam një problem timin të cilin e konsideroj shumë serioz dhe për të cilin do doja një mendim tuajin. Jam 30 vjeç dhe kam probleme me ereksionin, edhe në praninë e partneres. Gjatë momentit të puthjeve e deri te momenti i zhveshjes kam ereksion, por kur vjen momenti vendimtar, më kap një situatë tensioni dhe më ikën dëshira për marrëdhënien. Kur jam vetëm, nuk kam probleme me ereksionin. Ku qëndron problemi im, ju lutem? Faleminderit.

Dr. Evi Dani, seksolog- androlog: -I nderuar lexues, me sa kuptoj, ju po kaloni një disfunksioni erektil impotent me natyrë psikogene. Ky është një nga format më të shpeshta kryesisht te mosha e re, te personat që sapo e kanë filluar jetën e tyre seksuale. Kjo gjendje mund të vijë duke u rënduar dhe të bëhet me të vërtetë serioze. Në rastin konkret, duhet të kontaktoni me mua ose me një mjek tjetër, për t’ju ndihmuar për këtë problem, në mënyrë që të bëni një jetë seksuale normale. Mos humbni kohë, jeni të mirëpritur për t’u konsultuar e marrë mjekimin e duhur dhe çdo gjë do të kalojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.