UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

NËNËS TIME, MARGARITA, PËR

DITËLINDJE...

- Nënë, një fjalë e thjeshtë që del prej zemre! Një fjalë plot kuptim, plot shqiptim e dashur. Nënë, je ti ajo që më solle në jetë, më rrite me dashuri e më mësove! Nënë që humbja e motrës të la një brengë të thellë në shpirt dhe sot të nderojmë me aq dashuri. Ju ishit të dyja porsi shoqe e motra që mbillnit lule me erë, trëndafila e borzilokë, por që fati nuk u tregua asnjëherë bujar! Për ty, sot dua të thur një urim... Lotët e tu ende nuk janë tharë, malli ka mbetur i ndezur përherë në mendje e zemër... Për atë që do mbetet gjithmonë plaga e shpirtit tënd! Urimi im del nga zemra, që pikon gjak përzier me një trishtim. Nëna ime, fytyrën tënde mbaj gjithmonë në mendje e zemër! Aq të ëmbël, me ato tipare fisnike, të ngrohta, ku fshihet dashuria për jetën! Mendoj sytë e tu, sytë e mbushur me lot, por me një shpresë që të mban gjallë. Për të larguar sadopak mallin, dhimbjen, lotin e brengat. Je ti, engjëlli që më mbron, fjala që më qetëson shpirtin. Nëna ime, je më e mira në këtë botë, melhemi i jetës, ndaj sot dua të të uroj me gjithë zemër: Gëzofsh edhe 100 të tjera si këto! Zoti të dhëntë paqe, qetësi e gëzim!

Alban Arapi

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Ka emra të veçantë, uroj nga zemra gjithë miqtë e mi në Shqipëri, Turqi, Belgjikë, Kosovë: Gëzuar Vitin e Ri 2015! Veçanërisht, vëllain tim Benin dhe motrën, Shpresën.

- Respekti im për ty, tashmë, është i afishuar, i dashur Arben Babameto, administrator i Fabrikës “Teuta” në Durrës. Por, nuk e dija i dashur Beni se ti je djali i Naimit, emrin e të cilit mban shkolla 9 vjeçare, në rrugën tuaj. O Zot, çfarë njeriu i madh dhe patriot! Në fakt, familja e babametove, ka nxjerrë gjithnjë emra të shquar në Gjirokastër dhe jo vetëm. Të uroj vitin e ri gëzuar, i dashur Beni, zonjës Leni, të gjithëve. Të përqafoj

për zemrën që ke! - Shkoi edhe një vit i mbushur me miqësi të sinqertë mes nesh, i dashur Agron Duka. Uroj të jetë i tillë edhe 2015-a dhe shumë të tjerë në vazhdim. Puthi fort kalamajtë, gëzuar edhe Verit me Armandin.

- Nuk di a është rastësi, por urimi i parë me mesazh më erdhi nga ti, i dashur Bujar Leskaj. Të uroj fort, të mbetesh siç ke emrin, i dashur kryetar i KLSH- së. Të përqafoj fort, si vëlla! Gëzuar 2015n!

- Sigurisht që në “baterinë” e urimeve të para, do kisha një urim për ju, Zef Lasku dhe Mark Leka, kolegë të mitë të dikurshëm në shkollën e mesme në Gojan të Pukës. Ju uroj gjithë të mirat, shëndet dhe paqe në familjet tuaja të begata. Ju përqafoj fort.

- Ndonëse në ndonjë rast, nuk je treguar korrekt me mua i dashur At Nikolla Marku, unë përsëri, nga zemra të uroj: Gëzuar ti dhe gjithë besimtarët ortodokse të Elbasanit, Vitin e Ri 2015. Të përqafoj fort.

- I dashur Qazim Sejdini! Dashuria dhe respekti im për ty, tashmë është bërë disa herë publik, në artikujt dhe librat e mi, por Viti i Ri është një rast i ri për të uruar: Gëzuar 2015-n, suksese në drejtimin e Bashkisë Elbasan!

- Unë nuk kam moshë që të më “hedhë njeri sihirin” (magjinë), por për nder, ose rrallë, ose aspak kam parë një gjë kaq të bukur dhe të edukuar, se ty Valbona Paja, aty te Posta Qendrore. Me këto “Valbonat” kështu më ndodh. Duhet një forcë e madhe për t’i harruar. Po, pse t’i harroj? Në fakt, po i uroj... Gëzuar nga zemra, 2015- n!

- Ne të dy, i dashur deputeti Vladimir Kosta, rrimë, sa herë takohemi, aty te “Sky”. Ti, me zemrën flori, më ofron gjithnjë ndonjë pije, por siç e ke parë, nuk pi më. Ka kohë e kohë. Kam lënë pijen, por jo urimet që më dalin nga zemra: Gëzuar 2015- n, shok i vjetër aq punëtor!

- U mbyll edhe një vit i begatë për “By Passin”, i dashur Gimi! Të uroj, ty, Kelës, K/ redaktoret dhe gjithë stafit. Suksese të reja në 2015n. Gëzuar!

- Gjatë vitit që shkoi, kemi folur vetëm në telefon, i dashur Lefter Koka, por unë, ndërkohë, i ndjek me vemendje veprimtaritë e rëndësishme të Ministrisë së Mjedisit. Më ngroh, veçanërisht, aksioni për rehabilitimin e parkut të Lurës dhe mbjelljeve me pisha të Malit të Skënderbeut. Spektakolare! Të uroj ty dhe gjithë punonjësit që merren me mjedisin: Gëzuar 2015- n!

- Siç të thashë edhe në telefon, ti hyn te miqtë e vjetër, i dashur Rasim Gjika, aty në BKBQ të Fushë Krujës. Miqtë e vjetër, janë si vera e vjetër. Të uroj një vit të mbarë në 2015-n, miku im i shtrenjtë. Gëzuar!

- Artan Hoxha, në krye të TBUsë, të uroj të mbetesh ai që je në 2015-n. Nuk ka si bëhet njeriu më i mirë. Ne që të njohim, e dimë dhe krenohemi për këtë. Gëzuar, puthe fort gocën!

Me rastin e festave dhe Viti të Ri, i përcjell urimet më të ngrohta në radhë të parë familjes time, motrës Maria, gjithë stafit të “Intervistës” dhe botuesin e saj, bashkëpunëtorëve e lexuesve, kolegëve të shtypit e medias, Defrim Methasani, Marash Mirashi, Tefta Radi, Ketrin Gjoça, Alban Hasani, RTSH, Aida Shtino, Reiz Çiço, Rudina Magjistari, Bledi Kuka, Eni Shehu, ABC, Drini Zeqo, Enea e Dhimiter Gjoka, gjithë artistët kudo që janë, ish- kolegët e gazetës TV- Korçë, Skënder Demolli, Brikena Qelemeni, teze Viollanda Bica me gjithë familjen e saj, Misto, Mirela, Taqka, Bruna dhe Joan, Kishën Ngjallja, Devis Benda, Joan Hoxha në Liceun “Tefta Tashko Koço”, Spiro Miska në ish-shkollën Sotir Gurra, regjisorin e madh Dhimitër Orgocka, profesoreshë Afërditën, Sotiraq Xega, Vladimir Topi. Urimi im u drejtohet me ndjenjën e dashurisë të thellë ishmësuesve të mi të dashur, qytetarëve e shokëve të fëmijërisë e rinisë. Dhe urimi më i përzemërt është ai për vëllain Ferdinand, me rastin e përvjetorit të ditëlindjes. Gëzofsh edhe 100 vite si kjo, shëndet, jetë të gjatë, Zoti të bekoftë. Unë ju uroj miq të mi një vit të ri plot shëndet e harmoni me njëri- tjetrin, një vit të begatë, të lumtur, të suksesshëm, në prosperitet, paqe e shumë dashuri. Nga mot, gëzuar miq!

sisht, Alban Arapi.

Përzemër-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.