Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Hetimet

Sherlok Holmsi dhe doktor Uatsoni, kanë dalë nëpër qytet për të kërkuar të dhëna për një rast hetimi. Mbarojnë vonë në darkë dhe meqë nuk gjejnë asnjë hotel, vendosin të sistemohen në një tendë. Në mes të natës, Holmsi ngrihet në mes të natës dhe thotë:

- Uatson, e shikon atë yllin që ndriçon gjithë qiellin? Çfarë konkluzioni mund të nxjerrim nga ky fakt?

- Epo, kjo do të thotë se nesër do të jetë kohë me diell...

- Ah, jo, Uatson, gabim. Kjo tregon se dikush na ka vjedhur tendën!

Farmacisti

Pronari i një farmacie i tregon vendndodhjen e ilaçeve, punonjësit të ri që ka marrë në punë. Në një moment, djaloshi shikon disa shishe pa etiketa dhe pyet pronarin:

- Po ato shishe, doktor, çfarë kanë brenda?

- Ujë...

- Ujë? E për çfarë nevojitet uji në farmaci?

- Nevojitet, si jo?! Atë do ta përdorësh në rastet kur recetat janë të palexueshme.

Haidi

Mësuesja e takon Haidin e vogël ndërsa ka marrë përpara një lopë dhe po i ngjitet malit përpjetë.

- Hajdi, ne të presim në shkollë dhe ti merresh me lopët? – e qorton mësuesja.

- Më falni, zonja mësuese, por duhet ta çoj patjetër lopën për ngjizje...

- Po a nuk mund ta bëjë yt atë këtë punë?

- Jo, zonja mësuese, për këtë punë duhet patjetër demi...

Ekzekutimi

Një bionde, një brune dhe një flokëkuqe janë dënuar me pushkatim. E para që duhet të pushkatohet është brunia. Ekzekutuesi, para se të japë urdhërin për zjarr, e pyet nëse ka një dëshirë të fundit, por ajo i thotë se jo. Atëhere ai nis të japë urdhër: “Mbushe... Merr nishan...”, kur brunia bërtet papritur: “Tërmet!”. Ushtarët hutohen e nisin të shohin njëri-tjetrin, ndërsa vajza përfiton nga rasti dhe arratiset. E dyta e ka radhën flokëkuqja. Edhe një herë tjetër: “Mbushe... Merr nishan...”, kur flokëkuqja bërtet: “Tornado!”. Ushtarët hutohen më keq se herën e parë dhe flokëkuqja, ashtu si brunia, arrin të arratiset. Vjen radha e bjondes. “Mbushe... Merr nishan...” dhe bjondia, duke ndjekur shembullin e shoqeve, bërtet: “Zjarr!”...

Në varreza

Një vajzë e vogël, për t’u kthyer në shtëpi, duhet të kalojë nga varrezat, por ka shumë frikë, kështu që i kërkon një burri të moshuar, që ta shoqërojë. Ndërsa ecin rugës, ajo i thotë:

- Faleminderit xhaxhi... Jeni shumë i sjellshëm e shumë trim. Unë kam shumë frikë në varreza...

Dhe ai: - Ah... mos u mërzit, nuk je e vetmja. Edhe unë, nuk kaloja kurrë këtej kur isha gjallë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.