Bruna Smuljas: Ai ma ka bërë jetën plot ngjyra

Ai ma ka bërë jetën plot ngjyra

Intervista - - FAQE 1 -

Bruna Smulja është këngëtarja bukuroshe që pothuajse të gjithë jetën e saj është marrë me muzikë. Talentin e ka zbuluar që në moshë të vogël, kur këndonte nëpër festivalet për fëmijë dhe që nga ai moment, kënga u bë pjesë e pandashme e jetës së saj... Bruna e do këngën që brenda saj ka botë dhe i qëndron kohës, edhe pse tashmë, komercialiteti është bërë baza e muzikës shqiptare. Kjo është Bruna, që e dashuron muzikën live dhe jetën e saj!

Fabjola Kuburi: - Bruna, si fillim, gëzuar Vitin e Ri! Si do që ta nisim këtë intervistë të parë për 2015, në gazetën “Intervista”?

Bruna Smulja: - Duke ju uruar gëzuar të gjithëve! Uroj që kjo intervistë të jetë një ogur i mbarë për mua. Ju, pak a shumë më njihni dhe e dini që kam një dashuri të çmendur për muzikën. Do t’i përkushtohem me të gjitha forcat e mia asaj dhe uroj t’ia arrij, edhe pse fillimi i mbarë është gjysma e punës.

- Çfarë pret nga publiku yt?

- Të më vlerësojë për atë që bëj, sepse këndoj me shpirt dhe duartrokitjet e publikut janë një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua.

- Ti, sapo ke realizuar edhe një këngë të re... A do të kemi për të edhe një klip të ri?

- Po, është e vërtetë. Sapo kam përfunduar një këngë shumë të bukur, klipi i së cilës del shumë shpejt sepse është në përgatitje e sipër. Uroj të pëlqehet po aq sa edhe dy këngët e para të miat, të cilat kanë qenë një sukses dhe nuk më kanë zhgënjyer te publiku.

- E ke men- duar se deri kur do të këndosh?

- Derisa të më mbajë fryma. Muzika është shumë e rëndë- sishme në jetën time dhe do të a n - gazhohem në të, derisa t ë kem jetë. Nuk e shikoj dot jetën time pa muzikën.

- Një vajzë e re dhe e bukur si ti, si e ka menduar të ardhmen?

- Eh, ta dish ti si e kam menduar unë të ardhmen! ( Buzëqesh) Me muzikën pranë meje, nuk diskutohet që po, por edhe me shumë gjëra të tjera të bukura përreth, mbushur me dashuri, siç jam tani. Të tjerat, ia lëmë kohës më mirë.

- Ah, domethënë se ka një dashuri në jetën tënde?

- Ah, më keni kapur në pikë të dobët! Dashuria? Po ku ja jetë, pa dashuri?! Sigurisht që kam një dashuri në jetën time, është dikush që më ka

plotë-

suar dhe që plotëson gjysmën time, është i kompletuar në të gjitha aspektet. Unë dua ta mbaj për vete edhe për pak emrin e tij, edhe pse ndihem më shumë se e dashuruar dhe është hera e parë që e shpreh publikisht dashurinë time për të. Të parët që do të merrni vesh më shumë, jeni ju, jua premtoj! Për momentin, po jetoj në Zvicër me dashurinë time dhe ndihem shumë e lumtur me të. Ai ma ka bërë jetën plot ngjyra!

- Nëse një ditë do të duhet të mos këndosh më?

- Nuk e imagjinoj dot, madje as nuk dua ta mendoj, sepse muzika është gjysma ime. A mund të jetojë njeriu gjysmë? (Buzëqesh)

- Çfarë ka, përveç Brunës dhe muzikës?

- Është Bruna, muzika dhe fotografia. (Qesh) Unë jam një këngëtare e apasionuar pas fotografisë. Janë shumë të lidhura muzika, fotografia dhe Bruna. (Buzëqesh)

- Pra, muzika për ty është më shumë pasion sesa profesion?

- Dua ta shikoj gjithmonë si diçka pasionale që bëhet me dashuri dhe shumë përkushtim. Kur diçka kthehet në profesion, bëhet si diçka e obliguar dhe unë muzikën dua ta shikoj gjithmonë si diçka që bëhet me qejf e jo me detyrim.

- Ke vite që merresh me muzikë?

- Shumë vite! Kam kënduar nëpër koncerte, por edhe në mbrëmje të ndryshme që janë organizuar dhe më kanë ftuar, në Shqipëri, pothuajse në të gjithë Europën dhe kudo në Diasporë.

- Kush të ka mbështetur në fillimet e tua në muzikë?

- Mbështetja kryesore ka qenë familja dhe në veçanti, motra ime, Blerta. Falë saj, kam realizuar ëndrrën time më të madhe, muzikën.

- Ti këndon vetëm live?

- Unë këndoj vetëm live. Kam zgjedhur të këndoj kështu, e para sepse zëri nuk më mungon, kështu që nuk kam pse këndoj me playback, e dyta, të kënduarit live është muzika e shpirtit. Nuk mund t’ia privoj këtë kënaqësi vetes dhe atyre që më dëgjojnë.

- Realisht, çfarë gjen ti te muzika live?

- Ndihem mirë me të kënduarit live sepse është publiku ai që e dëshiron një gjë të tillë dhe mundohem të këndoj pak nga të gjitha rrymat, që të plotësoj shijet e publikut.

- Bruna, të pëlqen emri që ke?

- Po, shumë më pëlqen!

Jam brune dhe emri më personifikon! (Buzëqesh)

- Do na zbulosh diçka nga planet afatshkurtra?

- Koncertet në Diasporë, që i kam të shumta. Falënderoj publikun tim që më do sepse pa të, askush nga këngëtarët nuk do kishte rëndësi. Kemi edhe surpriza të tjera që do të zbulohen me kalimin e kohës.

- Po ato afatgjata?

- Të realizojmë këto afatshkurtrat njëherë, pastaj flasim për afatgjatat. Ne do flasim sërish, apo jo?! Me kohë, çdo gjë! ( Buzëqesh)

- Sigurisht që do të takohemi dhe do të flasim përsëri, por në fund duam një premtim nga Bruna; një premtim që ta mbash, ama!

- Unë, kur bëj një premtim, e mbaj! I premtoj publikut që do të sjell këngë të reja dhe të bukura si kjo që është në përpunim e sipër. Qofshi mirë të gjithë që të dëgjoni, këndoni, kërceni dhe pëlqeni këngët e bukura e të kompletuara. Love Bruna!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.