Gili: Nuk zbres nga standardet!

Intervista - - FAQE 1 -

Gili Berani është një ndër këngëtaret e mirënjohura të skenës shqipëtare. Ajo mbahet mend për karrierën e gjatë, për këngët e bëra hit e gjithashtu, për lukun e saj të mrekullueshëm. Me plot gojën, Gili mund të quhet një ndër ikonat e bukurisë shqiptare. Në fundvit, ajo nxori këngën e saj të re “A je mirë”, këngë që pritet ta shoqërojë edhe me klip. Kënga i dedikohet dashurisë edhe ndjenjave që ajo lë pas, duke thënë se “nëse nuk jam me ty, nuk dua as të dal, as gëzim, as shoqëri”. Gili është një ndër këngëtaret e rradha që i qëndron besnike muzikës popullore dhe me sa duket, fansat e saj pikërisht këtë pëlqejnë tek ajo. Përveçse një nënë e mirë, një këngëtare e njohur, ajo është edhe biznesmene, pasi ka sallonin e saj të bukurisë në Prishtinë. Në këtë intervistë, ajo na flet për kohën që kalon me familjen, karrierën, si edhe jep një këshillë të sinqertë për gjithë miqtë e gazetës…

Rita Rrjolli: - “A je mirë”?

Gili Berani: - Mirë dhe faleminderit që e filluat intervistën me këtë pyetje e cila edhe simbolizon një ndër këngët më të reja që kam publikuar në prag të festave. “A je mirë” është kënga që për kohë të shkurtër, ka fituar simpati nga publiku.

- E kujt ishte idea për këtë këngë?

- E atij që qëndron gjithmonë pranë meje dhe prapa këngëve të mia, e bashkëshortit tim, Ilir Berani.

- Pse pikërisht këtë titull?

- Këtë titull kënga e fitoi sepse tingëllon bukur, shqip dhe është e zakonshme, e lehtë të mbahet mend. Jam e lumtur që nuk gabova sepse ndonjëherë kënga e mirë mund të fitojë titull të gabuar, mirëpo unë gjithmonë për këngë kam qenë maksimalisht e angazhuar duke i bërë hapat prej zgjedhjes së tekstit e deri te prezantimi në skenë. Andaj suksesi, ashtu sikur pritej, nuk mungoi.

- Pse sërish me ndarje edhe melankoli?

- Pikë së pari, në opusin tim krijues, gjithmonë kam pasur dhe jam munduar ta shikoj çdo gjë pozitivisht, me ngjyrat më të bukura. Kjo u reflektua në këngët e mia, por një artiste ka nevojë që të këndojë edhe diçka me ndryshe. Baladat i preferoj shumë dhe pa pasur pak melankoli në to, kënga nuk është e kompletuar.

- Personi, pa dashurinë e të cilit s‘do jetoje dot?

- Ai person është bashkëshorti im Ilir Berani dhe dy djemtë e mi, Roberti e Redoni. Pa ta s‘do jetoja dot.

- Vetë, e ke provuar ndonjëherë ndjenjën e zhgënjimit?

- Më kanë zhgënjyer disa gjëra rreth punës, apo disa ndodhi, por kurrë familja dhe fansat.

- Si reagon në të tilla raste?

- Nuk reagoj dot. Pres që koha ta rregullojë vetë dhe kurrë nuk kam gabuar sepse çdo gjë, me kohën, shkon në vendin e vet.

- Sa e fortë është Gili përballë ndjenjave?

- Jam e fortë, por edhe mjaft emocionale.

- Xhelozia për ty është presion i dashurisë së madhe, apo tjetër gjë?

- Është e vërtetë, xhelozia është presion i dashurisë së madhe, ajo mund të ketë anët pozitive dhe negative. Pas aq shumë viteve, për mua është qesharake të ndjej xhelozi kur jemi gjithmonë bashkë. (Qesh)

- Si shkon karriera jote pas kaq viteve në skenë?

- Jam shumë e kënaqur që publikun e kam pranë dhe besnik prej kaq shumë vitesh. Shumë gjenerata janë rritur me mua dhe sot gëzojnë e shprehin respekt të madh për këngën time.

- Sa vite u bënë?

- Gati 30 vite bëhen në skenë. Kam dhuruar shumë, por edhe kam fituar shumë. Kam dashurinë e fansave të mi. Vetëm për këtë shkak ende ekzistoj në skenë dhe u sjell këngë të bukura. - Për momentin, me çfarë po merresh?

- Jam duke promovuar këngët më të reja “Përhajr” dhe “A je mirë”, pasi xhirimet për programe festive më kërkuan një angazhim të madh. Mundohem t’i respektoj të gjithë që më ftuan të merrja pjesë në programet e Vitit të Ri. Në anën tjetër, merrem edhe me sallonin tim të bukurisë “Studio Prishtina”, pranda j , përveçse jam nënë, grua e këngëtare, jam edhe biznesmene. (Qesh)

- Propozime për bashkëpunim, ke?

- Në rastin tim, bashkëpunimet kanë qenë gjithmonë surprizë, kështu që jam e njohur edhe për bashkëpunimet me kolegët e mi. Fansat e mi thonë që jam rekordere, sepse në karrierën time gjendet një numër i madh bashkëpunimesh, si për shembull duetet me Sinan Vllasaliun, humoristin Qumilin, Ramadan Krasniqin, Ardit Stafën, Astrit Mulën, K o l ë Oroshin, më të cilin klipin e kam xhiruar në Shqipëri para disa muajve, për këngën që titullohet “Zoti i shpisë”.

- Po ndonjë klip të ri, e ke menduar?

- Edhe në këtë aspekt po mendoj ta gëzoj publikun me diçka që do t’i pëlqejë, por le të presim...

- Tani që është përhapur shumë tallavaja, fansat e tu po shtohen, apo po pakësohen?

- Mendoj se po shtohen, pasi në këtë kohë, më së shumti, dëgjohen ritme të gjalla, por unë këtë lloj muzike nuk e këndoj. Nuk i kritikoj ata që e këndojnë, mirëpo unë dhuroj këngë me ritëm popullor, me tekst të përzgjedhur që nuk ka të bëjë me tallavanë dhe kjo ende pëlqehet nga fansat e mi.

- Si është përditshmëria jote?

- Kur jam në Prishtinë, zakonisht zgjohem herët në mëngjes. Pastaj me Ilirin bëjmë planet për ditën e re. I kryejmë punët profesionale. Kalojmë kohë me fëmijët tanë, me shoqëri, thjesht si çdo familje në përditshmërinë e vet.

- A këndon duke bërë punët e shtëpisë?

- Ndonjëherë, po. (Qesh)

- Si është të kujdesesh për tre meshkuj?

- Nuk është e vështirë, por as e lehtë, mirëpo organizimi i mirë i mundëson të gjitha. Gjuha e përbashkët, dashuria, respekti dhe energjia pozitive e cila mbretëron te ne është ajo që e lehtëson dhe e zbukuron përditshmërinë time.

- Ndihesh e llastuar mes tyre?

- Përkundrazi, unë kam rolin e policit, unë përpiqem të vë rregullat dhe secili duhet ta ketë përgjegjësinë e vet në familje.

- Shoqëria jote i përket botës muzikore, apo s‘ ka shumë lidhje me artin?

- Shoqërohem edhe me kolegët e mi nga Estrada, por edhe me persona të ndryshëm nga jeta e përditshme. Kam miq nga shkolla, fakulteti, pasi kam qenë edhe profesoreshë e Gjuhës Shqipe disa vite. Kur takohemi kalojmë çaste të bukura, shkëmbejmë mendime e bisedojmë për tema të thjeshta që nuk kanë lidhje me profesionet.

- Marrëdhënia me shoppingun dhe paratë...

- Shpenzoj shumë. Që nga fillimi i karrierës, ia kam kushtuar shumë vëmendjen edhe paraqitjes sime. Skena kërkon një angazhim të madh dhe unë tani jam e përgatitur kur është fjala për këngë të re, koncert, apo ndonjë paraqitje tjetër. Kam dëshirë që pranë këngës, fansave t’u shfaqem ashtu siç presin ta bëj unë dhe kurrë nuk shkoj poshtë standardeve. Estetika më identitetit. pëlqen, Unë por jamjo humbjaGili dhe e tëe çka gjithë nuke dinëdo të se bëja.çka do bëja

bëhet- E fjalë lëshon për lekun shpenzimekur kozmetike?- Si çdo grua e cila mirëmbanato që veten,i kushtoj edhe shumëunë jam kujdes nga kozmetikës në përgjithësi, grimit dhe flokëve.

- Ç’mendim ke për botoksin dhe liftingun… Ke bërë ndërhyrje kirurgjikale?

- Mendoj se janë zgjidhje e mirë për ata që dëshirojnë ta bëjnë, mirëpo unë nuk kam hyrë në këtë trend e as nuk i kritikoj ata që bëjnë kësi ndërhyrjesh.

- Gili, si ka mundësi që je gjithmonë në formë? Bën palestër apo mban dieta?

- Mundohem, kur kam kohë, të merrem me ushtrime të cilat m’i rekomandon vëllai im, i cili është bodibillder i njohur. Para xhirimeve të klipeve, iu kushtohem edhe dietave.

- A je tradicionale në përgatitjen e ndërrimit të viteve?

- Po, më pëlqen të përgatis së bashku me vjehrrën time, e cila më ndihmon shumë edhe në kuzhinë.

- Le ta mbyllim me një këshillë të sinqertë për fansat…

- Së pari, dua t’u uroj Vitin e Ri 2015 të gjithë lexuesve të gazetës suaj, ndërsa këshilla do të jetë: Duajeni njëri-tjetrin sa më shumë, dëgjoni muzikë të mirë dhe qeshni e mendoni pozitivisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.