Nuk e prisja fitoren!

Aslaidon Zaimaj, fitues is "The Voice of Albania"

Intervista - - FAQE 1 -

Fituesi i edicionit të katërt të zërave më të mirë shqiptarë, “The Voice of Albania” u shpall djaloshi simpatik nga qyteti i Durrësit, 22 vjeçari Aslaidon Zaimaj. I njohuri me pseudonimin Asla, arriti të fitonte zemrën e publikut i cili e votoi maksimalisht, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova, duke lënë pas një tjetër konkurrente shumë të fortë nga Peja, Albina Kelmendin. Fituesi i “The Voice”, Aslaidoni, është student i Psikologjisë dhe jeton me familjen e tij në Itali. Në këtë garë të fortë, ai ishte pjesë e ekipit të kantautorit të talentuar nga Kosova, Genc Salihu. Por, si ishte jeta e tij përpara se të bëhej i njohur? Sa ka ndryshuar ajo pas fitores në “The Voice”? Çfarë pëlqen ai? Cilat janë projektet për të ardhmen? Këto dhe të tjera do t’i mësoni në intervistën që Aslaidoni ka dhënë për gazetën “Intervista”...

AslaidonSava Lena:dhe urime- Përshëndetjepër fitoren e detje! merituar! Aslaidon Shumë faleminderit!Zaimaj: - Përshën

se të- thirrejÇfarë po emri mendojeyt si fitues përparai këtij edicioni- Që ngatë katërt moemntitë “The kur Voice”? kishim prezantiminfinale, isha dyshe, shumë pra, euforik, duetet, aqnë shumë- Cili sa m’u ishte bllokuan personi mendimet.i parë që falënderove pas fitores?

- Personi i parë që falënderova në ato momente në skenë, ishte Genci.

- Po të ishe ti në vend të publikut, cilin do të vlerësoje?

- Si një artiste profesioniste do të vlerësoja Olsën, ndërsa si vokal, nuk di të veçoj midis Semit dhe Albinës, sepse që të dyja janë shumë të veçanta.

- Në finalen e madhe, ishe i sigurtë që ti do të ishe fituesi i këtij edicioni?

- Jo, nuk e prisja fitoren!

- Si erdhe në “The Voice”?

- Si fillim, ishte familja ime ajo që shprehu dëshirën që unë të merrja pjesë në këtë spektakël talentesh.

- Dhe, si ishte rrugëtimi në të?

- E kam shijuar çdo moment në këtë spektakël, sidomos kur erdhi koha e netëve “live”.

- Kush e meriton një falënderim të madh për këtë arritje tënden?

- Falënderim të madh meriton trajneri im, Genc Salihu, familja ime e shtrenjtë, por në radhë të parë, do të veçoja publikun që më votoi të isha unë fituesi i këtij edicioni të “The Voice Of Albania 4”.

- Në ç’nivel është marrëdhënia jote me trajnerin tënd, Gencin?

- Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, madje tashmë, jemi shokë të ngushtë.

- Mendon se një pjesë të mirë të fitores mund të ta kenë dhënë edhe materialet muzikore të natës finale, si për shembull, një këngë mjaft e vështirë si “Bohemian Rhapsody”, nga i famshmi, Queen?!

- Pa dyshim që ka qenë ndërthurje perfekte midis materialeve të përzgjedhura dhe vokalit.

- Cili është zhanri muzikor ku e ndjen veten më mirë?

- Veten më mirë e ndjej në muzikën black (soul, rn b, blues) dhe atë rock.

- Emri yt është Aslaidon, por shpesh kemi dëgjuar të të thërrasin me shkurtime e pseudonime si: Asla, Asllani i Gencit, etj. Do preferoje të mbaje vetëm një emër arti?!

- Kjo është një pyetje shumë interesante. Do kisha shumë dëshirë të më njohin si “Asla”.

- Për ty ka shkruar edhe një gazetë italiane… Mendon se fama ka shkuar përtej kufijve?

- Mendoj se po. Qyteti ku unë kam lindur në Itali më ka mbështetur dhe më ka ndjekur përgjatë gjithë kohës.

- Si ishte një ditë për ty përpara se të bëheshe i njohur për publikun shqiptar?

- Një ditë normale e një studenti fakulteti.

- Dhe, si ka nisur dita jote, pas fitores së trofeut?

- Thjesht, me një kafe…

- Ke menduar për realizimin e materialeve të tua muzikore për publikun shqiptar?

- Realisht, kam një volum të madh krijimesh të miat të cilat në kohën e duhur do t’i servir për publikun shqiptar.

- Të ardhmen tënde e sheh në Shqipëri apo në Itali?

- Të ardhmen time e shoh pa dyshim në Shqipëri.

- Kanë filluar ofertat nga kompozitorët?

- Momentalisht, jam ende duke shijuar fitoren.

- Janë shtuar fansat në faqen tende sociale?

- Janë shtuar pa masë! (Qesh)

- Ke patur ngacmime nga vajzat?

- Nuk më kanë munguar ngacmimet edhe më parë, por sigurisht që edhe ato janë shtuar! (Qesh)

- A është i dashuruar Alsa?

- Po. Jam i dashuruar me muzikën.

- Çfarë do t’i thoje publikut që të ka votuar?

- Do mundohem në maksimum t’jua shpërblej dhe njëkohësisht, do të vazhdoj t’ju mahnis.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.