Akini vendos të ndihmojë Mahirin

Intervista - - FAQE 1 -

Nazifi dorëzohet në polici dhe familja Kara kthehet mbrapa, për ta çuar urgjentisht Ilknurin në spital. Feridja këshillohet me një hetues, i cili i thotë se nuk ka asnjë dyshim se vdekja e Melihut ka qenë një vetëvrasje dhe se ajo duhet të mundohet të gjejë arsyen e këtij vendimi, ndoshta edhe te ndonjë e dhënë brenda familjes së tyre.

Feridja flet me prindërit e saj nëse dinë ndonjë gjë që i ka ndodhur Melihut së fundi, nëse kanë ndonjë sekret që ajo nuk e di. Ajo thotë se me siguri ai kishte ndonjë brengë në zemër dhe u lutet prindërve të saj të mendohen se çfarë e mundonte Melihun. Mehmeti vrenjtet në fytyrë. Feridja pyet nëse kjo ka lidhje me vdekjen e gruas së tij dhe e pyet të atin se për ç’arsye ai për dy vjet nuk fliste me Melihun dhe se çfarë ka ndodhur gjatë kohës që ajo nuk ishte në shtëpi...

Në burg, gjendet trupi i vdekur i personit të vrarë nga Orhani, i cili nga ana e tij është i shtrirë në krevat, i dërrmuar nga torturat. Drejtori i burgut pyet të burgosurit se kush e ka vrarë dhe askush nuk tregon. Një hetues vjen në burg për të pyetur të burgosurit, por me gjithë kërcënimet e tij, askush nuk e nxjerr emrin e Orhanit. Personi që torturoi Orhanin, i thotë hetuesit se Orhani ka qenë në armiqësi me të vdekurin, por kur e shikon gjendjen e rënduar të Orhanit, hetuesi thotë se ai nuk është në gjendje të qëndrojë në këmbë e jo më të vrasë një njeri dhe e fshin emrin e tij nga lista e dyshimeve.

Në spital, mjeku thotë se Ilknuri është jashtë rrezikut për jetën. Feridja detyrohet t’i tregojë Neshes se babai i saj ka vdekur dhe ajo i lutet që të paktën ajo të mos e braktisë.

Ajteni mëson se familja Kara është kthyer në shtëpi dhe shkon t’i takojë. Atje mëson se Ilknuri është e plagosur dhe se Nazifi është dorëzuar në polici. Lajmin e fundit e merr vesh edhe Turguti në burg, i cili lumturohet.

Gjykatësi Akin, që dënoi Nazifin, është në shtëpi me familjen e tij, kur merr një telefonatë nga Mahiri, i cili i thotë se është në kabinën telefonike para shtëpisë së tij dhe i kërkon të dalë menjëherë sepse duhet të flasin. Gjykatësi nuk del.

Feridja është e vendosur për të gjetur në shtëpi diçka që do ta bëjë të kuptojë brengën e Melihut. Ajo pyet të atin nëse Melihu po përdorte së fundi zyrën e tij. Mehmeti i thotë se po kërkon kot, pasi është e sigurtë se Melihu thjesht nuk ka mundur të harrojë gruan e tij. Mehmeti largohet nga Feridja dhe nis të kërkojë i nervozuar në tavolinën e tij se mos Melihu ka lënë ndonjë gjë aty.

Sueda, këngëtarja e re në klubin e Nexhdetit, arrin ta joshë atë... Gjykatësi Akin del të takohet me Mahirin. Ky i fundit i kërkon atij t’i tregojë se kush e ka kërcënuar, duke e detyruar të japë dënimin me vdekje për të atin. Gjykatësi i kërkon të largohet ose do të thërrasë policinë.

Turguti i telefonon Mehmetit, e ngushëllon për humbjen e Melihut dhe e pyet nëse dyshon se vetëvrasja e tij ka të bëjë me çështjen e vjetër. Mehmeti nuk përgjigjet sepse aty po kalon Feridja me të mbesën. Mehmeti i thotë Turgutit se nuk do ta përballonte dot nëse Feridja do ta mësonte të vërtetën.

Mahiri përpiqet të kuptojë se kush i ka spiunuar dhe kush i ka qëlluar në ndërtesë. Songuli ndihet fajtore. Ajo shkon tek Ajteni dhe e pyet nëse ajo e ka mbajtur sekretin e saj dhe Ajteni i thotë se po, por Songuli kupton nga shenjat që ka në fytyrë, se Ajtenin e kanë rrahur. Turguti i kërkon Nihatit të shkojë në gazetën ku punonte Melihu dhe te gjejë çdo dokument që ka lidhje me të.

Jasini dhe Mahiri shkojnë në funeralin e Melihut dhe Mahiri tërbohet kur sheh Sinanin pranë Ferides. Të gjithë largohen nga varrezat, përveç Ferides e cila ulet pranë varrit të vëllait dhe qan. Mahiri vjen ta ngushëllojë.

Songuli pyet Nurtenin se pse e ka rrahur Nexhdeti këtë të fundit dhe Nurteni i thotë se nuk e di pse, por kjo ka ndodhur natën kur ata kanë ikur nga shtëpia.

Mahiri shkon të takojë Turgutin në burg dhe i thotë se ai do ta pranojë menjëherë se ka vrarë Sulejamanin, përndryshe do ta vrasë.

Mahiri po qëndron jashtë derës së Akinit, kur vajza e tij gati shtypet nga një makinë dhe Mahiri e shpëton. Akini shkon të nesërmen ta falënderojë për gjestin e tij. Mahiri i lutet t’i tregojë se kush e ka shtyrë të marrë atë vendim dhe Akini i thotë se, ashtu si Mahiri, edhe ai po mbron familjen e tij. Akini i lutet ta lërë të qetë dhe i thotë se e vetmja gjë që di është që urdhërin e ka marrë nga një person i qeverisë, por se nga kush pikërisht, nuk e di.

Turguti i telefonon Mehmetit për ta qetësuar se Melihu e ka bërë vetëvrajsen vetëm për shkak të dhimbjes për të shoqen, për asgjë tjetër.

Mahiri takohet me Feriden e cila i kërkon ta shoqërojë në zyrën e Melihut, pasi nuk ka guximin të shkojë vetëm. Mahiri pranon. Akini shkon në gjykatë dhe kontrollon listën e vizitorëve për të parë se nga kishte ardhur personi që e kërcënoi. Ai nuk e gjen emrin, por vetëm që ai ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Akini vendos të shkojë vetë atje...

Feridja mëson se së fundi, Melihu ka qenë në Ankara. Songuli shkon në këpucari dhe i tregon Osmanit se si, për shkak të vëllait të tij, dështoi plani i tyre për t’u arratisur. Osmani zemërohet dhe shkon t’i kërkojë llogari Nexhdetit, por ky i fundit i thotë se njerëzit që kanë shkuar atje, kanë dashur thjesht të vrasin Jasinin...

Akini telefonon në shtëpinë e Mahirit dhe i thotë Safijes se duhet të takohet patjetër me Mahirin në orën pesë në lokal, pasi ka një lajm të rëndësishëm për t’i dhënë. Akini është në lokal, kur aty vjen Mehmeti dhe ulet të bisedojë me të. Mehmeti i thotë se është habitur nga ven- dimi i tij në lidhje me Nazifin. Mehmeti e pyet nëse ishte detyruar nga ndokush për ta dhënë vendimin aq shpejt...

Mehmeti e bën Akinin t’i tregojë se dikush e ka kërcënuar, duke u hequr sikur ia do të mirën atij. Akini i tregon se e kanë kërcënuar, por ai nuk do të ndalet derisa të mësojë se kush e ka bërë dhe se do t’ia tregojë këtë Mahirit... Mehmeti i thotë se ai do ta ndihmojë patjetër. Kur Mahiri vjen në lokal për të takuar Akinin, e gjen atë të vdekur...

Shërbyesja, ndërsa po ndërron çarçafët e Ferides gjen një letër në të. Ajo përpiqet t’ia japë Ferides, por meqenëse ajo nuk është në shtëpi, e mban vetë dhe nuk ia jep Kerimes.

Shërbëtorja i merr pallton Mehmetit dhe i thotë se ka gjetur një letër të Melihut për Feriden, por nuk di si t’ia japë asaj, tani që ajo po përjeton një dhimbje aq të madhe. Mehmeti po bëhet gati ta hapë vetë letrën, kur vjen Feridja dhe pyet nëse ajo letër është për të...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.