Turguti dënohet me vdekje

Intervista - - FAQE 1 -

Shërbyesja po i jep Meh- metit letrën e Melihut dhe Feridja pyet nëse ajo është një letër e Melihut për të. Mehmeti e gënjen se letrën e ka sjellë Kryeministri, për ngushëllime dhe Feridja ikën.

Mahiri kupton se Akini ka vdekur dhe largohet. Burri nga Ministria e Punëve të Brendshme është ulur aty afër për t’u siguruar për ikjen e Mahirit, i cili nga ana e tij i telefonon Jasinit, për t’i treguar për vdekjen e Akinit dhe adresën e lokalit ku ndodhet ai.

Osmani i tregon Songulit se Nexhdeti nuk kishte gisht në kurthin që iu ngrit atyre, por Songuli i thotë se e kupton nga sytë e tij se ai gënjen. Sapo Osmani bëhet gati për t’i treguar për kurthin që në të vërtetë i është ngritur Jasinit, vjen ky i fundit. Atëhere Osmani i kërkon që të bisedojnë ata të dy, vetëm për vetëm dhe Songuli largohet. Osmani i tregn Jasinit se ai është vënë në shënjestër të gangsterëve. Të gjitha këto, i dëgjon edhe Songuli, e cila nis të qajë dhe i lutet Zotit që Jasinit të mos i ndodhë asgjë e keqe. Ajo i tregon Mahirit dhe i lutet të bëjë diçka...

Mehmeti nis të lexojë letrën në të cilën Melihu i tregon Ferides se qe kërcënuar nga Turguti që t’i bënte keq asaj. Ai i thotë se i ka përgatitur të gjitha dokumentet që i duhen dhe i ka vënë në vendin e tyre sekret. Bashkë me letrën, ai i ka lënë edhe çelësin. Mehmeti, i cili nuk dinte gjë për kërcënimin që i kishte bërë Melihut Turguti, zemërohet për vdekje me këtë të fundit.

Jasini arreston Berdanin dhe nis ta torturojë... Orhani kërcënon Serdarin ta çojë në qelinë e të atit, përndryshe, do ta vrasë, siç vrau Muhsinin.

Shërbyesja e pyet Feriden se çfarë i kishte shkruar Melihu në letër dhe Feridja habitet që i ati nuk i ka treguar për këtë letër. Edhe Kerimja nuk është në dijeni dhe të dyja ato i kërkojnë llogari Mehmetit për këtë gjë. Ai vjen dhe i jep Ferides një letër fallco, ku Melihu i shkruan se e ka vrarë veten pasi nuk mund të jetojë më pa të shoqen... Më vete, Mehmeti përpiqet të gjejë nëpërmjet Kerimes, se ku është “vendi i fshehtë” i Melihut dhe Ferides. Mehmeti shkon në varrn e Melihut dhe i betohet se do ta ekzekutojë me duart e tij personin që ia bëri këtë.

Në gjyqin e bërë kundër Turgutit, gjyqtari vendos që ai të dënohet me vdekje për vrasjen e së shoqes. Feridja është e lumtur, ndërsa Mahiri është i bindur se Turguti i ka shkelur rëndë në kallo personat që e mbronin deri tani dhe përpiqet të kuptojë se kë dhe si... Ai mendon se ky është momenti më i përshtatshëm për ta takuar Turgutin dhe për ta bërë të flasë. Turguti kthehet në qeli dhe kërkon të flasë në telefon, kur shikon se Mehmeti po e pret. Turguti mendon se Mehmeti ka ardhur për ta shpëtuar, por ky i fundit ia vë duart në fyt dhe i thotë se po e mban shumë veten për të mos e vrarë aty në vend. Ai i thotë se do të jetë ai vetë që do ta vrasë, për shkak se qe ai që shkaktoi vetëvrasjen e Melihut. Turguti kërcënon se do të tregojë të gjitha të fshehtat e tyre dhe ai i thotë se do të bëjë të mundur që askush të mos e dëgjojë... Mehmeti jep urdhër që Tuguti të transferohet në një vend të izoluar, pa banjë, pa diell, në një vend ku ai të dëshirojë më shumë se gjithçka, vdekjen e vet.

Mahiri shkon të takojë Turgutin, por i thotë se Turgutin e kanë transferuar. Orhani takohet me të atin, i cili nis të dyshojë për të birin, kur sheh se të gjithë të burgosurit e trajtojnë me resekt. Mahiri, nëpërmjet Serdarit mëson se ku është transferuar Turguti.

Mahiri shkon në burgun ku është transferuar Turguti, por nuk lejojnë të futet brenda. Erdali i thotë se vizitat te Turguti janë të ndaluara për këdo, qoftë edhe për njerëzit e ligjit. Mahiri bin- det edhe një herë se duhet të gjejë mënyrën për të folur me Turgutin, pasi ai me siguri, tani është i gatshëm të rrëfejë gjithçka.

Suna, duke u përpjekur ta qetësojë Feriden se nuk do ta përjashtojnë nga gjykata, i tregon asaj se çështja e saj është hapur sepse Melihu ka qenë në Gjykatën e Lartë, ku ka rrëfyer për lidhjen e Mahirit me Feriden, por Feridja nuk arrin dot t’i besojë. Ajo i telefonon kreuttë Gjykatës së Lartë, i cili e pohon, duke u habitur se ku e ka marrë Feridja këtë informacion. Feridja shkon në zyrën e Sunës dhe nis të kontrollojë në tavolinën e saj të punës. Pastaj, ajo shkon në shtëpi dhe i thotë Sunës se tashmë e di që atë e kanë sjellë nga Gjykata e Lartë për të spi- unuar atë dhe se ajo është arsyeja pse Nazifi është dënuar me vdekje. Suna përpiqet ta mohojë...

Kerimja habitet me lajmin për dënimin e Turgutit, por Mehmeti bën sikur nuk është në dijeni të tij.

Mahiri merr edhe një herë dokumentet që kishte si avokati Salih Ipek dhe futet të vizitojë burgun ku mbahet Turguti. Ai e gjen ku e mbajnë Turgutin, por roja e shikon para se ai të shkojë atje dhe Mahiri nuk arrin dot ta takojë.

Ndërsa është errësirë, Mahiri arrin të futet në qelinë e Turgutit dhe të ulet afër tij. Ai i thotë Turgutit se tashmë i ka ardhur fundi dhe se vetëm ai mund ta ndihmojë të arratiset, me një kusht: Që ai të dëshmojë se është vrasës i Sulejmanit...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.