CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

PAPA FRANÇESKU

Deshëm të takonim dhe intervistonim këtë javë Papa Françeskun, por nuk mundëm, sepse ai vazhdon me shumë sukses turneun e tij në Azi. Ne deshëm të zhvillonim me Atin e Shenjtë një bisedë për zhvillimet e kohëve të fundit, sidomos për terrorizmin dhe për diskutimet që ka hapur satira e medias ndaj Profetit. Por deshëm ta pyesnim Atin e Shenjtë edhe për një deklaratë të tij bërë në aeroplan, rrugës për Sri Lanka që: “Nëse dikush më shan e ofendon nga nëna, duhet të përgatitet të marrë një grusht”. Do ta bënte vërtetë Papa këtë? Ka hequr dorë nga “teoria e faljes”, apo thënia e lashtë e Krishtit, me të cilën ne nuk jemi dakord, që, “kur të qëllojnë në njërën faqe, ktheji tjetrën”? Nëse është kështu, vetvetiu lindin pyet-

ILIR BEQJA

As Ministrin e Shëndetesisë, zotin Ilir Beqja, nuk e takuam dot këtë javë... Deshëm ta pyesnim zotin Beqja për testimin që qeveria ka vendosur t’u bëjë mjekëve. Si do të behet ky testim? Kush do t’i testojë mjekëet? Po testuesit, kush do t’i zgjedhë e testojë? Kush do të sigurojë që testuesit do jenë më të mirët?

Mos vallë ky testim bëhet për të hequr nga puna “të padëshirueshmit” jet: “Po sikur ta qëllojë një gomar me shkelm, ç‘do të bënte Ati i Shenjtë, do qëllonte gomarin? Po sikur Papa të rastiste në Shqipëri kur do ta shanin nga nëna dhe ai që e shante do të kishte një kallashnikov, do ta godiste ai? Po sikur grushti i Papës të ishte i fortë dhe tjetri të humbte jetën, ia vlen të vrasësh një njeri për një të sharë, Imzot?” dhe për të hapur vende pune për militantët?! Nuk janë test për mjekët notat e shkollës, gradat shkencore, numri i vizitave, përqindja e shërimit të të sëmurëve, apo vlerësimet e pacientëve? Nuk mjaftojnë këto?!

Ju thoni se e keqja e sistemit tonë mjekësor janë mjekët. Provojeni një herë, zoti ministër, t’u rrisni rrogat mjekëve, të rrisni financimet për spitalet, të mirëmenaxhoni fondet dhe do ta

ENVER HOXHA

Eh, sa donim ta intervistonim këtë javë Enver Hoxhën! Do të donim ta pyesnim për shumë gjëra që kanë të bëjnë kryesisht me nipin e tij, Ermalin, që ai, siç shkruan në kujtimet e tij, e donte aq shumë. Çfarë mendon ai për të? E dënon veprimin e tij, apo e quan nipçen e vogël, trim, që po ecën në gjurmët që ka lënë gjyshi i vet ilegal, në fshatrat e Elbasanit? Mos vallë ia ka mësuar ai këto hiletë e kontrabandës, duke i treguar si përrallë mënyrën se si gjyshi bënte kontrabandë cigaresh me Italinë në kohën e komunizmit?! Po lidhjet e bandës së nipit të tij me Kubën, mos kanë të bëjnë me lidhjet që kishte ai me Kubën komuniste? Nëse ka ndodhur kështu, shihni se nuk ka nevojë për testime...

Në Shqipëri, zoti ministër, në fakt, nuk çalon vetëm sistemi mjekësor, por pothuajse gjithçka. Do të testohen edhe juristët, gjykatësit, prokurorët, inxhinierët, ekonomistët etj. Po politikanët? Kush do t’i testojë ata? Kush na garanton se në krye kemi më të mirët?

Ja, këto deshëm t’i pyesnim zotit Beqja... atëhere ai, që në vegjëli, duhet ta kishte mësuar nipin e tij se veprimet ilegale nuk bëhen me emrin origjinal, por me pseudonim dhe, ashtu si gjyshi që, një herë quhej Hasan e një herë Taras, edhe ai duhet të gjente një pseudonim...

Në fund, deshëm ta pyesnim shokun Enver edhe se çfarë mendon ai për arrestimin e nipit? Mendon si familjarët e Ermalit që thonë se bëhet për t’i hedhur baltë vetë Enverit? Mendon edhe ai se ky është një sulm i gjermanëve ndaj nipit, për hakmarrje të asaj që u ka bërë gjyshi i tij atyre? Ja, këto deshëm t’i pyesnim Enver Hoxhës, por nuk mundëm. Akoma as Skype, as Facebooku e as E-maili nuk kanë nisur të funksionojnë në botën tjetër...

SALI BERISHA

Në fakt, ideja për një intervistë me zotin Berisha na lindi që javën e kaluar, kur pamë në televizionin francez ish-presidentin Sarkozi të deklaronte ditën e sulmit ndaj “Sharli Hebdo” se “mbështes fuqimisht qeverinë, në luftën e saj kundër terrorrizmit”. Vrava mendjen gjatë dhe nuk gjeta asnjë rast që gjatë këtyre muajve të kësaj qeverie (por edhe gjatë qeverisjeve të tjera socialiste kur Berisha kishte qenë në opozitë) që ai të mbështeste qeverinë. Nuk e mbështeti atë as në rastin e Lazaratit, as në aksionin e vjedhjes se energjisë e as në aksionin për zbulimin e laboratorit të heroinës në Elbasan. Ai dje, për shembull, me një logjikë që nuk ha asnjë logjikë, përsëri akuzoi qeverinë se banda e drogës që u zbulua ishte e saja. A thua se qeveria e kishte të vështirë të dekonspironte aksionin, t’u thoshte peshqve të mëdhenj të iknin e të kapte vetëm cironkat!... Pse ndodh kështu me opozitën tonë? Pse nuk e mbështet e nuk thotë një fjalë të mirë për qeverinë, të paktën për çështjet e mëdha që kanë të bëjnë me të mirën e të gjithëve, edhe të atyre që janë në pozitë, por edhe të atyre që janë në opozitë...?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.