Robert Ndrenika shtrohet në spital

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtarja Tuna, gjendet në Tiranë që prej fillimit të spektaklit “Dancing with the Stars”. Gjatë njërës prej këtyre mbrëmjeve, Tuna ka përjetuar një surprizë mjaft të këndshme nga grupi i miqve të “Dancing with the Stars”, mes të cilëve dhe partneri i saj në garën e kër- cimit.

Pas spektaklit, në orët e para të mëngjesit, Tunës i është bërë një surprizë duke i kënduar serenatë poshtë ballkonit të hotelit ku ajo po qëndron në Tiranë. Këngëtarja, edhe pse e emocionuar, e ka fotografuar këtë moment të bukur dhe më pas e ka postuar në faqen e saj në Instagram, duke e shoqëruar me fjalët: “Familja e “Dancing with the Stars” duke më kënduar serenatë poshtë dritares në këtë orë të natës” dhe në fund e ka mbyllur me një falënderim.

Kanë qenë disa probleme shëndetësore me zemrën që e kanë çuar aktorin e mirënjohur, Robert Ndrenika, në spital. Ai është paraqitur vetë në ambientet e spitalit, pas një gjendjeje dobësie. Mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku Robert Ndrenika po mjekohet, thonë se aktori 73 vjeçar duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, do t’i duhet të kryejë një by-pass në zemër. Aktori do të ngjitej në skenë me veprën “Tartufi”, por gjendja e tij shëndetësore e ka bërë të pamundur këtë angazhim, ndaj për këtë arsye, drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, e ka shtyrë shfaqjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.